Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Ekonomi
Ende shumë pas! Shqipëria dhe Kosova me numrin më të lartë të rinjve dembelë dhe “injorantë” në Europë
27 May 2020, 06:40Nga DOSJA
Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.
INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje.
Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët.
Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 ishin vetëm 18 për qind e të rinjve nuk ishin as në punë as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017 Maqedonia kishte 25% të rinjve as në punë dhe as në shkollë.
Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.
Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.
Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit.
Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20 për qind për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35 për qind në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.
Edhe ato të rinj në punësim më shumti janë me kontrata të përkohshme. 1 në 4 persona të rinj të punësuar është me kontratë të përkohshme.
Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pandemia çoi në kolaps sektorin e tregtisë përgjatë muajve të fundit, volumi tregtar me jashtë shënoi rënie të fortë gjatë kësaj periudhe, por produktet ...
TIRANË- Pezullimi i një sërë biznesesh gjatë periudhës së pandemisë, si masë e marrë për mospërhapjen e koronavirusit, ka sjellë dhe një boom aplikimesh pë...
Prej muajit mars kufijtë janë të mbyllur nga pandemia dhe natyrisht edhe lëvizja e lirë. Por jo për klandestinët dhe migrantët e paligjshëm që po përdorin jo ve...
“Virusi që u përhap nëpër botë, më zuri dhe mua, erdhi fshehurazi, i padukshëm dhe gjakpirës. Me egërsinë e një kafshe Savane, me helmin e një gjarpëri shkretët...
Shqipëri– Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e kanë marrë. D...
TIRANË– Moti ka qenë i paqëndrueshëm ditët e fundit me luhatje të herë pas hershme të temperaturave. Teksa ka folur në emisionin e mëngjesit “Abc-ja e Mën...
Pandemia e koronavirusit duket se po tkurret, por pasojat do të jenë të dukshme për një kohë të gjatë.Përpos humbjeve të mëdha në ekonomi, izolimi për shkak të ...
Situata në tregun e pasurive të paluajtshme në zonat bregdetare të vendit tonë i ngjan teorisë së Darvinit mbi specie ku dobësia e një lloji forcon llojin tjetë...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditët e sotme. Sipas IGJEUM, ditët me temperatura të larta...
Në gjysmën e parë të marsit dhe në prill, shqiptarët, ashtu si gjithë shtetasit e vendeve të e tjera u përballën me një situatë të paparë ndonjëherë. Iu desh të...