Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
EMRI + FOTO/ Njihet si ‘Bambi’, ky është autori i vrasjes së shqiptares në SHBA, policia ofron 5 mijë dollarë shpërbl
2 August 2021, 20:05Nga DOSJA
SHBA– Benjamin Robert Williams, 38 vjeç, është personi që masakroi për vdekje shqiptaren në Florida të SHBA-ve, Joana Peca, ngjarje e ndodhur pasditen e të shtunës.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 38-vjeçari i njohur si “Bambi” është shpallur në kërkim për vrasje. Williams dhe Peca kishin shumë kohë që kishin krijuar një lidhje sentimentale, gjatë të cilës dyshja ishin bërë edhe prindër të një djali.
Por, për arsye që nuk dihen, pasditen e të shtunës, 38-vjeçari e qëlloi me armë zjarri shqiptaren. Teksa Peca ndodhej në makinë me dy fëmijët e saj të mitur, njërin prej të cilëve e mbante në krahë, Williams e qëlloi disa herë në fytyrë, duke e lënë të vdekur.
E reja ishte me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës. Joana Peca kishte humbur dhe të atin në vitin 1996 për larje hesapesh në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike. Për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e Williams, policia po ofron 5 mijë dollarë shpërblim.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Një person, 15 vjeç me inicialet J.K., është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe sipas njoftimit të policis...
TIRANË– Kjo grua që shihni në këtë foto është Emanuela Daci, imazhi të cilës publikohet sot për herë të parë nga Top Channel. Ajo është bashkëshortja...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka komentuar si alarmante situatën e zjarreve në Shqipëri. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan s...
BERAT– Pamjet që po shikoni vijnë nga fshati Lumas, aty ku prej më shumë se tre muajsh banorët dalin të protestojnë kundër punimeve që firma “Salillari” po krye...
BERAT– Konflikti mes banorëve të fshatit Lumas me punonjësit e firmës “Salillari”, vijon ende. Pasditen e sotme, pavarësisht vendimit të marrë nga AdZM Elbasan ...