LIVE UPDATES
Bota

EMËRIMI I RI/ Përfaqësuesi i Lartë bën PLANET për Bosnje-Hercegovinën: Unë jam politikan prej 30 vjetësh, tani do mbës

2 August 2021, 07:41 Nga DOSJA
EMËRIMI I RI/ Përfaqësuesi i Lartë bën PLANET për

DW: Zoti Schmidt, më 1 gusht ju morët detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën në Sarajevë në një kohë, kur vendi është ndoshta më keq se kurrë, të rinjtë largohen, situata politike është e vështirë dhe ky post është dobësuar shumë vitet e fundit nga paraardhësit tuaj. Si mund t’i kundërviheni ju kësaj situate?

Christian Schmidt: Mendoj se duhet të sqarojmë tri gjëra. Së pari: Unë vij si politikan, jo si diplomat. Ndonjë fjali mund të mos jetë shumë diplomatike, por e qartë, për atë që pres. Në rradhë të parë duhet ta bëjmë të qartë: Ideja e ndjekur vitet e fundit se zhvendosjet e territoreve do të ishin një formë për zgjidhjen apo qetësimin e konflikteve të mundshme në Ballkanin Perëndimor nuk është solide. Ndodh gjithmonë vetëm shkëmbimi i një pakice me një pakicë tjetër. Prandaj integriteti territorial i shteteve në Ballkanin Perëndimor mbetet i tejet i domosdoshëm.

E dyta është pyetja: Si mund të arrihet funksionimi i një shteti në një vend me madhësinë e Saksonisë së Poshtme, me më pak banorë se Berlini, por që ka 137 ministri – si mund të arrihet një qeverisje më e mirë atje? Ku duhet inkurajuar? Ku duhen thjeshtuar gjërat?

Dhe e treta: Nëse është kështu, si thonë shifrat, se 70 përqind e të rinjve nga Bosnje -Hercegovina preferojnë të shkojnë diku tjetër për të kërkuar të ardhmen e tyre, atëherë kjo nuk është gjë e mirë. Ne duhet të fokusohemi te brezi i ri, BE, Përfaqësuesi i Lartë dhe të gjithë me njëri-tjetrin. Sepse të fokusohemi vetëm te zotërinjtë me thinja, nuk do te jetë e mjaftueshme. Unë llogaris me brezin e ri!

Tani në fillim të detyrës i keni në një farë mënyre duart e lidhura. Fillimi juaj është vështirësuar, sepse Rusia vë në dyshim legjitimitetin e emërimit tuaj. Edhe Milorad Dodik nga Republika Srpska, të paktën për momentin, nuk ofron perspektivën e bashkëpunimit. Si doni t`i integroni këto forca? Apo si do t’i kundërviheni këtyre kundërshtimeve, në mënyrë që pozicioni juaj të mos jetë i destinuar të dështojë që në fillim?

Unë jam politikan prej 30 vjetësh – dhe jam mësuar të punoj dhe të veproj me kontradikta, me opozitë apo me mendime të tjera. Dhe do të thoja për të gjithë ata që po përpiqen të pozicionohen tani, se unë jam relativisht me përvojë dhe kam përjetuar shumë! Dhe kjo do të thotë, se nuk heq dorë nga vullneti im për të dhënë një kontribut në Bosnjë-Hercegovinë, për mua është më tepër një ftesë për të biseduar me të gjithë.

Vendimi i fundit i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Rusia dështoi më 23 korrik 2021 me një mocion kundër zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Këshillin e Sigurimit të OKB -së – shënim i redaktorit) nënkupton forcim të pozitës së Përfaqësuesit të Lartë dhe kompetencave të tij. Kjo më jep mua një bazë të mirë për të zbatuar detyrën e Përfaqësuesit të Lartë sipas kompetencave, që më ka dhënë bashkësia ndërkombëtare.

Por unë kurrë nuk do të luaj rolin e të qenit atje për interesin e dikujt. Unë duhet të jem atje për të gjithë në mënyrë të barabartë. Kjo vlen edhe për serbët. Edhe serbëve u është dashur të durojnë dhe të përjetojnë në këtë rajon fate të këqija. Për këtë arsye disa gjëra nuk mund të shihen në mënyrë të njëanshme. Për të gjitha temat dhe të gjitha etnitë, domethënë për ata që nuk janë kroatë, nuk janë boshnjakë, nuk janë serbë, por që janë për shembull hebrenj ose drejtime të tjera – edhe për ata duhet të kujdesem.

Rusia dhe Kina kanë bërë të ditur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se do të vazhdojnë të dobësojnë pozicionin e Përfaqësuesit të Lartë dhe se mund të mos e zgjasin vitin e ardhshëm. Si mendoni ta kundërshtoni këtë?

Me gjithë respektin Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk mund ta bëjë këtë, vetëm shtetet nënshkruese të Traktatit të Paqes së Dejtonit mund ta bëjnë. Fuqia që unë marr, nuk vjen vetëm nga drejtimi i përbashkët evropian, por nga fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer dhe mund të vijnë me një angazhim për Ballkanin Perëndimor. Unë e vlerësoj punën e Presidentit Biden prej vitesh, gati dekadash, në këtë kohë të gjatë që njihemi … Dhe pastaj unë mendoj se kemi një pikënisje shumë të mirë. Edhe që unë mund t’i raportoj Këshillit të Sigurimit dhe që ai mund ta përfundojë punën, kur ajo të mos jetë më e nevojshme, për shembull kur Bosnje-Hercegovina të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Një temë e rëndësishme është sigurisht gjenocidi, dhe tani aktual ligji kundër mohimit të gjenocidit i arritur nga Përfaqësuesi i Lartë në largim Valentin Inzko. Në Gjermani njihet ky debat dhe ka një zgjidhje të qartë për të. Cili është mendimi juaj?

Nëse e lexoj drejt direktivën e Bashkimit Evropian, atëherë Bashkimi Evropian kërkon pikërisht një ligj, që është etnikisht neutral. Nuk ka rëndësi, nëse dikush ka qenë kroat apo serb, por nëse ka bërë diçka, që mban faj. Kur e shoh këtë, atëherë gjatë rrugës për në Evropë kjo pyetje do të bëhet përsëri, dhe jo vetëm nga Përfaqësuesi i Lartë. Atë nuk mund ta fshish nga tryeza. Le të shohim se çfarë zhvillimi do të ketë. Nëse mendoni se mund ta ndryshoni shoqërinë me një ligj të tillë, atëherë gaboni. Duhet hyrë shumë më tepër në informacion, edhe në narrativën etnike, dhe si aleat në këtë veprim unë shoh brezin e ri, që aktualisht indoktrinohet, ndonjëherë në një mënyrë të papranueshme.

Ju jeni Përfaqësuesi i dytë i Lartë gjerman. A flet kjo për shtimin e angazhimit gjerman në Bosnjë-Hercegovinë? A sillni me vete mbështetje gjermane, angazhim gjerman, që shkon përtej personit tuaj?

Patjetër! Unë nuk do të jem atje vetëm me staf dhe eskpertë nga vendi ynë. Besoj se edhe qeveria gjermane do të angazhohet më shumë. Kjo mund të shihet në një lidhje të caktuar politike me procesin e Berlinit. Kancelarja ka idenë e qartë se ne duhet ta çojmë përpara rajonin me masa konkrete, të bashkëpunimit ekonomik rajonal evropian apo në çështje të tjera Dhe sinjali duhet të jetë: Ne jemi atje! Ne ju mbështesim! Ne shohim të njëjtën përgjegjësi për ju bashkë-evropianët, ashtu siç shihni ju për ne.

Dua të them me këtë rast, se e vlerësoj si një gjest shumë fisnik dhe të respektueshëm faktin që qeveria e Federatës (shënim i redaktorit: etniteti i Bosnjë-Hercegovinës i populluar kryesisht nga boshnjakë dhe kroatë) i ofroi ndihmë Republikës Federale të Gjermanisë pas përmbytjeve. Ne nuk duam të arrijmë një marrëdhënie paternaliste, por një marrëdhënie të barabartë. Për këtë gjermanët janë të njohur se orientohen në këtë drejtim. I jam shumë mirënjohës kancelares dhe shpresoj që Procesi i Berlinit do të vazhdojë, sepse ka ende shumë për të bërë!

Sikur të ishit sot në përfundim të mandatit tuaj, për cilat arritje do të donit të krenoheshit?

Unë dua që ikja e trurit të ndërpritet, që të rinjtë e arsimuar mirë të shohin një mundësi, jo vetëm nga pikëpamja financiare, por nga kushtet e jetesës dhe rrethanat, që ata të mund të zhvillohen atje. Që diversiteti etnik, që ndonjëherë shihet si disavantazh në Bosnjë-Hercegovinë, të kthehet në avantazh. Dhe që vendi të përparojë ekonomikisht, shkencërisht dhe nga ana kulturore.

Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Bosnje-Herzegovinën është përgjegjës për mbikëqyrjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.Christian Schmidt, CSU, ish-ministër federal i Bujqësisë (2014-2018), që nga viti 1990 anëtar i Bundestagut gjerman, është politikani i dytë gjerman, që merr këtë detyrë. Nga 2006-2007 këtë pozicion e mbajti Christian Schwarz-Schilling, CDU, ish-ministër federal i Postës.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota christian schmidt christian schmidt

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...