LIVE UPDATES
Ekonomi

Vlerësimi i BSH: Rritja e interesave frenoi inflacionin, shmangu zhvlerësimin e lekut dhe rritjen e kredive me probleme

Për të vlerësuar ndikimin e kursit të normalizimit të politikës monetare gjatë vitit 2022, Banka e Shqipërisë zhvilloi disa simulime me anë të Modelit të Parashikimit Afatmesëm, i përdorur për të gjeneruar projeksionet makroekonomike dhe për të informuar vendimmarrjen e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.

18 April 2023, 07:11 Nga A.B

Vlerësimi i BSH: Rritja e interesave frenoi inflacionin, shmangu

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e normave të interesit vitin e kaluar pati një efekt të konsiderueshëm në frenimin e rritjes së mëtejshme të inflacionit dhe në forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor.

Për të vlerësuar ndikimin e kursit të normalizimit të politikës monetare gjatë vitit 2022, Banka e Shqipërisë zhvilloi disa simulime me anë të Modelit të Parashikimit Afatmesëm, i përdorur për të gjeneruar projeksionet makroekonomike dhe për të informuar vendimmarrjen e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.

Synimi i tyre është të ilustrojë sjelljen e variablave kryesorë makroekonomikë në rast të mungesës së reagimit të politikës monetare.

Ky simulim krahasohet më tej me skenarin bazë të parashikimit afatmesëm, i cili përmban dhe efektet e politikës monetare, për të bërë më evident ndikimin direkt të kësaj të fundit.

Rezultatet e simulimeve treguan se, në mungesë të reagimit të politikës monetare, norma e inflacionit do të ishte rreth 0.4 pikë përqindje më e lartë në vitin 2022 dhe mesatarisht 6.5 pikë përqindje më e lartë gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, rritja e normave të interesit ka pasur një ndikim edhe në kursin e këmbimit valutor.

Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të lekut kundrejt euros do të ishte 1.6% më i nënçmuar gjatë vitit 2022 dhe mesatarisht 11% më i nënçmuar për vitet 2023-2024.

Një nga efektet kryesore të një dobësimi të mundshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor mund të ishte edhe keqësimi i cilësisë së kredisë në valutë të sektorit bankar.

Sipas vlerësimeve, dobësimi i kursit të këmbimit do të sillte një rritje të kredive me probleme, të vlerësuar në masën 1.4 pikë përqindjeje për vitin 2022 dhe mesatarisht 5.6 pikë përqindjeje gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Simulimet, megjithatë, janë teorike dhe selektive, duke mos në konsideratë, për shembull, efektin e rritjes së normave të interesit në raportin e kredive me probleme, që, në mungesë të rritjes së normave të interesit ndoshta do të kishte qenë më i ulët.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, këto rezultate sugjerojnë se normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka sjellë përfitime të prekshme për stabilitetin monetar e financiar të vendit.

Në të njëjtën linjë, ato sugjerojnë se një reagim i vonuar i politikës monetare ndaj rritjes së presioneve inflacioniste, do të duhej të ishte mjaft më i fortë dhe do të kishte kosto më të mëdha për ekonominë shqiptare.

Banka qendrore vlerëson se, kur të faktorizohen edhe kohëvonesat e përçimit të sinjalit të politikës monetare në tregun financiar, e më tej në ekonominë reale, kursi i normalizimit të politikës monetare do të ndihmojë në stabilizimin e ekonomisë dhe në kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit 2024./MONITOR

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin