LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i "Sul Çamit" dhe nipit tij/ Autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar viktimat, përdorën pistoleta me silenciator

Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufuluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 maji” në Fier pa u vënë re me hije dyshimi, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia. Hyrja në mënyrë të tillë në lagjen “1 maji” në Fier mund të ketë ardhur pasi është një ndër lagjet më të monitoruara nga grupet kriminale për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale.

24 November 2026, 10:13 Nga E. D

Ekzekutimi i "Sul Çamit" dhe nipit tij/ Autorët

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Matit” dhe nipit tij, Jakup Hasani, i cili ndërroi jetë sot në spital.  Bëhet me dije se autorët e atentatit kanë përdorur dy pistoleta me silenciator dhe dy persona kanë pasur rolin e qitësave, ndërsa njëri të shoferit.

Sel Çami dhe nipi i tij Jakup Selami kanë qenë në oborrin e banesës së tyre duke punuar tokën. Të paktën 10 gëzhoja kalibër 9 mm janë gjetur në vendngjarje. Jakup Selmani ka marrë tre plumba, ndërsa "Sel Çami" ka marrë të paktën pesë plumba. 

Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe të kamufuluar me uniforma policie me qëllim që të futeshin me lehtësi në lagjen “1 maji” në Fier pa u vënë re me hije dyshimi, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia. Hyrja në mënyrë të tillë në lagjen “1 maji” në Fier mund të ketë ardhur pasi është një ndër lagjet më të monitoruara nga grupet kriminale për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale.

Në lagjen “1 maji” ka kamera sigurie dhe autorët kanë kryer çdo veprim pa lënë gjurmë dhe pa bërë zhurmë, duke përdorur edhe pistoleta me silenciator, të cilat u gjetën në automjetin e djegur “Volvo” të përdorur në krim.

Gjithashtu po hetohet edhe pista se autorët kanë mbajtur në survejim dhe monitorim Sul Çamin me dron. Pra dyshimet janë të forta se viktimat mund të jetë vëzhguar më dron nga autorët dhe kanë pritur momentin që ka dalë nga banesa në oborr, pasi Sul Çami ruhej dhe qëndronte vetëm në bazën e tij në lagjen 1 maji. 

Saga e hakmarrjes

Ekzekutimi i Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami” në Fier, rikthen në vëmendje një histori të gjatë përplasjesh dhe vrasjesh mes personave të lidhur me familjet Hasani, Yzeiraj dhe Isufaj.  Dyshimet për një motiv hakmarrjeje lidhen me ngjarje të ndodhura ndër vite. Në vitin 1994, Enver Isufaj, babai i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, u vra në një bilardo në zonën e Sheqit në Fier.

Sipas vendimeve gjyqësore, në këtë vrasje morën pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit. Përplasjet vijuan edhe në vitin 2002, ku më 25 mars të këtij viti, në vendin e njohur si “Sheshi i Valutës” në Fier, një fuoristradë Mercedes-Benz u qëllua me armë zjarri. Nga atentati mbetën të vrarë Julian Isufi dhe Esat Taze, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj.

Për këtë ngjarje, Selami Hasani u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasje dhe u dënua me 25 vite burg, dënim i konfirmuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2010. Ndërsam Pëllumb Yzeiraj u dënua me burgim të përjetshëm.

Pas disa vitesh në kërkim, Hasani u arrestua në gusht të vitit 2009 nga forcat RENEA në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier. Ai kishte përfunduar dënimin dhe sipas raportimeve, kishte dalë nga burgu pak kohë më parë.

Tashmë, 24 vite pas atentatit të vitit 2002, Selami Hasani është ekzekutuar në të njëjtën lagje ku banonte. Ai u qëllua teksa po punonte në murin rrethues të shtëpisë. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit.

Një tjetër detaj që rikthen në vëmendje historinë e përgjakshme është se në vitin 2002, në atentatin për të cilin u dënua Selami Hasani, mbeti i vrarë edhe Julian Isufi, nipi i Arben Isufajt, ndërsa këtë të hënë, në atentatin ndaj Selamit, u plagos nipi i tij, i cili sot ndërroi jetë në spital.

Për momentin, pista e hakmarrjes mbetet një nga dyshimet e hetuesve, por motivi i ekzekutimit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës, ndërsa në fshatin Dërmenas është gjetur një automjet “Volvo” i djegur, që dyshohet se është përdorur në krim. Sakaq, hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Dosja.al 

Atentati në Fier

Sondazh

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...