2 March 2023, 07:13
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Biznesi i shërbimeve profesionale, ku përfshihen aktivitete të kontabilitetit, juridike, inxhinierike, kërkimore, përkthimi etj, që janë kryesisht profesionistë të lirë, ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke krijuar hapësira punësimi e vetëpunësimi për një shtresë të shoqërisë së mesme.
Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të INSTAT, në vitin 2021, aktiviteti i “shërbimeve profesionale” regjistroi mbi 7500 ndërmarrje dhe 23.1 mijë të punësuar.
Në krahasim me një dekadë më parë, biznesi i shërbimeve profesionale është dyfishuar sa i përket numrit të subjekteve dhe trefishuar për numrin e të punësuarve (shiko grafikun: Ecuria e aktivitetit të Shërbimeve profesionale).
Edhe të ardhurat e sektorit janë rritur me shpejtësi, duke kulmuar në 89 miliardë lekë në vitin 2019, për të zbritur në 72 miliardë lekë në 2021-n, apo 630 milionë euro në 2021-n, me tkurrje prej 20% (por, që nga viti 2020 profesionet e lira u përjashtuan nga TVSH).
Norma e deklaruar e fitimit mbetet relativisht e lartë, në nivele dyshifrore duke u luhatur në 25-27% vitet e fundit. (shiko grafikun: Treguesit financiarë të aktivitetit të shërbimeve profesionale)
60% e të punësuarve në shërbimet profesionale do tatohen 17 milionë euro në vit shtesë
Profesionet e lira janë vënë në “shënjestër” të tatimeve prej disa vitesh për shkak se një pjesë e tyre kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore dhe janë regjistruar si profesionistë të lirë, për t’iu shmangur tatimit për pagat e larta që arrin deri në 23% (për pagat mbi 200 mijë lekë në muaj).
Ministria e Financave prej një viti ka hartuar projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, që pritej të hynte në fuqi këtë vit, por që është shtyrë tashmë për në 1 janar të 2024-s.
Projektligji i rishikuar sërish parashikon se të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat progresive 15 deri 23%.
Do të tatohen 15% për qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. Ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%. Ndërsa për individët tregtarë ky tatim do të filloojë në vitin 2029.
Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat; nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim
Sipas tatimeve, ky rregullim bëhet për të krijuar barazi në tatime, mes të punësuarve që sot paguajnë deri në 23% për pagat mbi 200 mijë lekë në muaj.
Më herët, ministrja e financave ka deklaruar se nga ligji i ri pritet të preken rreth 14 mijë profesionistë të vetëpunësuar, shifër që përbën 60% të të punësuarve në aktivitetin e shërbimeve profesionale në vend.
“Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13% dhe 23%, tek personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0%. Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15% tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0%, nëpërmjet faturimit të shërbimeve”.
Financat kanë vlerësuar se nga futja në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira, kontributi në buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 2 miliardë lekë (17 milionë euro) në vit.
Marrë nga Monitor.al
te dhenat e instat
Ekonomi
1 March 2023, 16:00
k.m.
Foto ilustruese
Goditja e trefishtë e energjisë, ekonomisë dhe çështjeve gjeopolitike, shkaktuan rënien më të mad...
Ekonomi
1 March 2023, 12:44
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Janë rreth 554 mijë shtetas shqiptarë të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë...
Ekonomi
1 March 2023, 08:01
Gent Sejko
TIRANË- Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvilluan një taki...
Ekonomi
1 March 2023, 08:00
Foto Ilustruese
TIRANË- Megjithëse emergjenca në tregun e punës po ushtron presion mbi rritjen e investimeve në automatizimin, t&e...
Ekonomi
1 March 2023, 07:58
Foto Ilustruese
TIRANË- Dënimet administrative që inspektorët e institucioneve qendrore apo vendore aplikojnë në rastet kur k...
Ekonomi
1 March 2023, 07:57
Foto Ilustruese
TIRANË- Kreditimi nga shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) shënoi ritme të larta të rritjes për vitin e ka...
Ekonomi
1 March 2023, 07:55
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria është pjesë e agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të qën...
Ekonomi
1 March 2023, 07:53
Foto Ilustruese
TIRANË- Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat ndryshon afatet për lehtësitë fiskale, duke i shkurtuar ato. ...
Ekonomi
1 March 2023, 07:51
Kafe
TIRANË- Të rinjtë po ikin, popullsia po bie, numri i bareve po ulet, por sërish në pjesën më të madhe ato jan&...
Ekonomi
28 February 2023, 12:47
f.g
Foto ilustruese
Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milion&eu...