LIVE UPDATES
Aktualitet

FMN kritikon uljen e TVSH-së për ushqimet dhe heqjen e taksës së qarkullimit

Fondi sugjeron që ndihma për familjet në vështirësi ekonomike të jepet përmes skemave të drejtpërdrejta dhe të targetuara të ndihmës sociale.

20 November 2026, 21:07 Nga E. D

FMN kritikon uljen e TVSH-së për ushqimet dhe heqjen e taksës

TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka kërkuar qeverisë shqiptare të shmangë ndryshimet e shpeshta të buxhetit përmes akteve normative, duke paralajmëruar se kjo praktikë dëmton besueshmërinë e tij. Në vlerësimin për ekonominë shqiptare, FMN mirëpret disa masa të paketës fiskale, si ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë dhe krijimi i Këshillit Fiskal.

Megjithatë, FMN kritikon uljen e TVSH-së për produktet ushqimore dhe heqjen e taksës së qarkullimit për karburantet, pasi këto masa ulin të ardhurat buxhetore dhe përfitojnë edhe familjet që nuk kanë nevojë për mbështetje.

Fondi sugjeron që ndihma për familjet në vështirësi ekonomike të jepet përmes skemave të drejtpërdrejta dhe të targetuara të ndihmës sociale. FMN rekomandon gjithashtu një politikë fiskale më pak ekspansioniste për vitin 2027, me masa që synojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike. 

“Një politikë fiskale më pak ekspansioniste është e nevojshme në vitin 2027. Suficiti primar parashikohet të mbetet në rreth 0,3 për qind të PBB-së në vitin 2026, përgjithësisht i pandryshuar nga viti 2025, dhe të bjerë në zero në vitin 2027. Qëndrimi fiskal u bë ekspansionist në vitin 2025 dhe pritet të mbetet lehtësisht i tillë deri në vitin 2027. Duke pasur parasysh se ekonomia po operon mbi potencialin e saj dhe inflacioni mbetet mbi objektiv, stafi i FMN-së rekomandon që buxheti i vitit 2027 të përfshijë masa me efekt fiskal prej 0,3 për qind të PBBsë, krahasuar me politikat aktuale. Duhet të shmanget përdorimi i përsëritur i akteve normative1 për të rialokuar të ardhurat mbi parashikimin ose fondet nga mosrealizimi i shpenzimeve kapitale drejt shpenzimeve korrente të një natyre ad hoc, pasi kjo dobëson besueshmërinë e buxhetit dhe mund të përforcojë karakterin prociklik të politikës fiskale.

Paketa fiskale përmban hapa të mirëpritur për zgjerimin e bazës tatimore dhe reduktimin e trajtimeve preferenciale, por disa masa janë të patargetuara. Ulja e pragut të regjistrimit për TVSH-në, përafrimi i tatimit mbi dividendin me tatimet e tjera dhe reduktimi i trajtimit preferencial për shërbimet e akomodimit janë hapa të mirëpritur drejt një sistemi tatimor me bazë më të gjerë dhe më neutral. Këto masa duhet të mbështeten nga forcimi i kapaciteteve zbatuese për të luftuar informalitetin. Megjithatë, ulja e përhershme e normës së TVSH-së për produktet ushqimore dhe heqja e taksës së qarkullimit janë të kushtueshme nga pikëpamja fiskale, shtrembërojnë sinjalet e çmimeve dhe i sjellin përfitim edhe segmenteve të popullsisë që nuk kanë nevojë për mbështetje. Mbështetja për familjet në nevojë do të ofrohej më mirë nëpërmjet ndihmës sociale të targetuar. Ndonëse paketa pritet të jetë përgjithësisht neutrale për buxhetin, vlerësimet si të të ardhurave shtesë, ashtu edhe të kostove fiskale, janë subjekt i pasigurisë”, thotë FMN./Dosja.al

fondi monetar ndërkombëtar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin