LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi/ DPT: Pas 1 shtatorit nuk do njihen faturat e pafiskalizuara. Kontabilistët: Të shtyhet afati ose do mbyllen bizne

25 August 2021, 05:14 Nga DOSJA
Fiskalizimi/ DPT: Pas 1 shtatorit nuk do njihen faturat e pafiskalizuara.

Nga 1 shtatori pritet të nisë zbatimin faza e tretë e fiskalizimit për bizneset që lëshojnë transaksione me para në dorë për konsumatorin.

Numri total i bizneseve aktive që do të përfshihen në tre fazat e fiskalizimit sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT) është rreth 120,000. Në fazën e tretë është grupi i fundit i subjekteve që do të përfshihen në proces. Numri total i tatimpaguesve që pritet të kryejnë procesin e fiskalizimit nga 1 shtatori është rreth 90,000 subjekte të biznesit të vogël (BV), një pjesë e të cilëve tashmë janë fiskalizuar dhe lëshojnë fatura.

Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT) deri më 18 gusht janë fiskalizuar 20,927 biznese dhe janë lëshuar mbi 16 milionë fatura të fiskalizuara. 46% e subjekteve të fiskalizuara janë të vogla. Nga totali i bizneseve që pritet të fiskalizohen 18% e tyre ka nisur faturimin e ri. Rreth 46,000 tatimpagues janë pajisur me certifikate elektronike, si një ndër kushtet e domosdoshme për fiskalizimin, sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Bazuar te ecuria e deritanishme e fiskalizimit, kontabilisti Sotiraq Dhamo tha për Monitor se nga 1 shtatori procesi është i parealizueshëm. “Duke u nisur nga të dhënat e tatimeve për fiskalizimin e plotë të 20,927 bizneseve është e pamundur që rreth 100,000 biznese e mbetura, të fiskalizohen për 7 ditë. Numri i bizneseve që kanë marrë certifikatën e sigurisë është treguesi kryesor se sa prej tyre kanë hyrë në rrugën e fiskalizmit. Këto të dhëna tregojnë se ende ka edhe biznese të mëdha të pafiskalizuara. Sakaq edhe biznesi i vogël duhet të kishte nisur fiskalizimin, pasi transaksionet e blerjes (furnizimin) e kryen me bizneset e mëdha, ndërsa në shitje detyrimi për faturat e fiskalizuara nis nga 1 shtatori. Bazuar të shifrat zyrtare mendoj se procesi është i parealizueshëm deri më 1 shtator”, nënvizon z. Dhamo.

Tatimet: Pas 1 Shtatorit faturat e pafiskalizuara nuk do të jenë të vlefshme

Konfuzioni te procesi i fiskalizimit pritet të shtohet me përfundimin e afatit të lejuar për përdorimin e blloqeve tatimore që është 31 gushti 2021, ndërsa 15 gusht 2021 ishte afati i fundit i lëshimit të tyre nga DPT. Po si do të ndërveprojnë bizneset e pafiskalizuara me ato të fiskalizuara me përfundimin e afatit të përdorimit të dokumentacionit tatimor ekzistues që është deri në datën 31.08.2021. Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve tha për Monitor se pas 1 shtatorit faturat e pafiskalizuara nuk janë të vlefshme.

“Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj. Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore”, nënvizuan tatimet.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo shpjegon se thelbi i i sqarimit që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është se nga 1 shtatori dhe më pas nuk do të njihen më si shpenzime faturat e pafiskalizuara. “Nëse një subjekt bën një blerje dhe nuk është faturë e fiskalizuar nuk do të pranohet nga tatimet, ose për çdo transaksion shitjeje që subjekti do të kryejë nuk do t’i njihet fatura nëse nuk e fiskalizon. Nëse kjo është e realizuaeshme ose jo nuk mund ta them me siguri, pasi në periudhën korrik-gusht të gjithë ishim dëshmitarë që ka pasur shumë raste për mos kryerje të transaksioneve. Kjo për arsye të mosfunksionimit të sistemit dhe se kompanitë që ofrojnë zgjidhjet software nuk ishin gati për të gjitha shërbimet. Për mosnjohjen e faturave të pafiskalizuara nga 1 shtatori, së pari tatimet duhet të vërtetojnë nëse kompanitë e certifikuara për zgjedhjet softëare i kryejnë të gjithë veprimet që i nevojiten biznesit për fiskalizimin, me qëllim që të mos krijohen probleme. Së dyti, duhet të këtë një informacion nëse të gjitha subjektet që kanë detyrimin të fiskalizohen kanë marrë certifikatën e sigurisë nga AKSHI, pasi ishin me mijëra në fund të muajit korrik që duhet të aplikonin për certifikatën”, shton z. Dhamo.

Efektet e mosnjohjes të faturave të pafiskalizuara

Mosnjohja e faturave të pafiskalizuara pas 1 shtatorit do të rrisë informalitetin dhe deri të mbylljen e bizneseve të vogla. Për këto arsye kontabilisti Dhamo propozon shtyrje të afatit për njohjen e faturave që nuk fiskalizohen. “Në këtë situatë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të shtyjë sërish afatin e njohjes së faturave të pafiskalizuara, sepse subjektet e vogla do të kenë shumë probleme, pasi janë më pak të përgatitur. Përveç heqjes së gjobave deri më 31 dhjetor 2021 është e paqartë se si do të veprohet për njohjen e shpenzimeve, nëse faturat nuk do të jenë të fiskalizuara. Subjektet do të ndodhen para faktit që ose do të marrin mall pa faturë dhe do të shesin pa faturë, pasi nuk i njihet fatura e pafiskalizuar. Nëse një market i vogël nuk ka arritur të marrë certifikatën deri më 1 shtator 2021, nuk arrin të lëshojë fatura të fiskalizuara dhe ky subjekt furnizohet nga një tjetër biznes i vogël që është i pafiskalizuar dhe për këtë arsye nuk di si do të veprojë. Në këtë situatë ose do të ulë qepenat ose do të shesë mallin e pafiskalizuar, pra do të veprojë në informalitet.

Për këto arsye rekomandoj se DPT duhet të veprojë ashtu siç ndodhi edhe në fazën e dytë të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve, të njihen faturat e pafiskalizuara deri në një afat të caktuar p.sh, deri më 1 nëntor, pasi është absurde të mbyllësh këtë numër të lartë biznesesh që nuk janë fiskalizuar. Gjithashtu në udhëzim duhet të saktësohet se cilat janë rastet që përbëjnë fiskalizim të arsyeshëm dhe paarsyeshëm, përveç rasteve kur mungon interneti siç e parashikon ligji”, thekson ai.

Edhe faza e dytë e fiskalizimit nga 1 korriku nisi me numër të ulët të bizneseve që kishin detyrimin të pajiseshin me certifikatën e sigurisë. Duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve nuk ishin të pajisur me certifikatë sigurie kontabilistët paralajmëruan problematika me njohjen e TVSH-së të faturave të pafiskalizuara. Faza e dytë parashikonte fiskalizimin e 34 mijë bizneseve. /Dorina Azo/MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi tatimet fiskalizimi tatimet

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...