25 May 2022, 01:34
Nga DOSJA
Ola Xama dhe Edi Rama
TIRANË- Lajmi se qeveria po planifikon rikthimin e taksës për biznesin e vogël ka shkaktuar reagime nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ngurroi që të sulmonte mediat për përhapjen e një “fake news”. Me anë të disa postimeve në rrjetet e tij sociale, Rama tha se nuk do të ketë asnjë shtim TVSH-je deri në vitin 2029. Madje ka nxjerrë edhe pjesë nga drafti, për të provuar deklaratat e tij.
“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike! Të gabosh është njerëzore,të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogel mbeten ZERO! Por tekefundit bëhet fjalë për një draft pune, i cili nuk është as drafti i konsultimit publik, ku përsëri një gjë nuk ndryshon: Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël, deri në vitin 2029!,”-sqaron Rama.
Ndërkohë që kundërpërgjigjia i ka ardhur nga gazetarja Ola Xama, e cila sqaron arsyet se përse nuk është lajm i rremë. Edhe kjo e fundit në rrjetet e saj sociale sqaron se në draftin që po punohet, të ardhurat që pronari i një biznesi të vogël merr si personale, do t’i tatohen. Megjithatë njihet edhe shkalla e zbritjes së shpenzimit sipas aktivitetit, e gjitha për efekt tatimi. Pra paratë do i merren pronarit të biznesit.
“Perse nuk eshte lajm i rreme? Lajmi thote qe ne draftin qe po punohet perfshihet taksimi i biznesit te vogel. Pra, te ardhurat qe pronari i atij biznesi merr konsiderohen te ardhura personale dhe do te tatohen. Njihet dhe shkalla e zbritjes se shpenzimit sipas aktivitetit per efekt tatimi. Tani ose Ministria e Financave dhe FMN e kane shkruar gabim ( qe nuk e besoj ), ose KM ia kane sqaruar gabim ( qe edhe kete nuk e besoj ), ose duan te rikthejne taksat per biznesin e vogel, por ta lene sikur po e bejne per profesionet e lira. Me pak fjale mire qe duan te rritin taksat, por t’i themi faleminderit se dole burre i fjales!P.S.Kete sqarim e kam per publikun, dhe bashkangjitur ka dhe disa pjese nga ligji, ku futen ne skeme tatimi te ardhurat nga bizneset me xhiro deri ne 10 milion leke,”-shkruan ajo.
Po ç’thotë projektligji që po hartohet?
Në projektligjin e ri të ri të tatimit mbi të ardhurat, ku bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj. Në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë dhe transportit individual, 40% për baret dhe restorantet, 50% artizanët dhe 65% të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura apo profesionet e lira. Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%. Qeveria përjashtoi në janar të vitit të shkuar biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe ata me të ardhura deri në 10 milionë nga TVSH-ja.
(k.m/dosja.al)
Ekonomi
24 May 2022, 08:07
Foto ilustruese
UKRAINË- Lufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që a...
Ekonomi
24 May 2022, 07:17
Kredi
Portofoli i kredive të dhëna nga sektori bankar shqiptar për subjekte jashtë vendit edhe vitin e kaluar u shfaq më cilë...
Ekonomi
24 May 2022, 07:07
Foshnje
Vdekshmëria foshnjore është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit në vendin tone edhe pse mirëqenia ësht...
Ekonomi
24 May 2022, 07:03
Popullsi
Për shkak se jetojnë më gjatë, mosha mediane e grave në Shqipëri është më e lartë se burrave.
N...
Ekonomi
23 May 2022, 10:14
Foto ilustruese
Heqja e plotë tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor ka sjellë një rritje të ndjeshme t&eu...
Ekonomi
23 May 2022, 07:19
Durrësi dhe Fieri ishin dy qarqet që shënuan rënien më të madhe të të ardhurave për frymë gjatë vitit p...
Ekonomi
23 May 2022, 07:16
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një dokument që orienton Shqipërinë se si mund të luftojë informali...
Ekonomi
22 May 2022, 08:41
Foto ilustruese
Gratë janë një nga kategoritë kryesore që bëjnë pjesë në popullsinë ekonomikisht joaktive...
Ekonomi
22 May 2022, 07:29
Tirana
Nga Ornela Liperi
Ka 30 vjet që në Shqipëri, e sidomos në kryeqytet, pjesa më e madhe e kapitalit të brendshëm s...
Ekonomi
21 May 2022, 07:06
Turizem
Flet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar
Më 11 maj, sipas kontratave, pritej të vinin turistët e parë nordik&eum...