LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria shtrëngon mbikëqyrjen e grupeve financiare, gati projektligji i ri

Drafti “Për mbikëqyrjen shtesë të Institucioneve të Kreditit, Shoqërive të Sigurimeve dhe Shoqërive Komisionere, pjesë e Konglomerateve Financiare” i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Financave parashikon një regjim “mbikëqyrjeje shtesë” për grupet që operojnë njëkohësisht në bankë, sigurime dhe shërbime investimi.

26 March 2026, 18:33 Nga E.d
Shqipëria shtrëngon mbikëqyrjen e grupeve financiare, gati
Foto ilustruse

Shqipëria synon të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar përmes një projektligji të ri që vendos rregulla të detajuara për konglomeratet financiare, duke reflektuar praktikat e Bashkimit Evropian dhe duke rritur kërkesat për kapital, transparencë dhe menaxhim rreziku.

Drafti “Për mbikëqyrjen shtesë të Institucioneve të Kreditit, Shoqërive të Sigurimeve dhe Shoqërive Komisionere, pjesë e Konglomerateve Financiare” i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Financave parashikon një regjim “mbikëqyrjeje shtesë” për grupet që operojnë njëkohësisht në bankë, sigurime dhe shërbime investimi.

Ky draft i përafruar me direktivën e BE-së synon të adresojë boshllëqet midis mbikëqyrjes sektoriale, duke vendosur një qasje të integruar për grupet që operojnë ndërsektorialisht, në linjë me modelet e Bashkimit Evropian.

Sipas draftit, një grup klasifikohet si konglomerat financiar nëse mbi 40% e aktiveve të tij janë në sektorin financiar dhe nëse ka aktivitet të rëndësishëm në të paktën dy sektorë të ndryshëm, si bankar, sigurime ose investime. Një sektor konsiderohet i rëndësishëm nëse përbën mbi 10% të aktivitetit financiar të grupit.

Një nga elementët kryesore që ka drafti është kërkesa për mjaftueshmëri kapitali në nivel grupi, duke detyruar institucionet të mbajnë fonde të mjaftueshme për të mbuluar rreziqet e kombinuara të të gjitha aktiviteteve të tyre. Subjektet do të duhet gjithashtu të raportojnë rregullisht për përqendrimet e rrezikut dhe për transaksionet brenda grupit, veçanërisht ato që tejkalojnë 5% të kërkesave për kapital, me qëllim kufizimin e transferimit të rrezikut brenda strukturave komplekse.

Projektligji përcakton edhe rolin e një koordinatori mbikëqyrës për çdo konglomerat financiar, i cili do të drejtojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve. Në shumicën e rasteve, ky rol pritet të ushtrohet nga Banka e Shqipërisë, veçanërisht kur sektori bankar është dominues në grup. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë do të zhvillojnë udhëzime të përbashkëta për të harmonizuar praktikat mbikëqyrëse dhe për të shmangur mbivendosjen rregullatore.

Në të njëjtën kohë, drafti vendos kërkesa të forta për qeverisjen e brendshme dhe menaxhimin e rrezikut, duke kërkuar sisteme të integruara monitorimi, politika të qarta për kapitalin dhe plane rimëkëmbjeje në rast krizash. Subjektet do të duhet të sigurojnë transparencë më të madhe mbi strukturën e tyre organizative dhe lidhjet brenda grupit.

Projektligji parashikon gjithashtu përdorimin e testeve të stresit për të vlerësuar qëndrueshmërinë e konglomerateve ndaj goditjeve ekonomike dhe rreziqeve ndërsektoriale. Autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë me homologët ndërkombëtarë për mbikëqyrje më të koordinuar, duke u afruar me praktikat europiane në këtë fushë./Monitor.al

shqipëria projektligji ekonomi

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë