16 November 2026, 10:42
Nga E.d
Luka Beqiraj
SPANJA- Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar Luka Beqiraj në Orihuela Costa të Spanjës ka rikthyer vëmendjen e mediave spanjolle te aktiviteti i grupeve të krimit të organizuar në zonat turistike të brigjeve të Mursias dhe Valencias. Sipas gazetës spanjolle "La Opinión de Murcia", këto zona po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë nga persona të lidhur me organizatat kriminale për t'iu shmangur kontrolleve policore.
Sipas hetimeve të Gardës Civile spanjolle, Beqiraj kishte një të kaluar kriminale dhe dyshohej për përfshirje në trafikun e armëve të luftës dhe të drogës drejt Italisë. Hetuesit dyshojnë se vrasja e tij lidhet me një larje hesapesh për shkak të borxheve të vjetra.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club, në Orihuela Costa. Një person i armatosur hyri në ambientet e lokalit dhe qëlloi disa herë drejt 39-vjeçarit shqiptar, i cili ndodhej në tarracë. Pas atentatit, autori u largua me një skuter elektrik. Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe, në kohën e publikimit të raportimit, vijonte të ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle.
Sipas dëshmive dhe të dhënave të bëra publike, autori qëlloi deri në katër herë, ndërsa trupi i viktimës mbeti në vendngjarje. Garda Civile rrethoi menjëherë zonën dhe nisi mbledhjen e provave për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gazeta shkruan se prania e personave të lidhur me krimin e organizuar në zonat bregdetare nuk është një fenomen i ri. José Ángel Carrillo, sekretar i përgjithshëm i Unionit Federal të Policisë në Rajonin e Mursias, shprehet se këto grupe zgjedhin zonat turistike për shkak të mundësisë për të qëndruar më të fshehur dhe për t'iu shmangur vëmendjes së autoriteteve.
Sipas tij, aktiviteti i organizatave kriminale mund të shtohet, ndërsa policia përballet me vështirësi në luftën kundër tyre për shkak të mungesës së mjeteve dhe burimeve të nevojshme. Media sjell në vëmendje edhe disa ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në rajon, ku dyshohet për përfshirjen e grupeve mafioze italiane. Mes tyre përmendet një vrasje e dyfishtë në bashkinë e Lorkës, si dhe ekzekutimi i italianit Giuseppe Nirta në vitin 2017, i cili ishte nën hetim për lidhje të mundshme me organizatën mafioze kalabreze 'Ndrangheta.
Vrasja e Luka Beqirajt është një tjetër ngjarje që ka vënë në fokus aktivitetin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare në bregdetin spanjoll, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorit./Dosja.al
Luka Beqiraj
Aktualitet
16 November 2026, 10:22
G.M
foto ilustruese
PATOS- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngje...
Aktualitet
16 November 2026, 10:19
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Pronari i dyqanit të luleve në zonën e Tufinës, Asllan Koçi, ka dhënë dëshmin&eu...
Aktualitet
16 November 2026, 10:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia ka dhënë më shumë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme...
Aktualitet
16 November 2026, 09:40
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zon&eum...
Aktualitet
16 November 2026, 09:38
G.M
foto ilustruese
KORÇË- Policia Kufitare e Korçës ka zhvilluar kontrolle në pikat kufitare, duke vënë në pranga nj&...
Aktualitet
16 November 2026, 09:14
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 23-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëp...
Aktualitet
16 November 2026, 09:10
E.d
Adriatik Llalla
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për parashkrimin e dë...
Aktualitet
16 November 2026, 09:04
E.d
Pamje
BRUKSEL- Një incident diplomatik ka ndodhur gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, pasi n&...
Aktualitet
16 November 2026, 08:44
E.d
Thika
DURRËS- Një konflikt mes dy të dënuarve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës ka për...
Aktualitet
16 November 2026, 08:11
E.d
Elvis Mulliqi
MAL I ZI- Një aksident i rëndë rrugor në Mal të Zi i ka marrë jetën një 47-vjeçari nga Kosov...