LIVE UPDATES
Aktualitet

Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër

Të ardhurat e disponueshme matin sa para u mbeten familjeve pas taksave dhe kontributeve, duke përfshirë përfitimet sociale, ndaj japin një pamje më të drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës sesa PBB-ja për frymë, që mat sa prodhon ekonomia për banor.

18 November 2026, 07:27 Nga E.d
Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të
Foto ilustruse

Ndonëse shqiptarët kishin mesatarisht më shumë të ardhura në vitin 2025, ata realisht u bënë më të varfër, pasi me këto para mund të blinin gjithnjë e më pak sesa fqinjët. Sipas të dhënave, që Eurostat i ka përditësuar për Shqipërinë për vitin 2025, të ardhurat mesatare të disponueshme për frymë ishin 6,731 euro, ose gati 1100 euro më shumë se një vit më parë, me një rritje prej gati 20%.

Të ardhurat e disponueshme matin sa para u mbeten familjeve pas taksave dhe kontributeve, duke përfshirë përfitimet sociale, ndaj japin një pamje më të drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës sesa PBB-ja për frymë, që mat sa prodhon ekonomia për banor.

Megjithatë, të matura sipas fuqisë blerëse, rritja është më e ngadaltë.  Po sipas Eurostat, të ardhurat e disponueshme për frymë ishin 9,592 PPS, me rritje 12.5%. Ky tregues merr parasysh dallimet e çmimeve mes vendeve dhe e bën të krahasueshme sasinë e mallrave dhe shërbimeve që familjet mund të blejnë me të ardhurat e tyre, sipas metodologjisë së Eurostat.

Krahasimi me Serbinë e bën më të dukshëm hendekun. Në vitin 2025, për çdo 100 euro të ardhura të disponueshme në Serbi, në Shqipëri kishte 76 euro, nga 82 euro një vit më parë. Kur llogariten edhe çmimet, për çdo 100 njësi fuqi blerëse në Serbi, Shqipëria kishte vetëm 73, nga 84 një vit më parë. Pra, hendeku në fuqi blerëse u thellua nga 16% në 27%.

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave

Në vitin 2025, të ardhurat e disponueshme në Shqipëri ishin sa 26% e mesatares së BE-së në euro dhe sa 37.5% e saj pasi merren parasysh çmimet. Në këtë matje, Shqipëria renditej e fundit ndër vendet europiane me të dhëna.

Në Serbi, të ardhurat arritën në 34.1% të mesatares së BE-së në euro dhe në 51.3% sipas fuqisë blerëse në vitin 2025. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të dhënat më të fundit janë të vitit 2024.

Krahasuar me mesataren e BE-së të atij viti, të ardhurat në Malin e Zi ishin në 29.4% në euro dhe 46.7% sipas fuqisë blerëse, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishin përkatësisht në 20.8% dhe 40.9%. Për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën mungojnë të dhënat e krahasueshme për të dyja vitet.

Në vitin 2024, viti më i fundit me të dhëna të krahasueshme për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, shqiptarët kishin 11% më shumë të ardhura në euro se banorët e Maqedonisë së Veriut, por me to mund të blinin 13% më pak. Krahasuar me Malin e Zi, fuqia blerëse e të ardhurave në Shqipëri ishte 24% më e ulët.

Krahasimi me Maqedoninë e Veriut përsëritet edhe te PBB-ja për frymë. Sipas të dhënave të FMN-së të analizuara më herët nga Monitor, Shqipëria e kaloi Maqedoninë e Veriut për PBB-në për frymë në dollarë në vitin 2025, ndërsa Maqedonia e Veriut vijoi të kryesonte kur i njëjti tregues u mat sipas fuqisë blerëse. 

Ushqimet kushtojnë më shumë se në BE dhe marrin 40% të buxhetit familjar

Çmimet e ushqimeve, që për herë të parë në 2025-n u bënë dhe më të shtrenjta sesa BE, shpjegojnë një pjesë të hendekut në fuqi blerëse me rajonin.

Në vitin 2025, një shportë ushqimore që kushtonte mesatarisht 100 euro në BE kushtonte 102.9 euro në Shqipëri, 96.6 euro në Serbi, 84.6 euro si në Malin e Zi, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë, dhe 74.3 euro në Maqedoninë e Veriut, sipas Eurostat-it. Shqipëria kishte çmimet më të larta të ushqimeve ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me të dhëna. Kosova nuk përfshihet në këtë krahasim.

Çmimet e larta rëndojnë pikërisht te zëri ku familjet shqiptare shpenzojnë më shumë. Në vitin 2025, ushqimet dhe pijet joalkoolike zunë 39.8% të shpenzimeve familjare për konsum në Shqipëri, sipas INSTAT-it, kundrejt 13.2% në BE, sipas Eurostat-it.

Pra, ushqimet zënë rreth tri herë më shumë peshë në buxhetin familjar në Shqipëri, ku çmimet e tyre janë rreth 3% mbi mesataren e BE-së, ndërsa të ardhurat mesatare të disponueshme në euro janë vetëm sa 26% e nivelit të BE-së./Monitor

Eurostat 2025 varfër

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë