Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, konfirmon zhvillimin e dy garave të fundit në Lindjen e Mesme, pavarësisht pasigurive të krijuara nga konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Shpresat e Imolës për të pritur garën përmbyllëse po zbehen.
ANGLI - Formula 1 do ta mbyllë sezonin në Lindjen e Mesme. Pas ditëve të pasigurisë për shkak të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, FIA ka konfirmuar se Çmimi i Madh i Katarit dhe ai i Abu Dhabit do të zhvillohen sipas kalendarit.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur sigurinë se të dyja garat do të organizohen normalisht.
"Jemi gati për Katarin dhe Abu Dhabin. Jemi plotësisht të përgatitur dhe të përkushtuar për të ofruar dy fundjava të jashtëzakonshme të Çmimit të Madh dhe një përfundim spektakolar të Kampionatit Botëror të Formula 1.
Presim me padurim të mirëpresim pilotët, ekipet dhe tifozët në dy pista ikonike për një fund të paharrueshëm të sezonit. Shihemi në pistë", shkruan Ben Sulayem.
Imola humbet shpresat për finalen
Konfirmimi i dy garave në Lindjen e Mesme duket se i jep fund edhe shpresave të Imolës për të pritur garën e fundit të kampionatit. Pista italiane ishte ofruar si alternativë për fundjavën e 6 dhjetorit, në rast se situata e sigurisë do të detyronte organizatorët të ndryshonin kalendarin.
Do të ishte një rikthim simbolik për Imolën, në një sezon historik për Italinë, pasi piloti i Mercedesit, Andrea Kimi Antonelli, ka rikthyer titullin e kampionit të botës në vendin e tij pas 73 vitesh, që nga triumfi i Alberto Ascarit.
Megjithatë, me qëndrimin e fundit të FIA-s, fokusi mbetet te Katari dhe Abu Dhabi, dy ndalesat që pritet të përcaktojnë përfundimin e sezonit të Formula 1.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - “Blutë” humbasin Marcus Thuram për ndeshjet e ardhshme, pasi sulmuesi i Interit është detyruar të largohet nga gr...
ITALI - Milani do të qëndrojë për shtatë ditë larg fushave stërvitore. Ruben Amorim ka vendosur t'u japë futbollist&eum...
ITALI - Azzurrët do të duhet të bëjë pa Nicolò Zaniolon në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kund&e...
ZVICER - Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Shqipëria ka arritur të kapë shifrën e 7.789 pikë për sezonin 2025/26, duke pë...
SPANJE - Joan García ndihet rehat me stilin e lojës së Barcelonës dhe linjën e lartë mbrojtëse të vendosur nga Hansi ...
ZVICER - Arsène Wenger mund të jetë një nga rivalët e Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA...
SPANJE - Hansi Flick ka vendosur t'u japë pesë ditë pushim futbollistëve të Barcelonës që nuk janë grumbulluar me komb&e...
BRAZIL - Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen e sulmuesit të Santos, Rony. Babai i futbollistit, 72 vjeç, është vrarë n&e...
NIGERI - Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë Afrikan” ka ndryshuar datë. Fillimisht e programuar për 7 dhjetor, ajo do t...
ITALI - Roma nuk ka hequr dorë nga Endrick. Sulmuesi 20-vjeçar i Real Madridit është rikthyer në listën e objektivave të k...