27 November 2023, 07:19
Nga A.B

Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Europë dhe mbajmë rekord për shpenzimet për ushqime në raport me totalin e buxhetit, familjet shqiptare nuk kursehen kur bëhet fjalë për tu veshur, duke hequr ndoshta dorë dhe nga nevoja të tjera më të domosdoshme.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2022, familjet shqiptare shpenzuan 5% të totalit për veshje e këpucë. Kjo peshë është më e lartë sesa mesatarja europiane prej 4.3% po për të njëjtin vit, sipas të dhënave të Eurostat.
Në total, nga 38 shtete, Shqipëria renditet e 15-a, duke lënë pas shtete si Gjermania, Suedia, Finlanda etj. Në rajon vendi është i dyti, së bashku me Malin e Zi, me 5% të dyja, pas Bosnjë Hercegovinës që mban rekordin me 5.4%. Për shtetet e tjera treguesi është më i ulët, me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që e kishte këtë peshë 4.3% secila.
Në Europë, rekordin e mban Turqia, me 7% të totalit të shpenzimeve që shkon për veshje, e ndjekur nga Rumania (6.3%) dhe Estonia (5.9%). Nuk kish si të mungonte as Italia, që mbahet për kryeqendrën e modës, me 5.5% të totalit.
Qytetarët më të pa interesuar për veshjet e këpucët jetojnë në një nga shtete më të pasura, Zvicrën, dhe shpenzojnë vetëm 2.3% të totalit të buxhetit. Indiferentë janë dhe hungarezët, me 3% e francezët me 3.3%.
Ndonëse në peshë ndaj shpenzime totale, familjet shqiptare duket se nuk kursehen, në vlerë harxhojnë shumë pak për të blerë veshje, për shkak të buxhetit total të ulët që kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha nevojat.
Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet për frymë për veshje e këpucë ishin 140 euro në vit (për 2020-n, të dhënat e fundit të disponueshme), nga 620 euro që e kishte një europian për të njëjtin vit. Shpenzimi në vlerë është më i ulëti në Europë dhe rreth 4 herë më i ulët sesa mesatarja europiane. Për krahasim, një italian shpenzon për veshje në vit rreth 840-1,100 euro.
Në nivele të ngjashme është Maqedonia e Veriut, me 150 euro për frymë. Serbët, ndonëse kanë peshë më të ulët, kanë buxhet më të lartë në vlerë, në 190 euro në 2020-n, por që ka arritur në 260 euro në 2022-n.
Rekordin në vlerë e mbajnë danezët, irlandezët, italianët, austriakët, me më shumë se 1,100 euro për frymë në vit./MONITOR
shpenzime
Ekonomi
27 November 2023, 07:18
A.B
Yield-i bonove 12-mujore u rrit për të dytin ankand radhazi, duke vijuar zhvendosjen për lart të nxitur nga rritja e normës bazë...
Ekonomi
27 November 2023, 07:18
A.B
Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo p...
Ekonomi
26 November 2023, 07:14
Dosja.al
Viti 2022 ishte më i miri historik për fitimet në vlerë të bizneseve.
Të ardhurat që buxheti arkëtoi nga tatim fitimi...
Ekonomi
25 November 2023, 07:50
I.A
TIRANË- Sektori i energjisë shfaqi dy kontraste në vitin 2022, teksa u shënua kulmi i krizës së energjisë, me çmimet...
Ekonomi
25 November 2023, 07:39
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Përkundrejt tendencës në tkurrje të popullsisë dhe rritjes së ngadaltë të të ardh...
Ekonomi
25 November 2023, 07:36
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Kthimi i sektorit të ndërtimit në ciklin e rritjes, i nxitur nga kanalizimi i investimeve në sektorin e pa...
Ekonomi
24 November 2023, 07:48
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish zy...
Ekonomi
24 November 2023, 07:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujorin e tretë me 4.7 për qind. Bilanci ...
Ekonomi
24 November 2023, 07:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prej disa vitesh tashmë ‘E premtja e Zezë’ është bërë fenomen edhe në vendin to...
Ekonomi
23 November 2023, 07:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian (BE) për bujqësinë në Shqipëri, të d...