LIVE UPDATES
Aktualitet

“Erdhi ajo bushtra, kurvë, pa të vrarë e të djegur s’bëj gjë’, tmerri i gruas në Kamzë, burri e dhunonte dhe në S

17 October 2019, 10:31 Nga DOSJA
“Erdhi ajo bushtra, kurvë, pa të vrarë e të djegur

Afrim Sulku jetonte në rrugën “Paqësori” (Kamëz), por vetë nuk ishte aspak paqësor. 38-vjeçari u dërgua si i pandehur në Gjykatën e kryeqytetit për akuzën e dhunës në familje.

Martesa e tij me Ildën ishte problematike që në fillesat e saj, dhe siç raportoi në polici bashkëshortja, ai e shante shpesh atë dhe familjarët e saj duke e etiketuar si “k..rvë” apo duke e sharë nga motrat dhe nga nëna me shprehjen tipike “motrën… e nënën…”

Gruaja tregoi se në vitin 2016 i shoqi udhëtoi drejt Suedisë me vizë pune. Dy vjet më vonë iu bashkua edhe ajo. Ndonëse në marrëdhënien e tyre nuk kishte munguar dhuna me të gjitha format e saj, ajo mendoi se do ta shpëtonte familjen.

“Por gjendja zgjati vetëm dy javë, më tej nisi sërish dhuna filloi me kërcënime dhe fjalët e tij… k.rvë, do.. mamin.. motrën.. do të hedh nga ballkoni”, tregon ajo.

Gruaja menjëherë u ofrua pranë autoriteteve policore që e ndihmuan me shërbimin social të grave të dhunuara në atë vend. Pasi qëndroi pak kohë atje, e reja u kthye sërish në shtëpi tek i shoqi dhe fëmijët dhe siç kujton ajo, marrëdhënia paraqitej e qetë dhe e paqtë. Gruaja u lumturua dhe mendoi se burri kishte vënë gishtin në kokë.

Siç rezulton në dosjen që Gazeta “Si” disponon dhe që u dorëzua në gjykatë, “çifti i lumtur”, disa muaj pas këtij incidenti vendosi të udhëtojë për pushime në Shqipëri. Më 31 maj 2018 shpjegohet në dosje, çifti hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Podgoricës dhe në drekë u ulën në një lokal në Shkodër për të ngrënë.

Pikërisht në lokal, i akuzuari i cili siç kuptohet nga veprimet e mëpasshme “kishte duruar shumë sa të hynte në Shqipëri”. I tha gruas që të kthehej te prindërit e saj në Fushë Krujë dhe se nuk kishin më punë bashkë. Burri vendosi ultimatumin: “Fëmijët do t’i mbaj unë, s’ke punë me ta”.

“I thashë të drekojmë njëherë, pastaj diskutojmë. Përgjigjja e bashkëshortit ka qenë e menjëhershme “do të vras, në shtëpinë time nuk ke më punë, nuk je më bashkëshortja ime”, kujton Ilda.

Siç kuptohet nga veprimet e mëvonshme hetimore, sapo ka mbërritur në Kamëz, gruaja ka dorëzuar kallëzim dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

Prokuroria shprehet se gruaja nga Dibra kishte denoncuar edhe më herët shqetësimet e dhunës , por çështja ishte pushuar, në një kohë që gjykata kishte shpallur urdhër mbrojtje për 29-vjeçaren me afat njëvjeçar. Prokuroria i thotë gjykatës se pas këtij debati, Afrim Sulku është larguar sërish jashtë dhe gruaja me fëmijët ka qëndruar në shtëpinë e tyre në rrugën “Paqësori”. 29-vjeçarja duke qenë se nuk kishte asnjë komunikim me bashkëshortin është përpjekur të rrisë e vetme fëmijët, ka gjetur një punë në fabrikën e këpucëve dhe ka vazhduar përpara. Deri ditën kur ai është rikthyer…

Kthimi

Në janar 2019 i akuzuari kthehet në Shqipëri, dhe filloi sërish të njëjtën sjellje. Pasi e ka dhunuar, thuhet në dosjen që prokuroria dorëzoi në gjykatë dhe që Gazeta “Si” e disponon, burri është “zhdukur sërish”. E dhunuara me shenja ka denoncuar sërish në polici, ndërkohë që në korrik të këtij viti skena është ripërsëritur.

“Po kaloja para një lokali në datën 5 korrik për të shkuar në shtëpi. Im shoq pështyu në tokë dhe tha “erdhi bushtra”, tregon ajo. Ai e ka ndjekur pas dhe u ka premtuar familjarëve të tjerë: “Pa e vrarë atë bashkë me fëmijët nuk bëj asgjë tjetër”.

Në dosjen që Gazeta “Si” disponon, gruaja thotë në polici se kërcënimet kanë vijuar edhe një ditë më pas. “Hyri te shtëpia e të vëllait dhe ndërkohë m’u drejtua duke më thënë “do të vras… do të djeg bashkë me fëmijët”, shton Ilda.

Gruaja i tha prokurorisë se ajo e dashuronte të shoqin dhe kishte duruar me shpresën se ai do rregullohej, por tashmë frika për vajzat e vogla e ka shtyrë t’u vendosë një gur ndjenjave të saj dhe dëshirës për të shpëtuar familjen. Në dobi të hetimeve ka dëshmuar edhe njëra nga vajzat e mitura të çiftit që ka treguar se dhuna kishte qenë prezente në familjen e tyre jo vetëm në Suedi, por edhe gjatë kohës kur jetonin në Greqi.

“Kam parë babanë ta qëllojë nënën me grushte dhe shkelma jo vetëm në Shqipëri, por edhe Greqi e Suedi. Në disa raste ai e ka qëlluar edhe me thikë e pirunë”, ka treguar e mitura.

Gazeta “Si” u interesua për situatën e dhunës ndaj grave dhe mori statistika zyrtare nga Policia e Shtetit. Ndonëse sociologët nuk e shpjegojnë dot nëse bëhet fjalë për rritje të sensibilizimit të grave që denoncojnë dhunën, apo të dhunës ndaj grave, ata thonë se çështja e dhunës është një histori ajsbergu. Sidoqoftë për vitin 2019 me shenja dhune i janë drejtuar policisë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga bashkëshortët 1829 gra, të cilat kanë marrë mbrojtje nga gjykata për afat 1-vjeçar me kushtin që dhunuesi të qëndrojë 500 metra larg vendbanimit të tyre dhe jo vetëm të mos u flasë, por as mos t’i kontaktojë në telefon. Marrë nga GazetaSi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim sulku dhuna ndaj grave ilda sulku afrim sulku dhuna ndaj grave ilda sulku

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë