6 May 2024, 14:40
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Bizneset vlerësojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në nivelin 6 për qind që aplikohet prej disa vitesh në sektorin e turizmit nuk ka sjellë rënie të informalitetit në sektor. Të paktën 38 për qind e bizneseve të pyetura në anketën e fundit të Këshillit të investimeve konfirmojnë pikërisht këtë teksa 33 për qind janë shprehur se nuk e dinë. Vetëm 24 për qind mendojnë se kjo masë ka pasur ndikim të dukshëm kurse 5 për qind kanë shprehur një qëndrim tjetër. Këshilli i Investimeve ka vlerësuar se ndryshimet e fundit në ligjin për turizmin adresojnë këtë problematikë dhe një qasje e tillë duhet të aplikohet edhe në sektorë të tjerë ku ka informalitet të lartë.
“Rastet e informalitetit ne sektorë të vecante, si ai i turizmit (struktura akomoduese të paregistruara, të pastandardizuara, te palicencuara dhe jashte radarit të institucioneve te administratës fiskale në nivel qendror dhe vendor), janë diskutuar me herët në KI.20
Për këto raste eshte rekomanduar që zgjidhja e problemit te mos shihet vetem në rolin e administrates tatimore për te identifikuar informalitetin, por edhe ne rolin e politikave rregullatore fiskale dhe sektoriale, duke perfshire ketu forcat e tregut që i shtyjne bizneset drejt rritjes së standardeve, rritje e konkurrences dhe, rrjedhimisht, formalizimi.
Ndryshimet me të fundit të propozuara ne ligij 93/2015 “Për turizmin”, (i ndryshuar) me fokus rritjen e cilesisë së sherbimeve ne sektorin e turizmit, jane nxitir nga rritja e kerkeses per sherbime turistike per shkak te rritjes së shpejtë dhe progresive te sektorit. ne vend. Formalizimi i sektorit dhe rjedhimisht i sektoreve te tjere te lidhur me te con ne rritjen e cilesisë së ofertes dhe standardeve te zbatuara” thuhet në raportin e KI.
Qeveria uli për herë të parë në 6 për qind TVSH për akomodimin në vitin 2017, një kërkesë që kishte vite që bëhej nga sektori, si një formë për të rritur konkurrueshmërinë. Një vit më pas teksa kishte miratuar kushtet për struktura me status special që mbanin emrin e markave ndërkombëtare ulja e TVSh në 6 për qind u shtri përtej furnizimit të shërbimit të fjetjes duke përfshirë edhe aktivitete të tjera të lidhura me këto struktura. Pavarësisht uljes së TVSH vetë qeveria ka qenë skeptike mbi formizimin e sektorit. Në vitin 2023 kur Shqipëria shënoi rekordin e saj për prurjet turistike, jo në pak raste u nënvizua se kjo nuk po reflektohej në struktura. Qeveria paralajmëroi për një qasje te re drejt formalizimit duke nënvizuar se do të vendoste referenca./ Monitor
turizmi
Ekonomi
6 May 2024, 13:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët shë...
Ekonomi
6 May 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, pë...
Ekonomi
5 May 2024, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shumë prej aksionerëve kryesorë rezulton se preferojnë të vazhdojnë të ruajnë kontroll...
Ekonomi
4 May 2024, 07:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sektori bankar konfirmoi një cikël pozitiv dhe një reagim të mirë ndaj zhvillimeve makroekonomike sfi...
Ekonomi
3 May 2024, 14:06
M.B
Ervin Mete
TIRANA- Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, në të cilë...
Ekonomi
3 May 2024, 11:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pavarësisht përmirësimeve që mund të jenë bërë në aspektin tatimor me masa, biznesi sh...
Ekonomi
3 May 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas st...
Ekonomi
2 May 2024, 14:13
M.B
Grafiku
TIRANA- Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimi...
Ekonomi
2 May 2024, 13:51
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Fshirja e kredive të humbura nga sektori bankar pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas të dh&e...
Ekonomi
2 May 2024, 12:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Banorët e Tiranës dhe ata të Sarandës kanë barrën më të lartë të taksimit nga tak...