LIVE UPDATES
Bota

“Fati juaj na dhëmb në zemër”, presidenti gjerman i jep mbështetje personave të prekur nga përmbytjet

18 July 2021, 06:55 Nga DOSJA
“Fati juaj na dhëmb në zemër”, presidenti gjerman i

GJERMANI– “Ne ndajmë dhimbjen me ata, që kanë humbur pjesëtarë të familjes, miq e të njohur”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Erftstadt, në jugperëndim të Këlnit. Në qytetin me 50.000 banorë uji ka nisur të tërhiqet – por po zbulon gjithnjë e më shumë dëme që po duken tani në pirgun e rrënojave. Ushtria ndihmon me autoblinda për pastrimin e zonës nga rrënojat.

Bashkë me kryeministrin e landit të Renaninë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet presidenti takoi njerëz, që kanë humbur gjithçka, por që kanë mundur të shpëtojnë jetën. Ai falenderoi të gjithë ata, që „kanë dhënë ndihmë profesionale deri në raskapitje.

“Njerëzit kanë besim tek solidariteti”

“Shumë kanë humbur gjithçka, që kanë ndërtuar në jetën e tyre”, tha Steinmeier duke nënvizuar, se njerëzit kanë besim, që solidariteti do të vazhdojë edhe kur kjo temë nuk do të dominojë më në fokusin e kryeartikujve.

Kryeministri i landit Laschet u shpreh për një „katastrofë të shekullit” dhe siguroi, që landi i Renanisë Veriore – Vestfalisë do të bëjë „ç‘është e mundur”, për të organizuar ndihmat direkte për të prekurit. Do të paguhen para në mënyrë „jo burokratike”. Pas kësaj lipset mbështetje strukturore për rindërtimin.

Laschet shprehu mirënjohje, që si federata ashtu edhe landet e tjera kanë premtuar mbështetje.

Ndërkohë arrin në 130 numri i të vdekurve, përmasat e vërteta të katastrofës natyrore janë ende të papërcaktuara. Në të gjithë landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë deri tani bëhet fjalë për 43 të vdekur. Në zonën e Ahrweilerit në jug të landit Rheinland-Palatinate numri i viktimave ka arritur në 90. Druhet se mund të gjenden ende viktima të tjera nën rrënoja, njofton policia. Deri tani janë regjistruar gjithsej 130 të vdekur.

Ndër viktimat në qarkun Ahrweiler janë edhe dymbëdhjetë banorë të një strehimoreje kujdestarie për persona me aftësi të kufizuara mendore. Ata jetonin në Sinzig, në një qytet të vogël në deltën e lumenjve Ahr dhe Rin, në kufi me Renaninë Veriore -Vestfalinë.

“Uji vërshoi brenda një minute deri në tavanin e kartit të parë”, thotë drejtori ekzekutiv i shoqatës së ndihmës për jetën në landin Rheinland-Palatinate, Matthias Mandos. Roja e natës nuk ka mundur t’i çojë në vend të sigurtë të gjithë banorët e strehimores. “Kur ai është kthyer të merrte personin tjetër, ishte shumë vonë.”

Shumë njerëz kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë me helikopterë. Vetëm në Renaninë Veriore – Vestfali janë mobilizuar rreth 22.000 forca të zjarrëfikësit dhe organizatave të ndihmës si THW, Shoqata e Ndihmës Teknike. Po ashtu janë në shërbim për ndihma edhe 900 ushtarë të Bundeswehrit.

Merkel vjen të dielën

Kancelarja Angela Merkel këtë të dielë do të vizitojë zonat e përmbytura në Rheinland-Palatinate. Këtë e konfirmoi zyra e kryeministrit të landit në Mainc. Edhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer do të njihet nga afër me ngjedjen në zonat e prekura të hënën (19.07).

Në shumë komuna ende mungon energjia elektrike dhe lidhjet telefonike. Të afërm, miq e të njohur që kërkojnë ndokënd mund të marrin informacion në numrin e telefonit 0800 6565651 të vënë në shërbim nga policia.

Moti pritet të përmirësohet

Ndërkohë moti është në përmirësim dhe reshjet kanë pushuar. Ndonëse sipas parashikimi sinoptik në Gjermani megjithatë ka ende mot të paqendrueshëm e në zona të caktuara nuk mund të përjashtohen reshjet e dendura.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet frank-walter steinmeier permbytjet ne gjermani armin laschet frank-walter steinmeier permbytjet ne gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin