20 November 2026, 20:41
Nga E. D

TIRANË- Pas dy javësh kërkimesh, më 18 qershor 2026, trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi u gjet në një humnerë në fshatin Cerrunjë, në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit. Prania e një numri të madh sorrash kishte alarmuar banorët e zonës, të cilët dyshonin se në atë vend mund të ndodhej trupi i një njeriu.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhej: “Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull.”
Në operacionin e kërkimit u përfshinë policia, forcat RENEA dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa u përdorën edhe dronë për kontrollin e terrenit. Një element i rëndësishëm në orientimin e hetimeve ishin edhe sinjalet e fundit të telefonit të Armand Shakajt, i cili gjatë ditëve kur Eglant Koçi rezultonte i zhdukur ishte lokalizuar disa herë në këtë zonë.
Pas gjetjes së trupit, dyshimet e policisë u përqendruan edhe më shumë te Armand Shakaj, i cili kishte qenë mik dhe komshi i viktimës. Sipas të dhënave të dosjes, autopsia kishte konstatuar se Eglant Koçi ishte qëlluar me armë zjarri pas koke, duke lënë të dyshohej se autori e kishte qëlluar nga pas.
Në rindërtimin e ngjarjes, hetuesit dyshojnë se përplasja mes dy personave mund të ketë pasur si shkak kriptomonedhat dhe paratë me fajde. Dyshohet se konflikti kishte ndodhur në ambientet e lokalit të Shakajt, ku 34-vjeçari mund të ishte mbajtur me forcë përpara se të ekzekutohej.
Gjetja e trupit i dha një tjetër drejtim hetimit, duke plotësuar një nga elementet që deri në atë moment i mungonin policisë për të rindërtuar ngjarjen dhe për të dokumentuar dyshimet mbi mënyrën se si ishte kryer krimi./Në Shënjestër, News24
Aktualitet
20 November 2026, 20:35
E.M
TURQI- Anija tregtare “Aroyat”, e cila u godit nga një sulm me dronë pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëp&...
Aktualitet
20 November 2026, 20:29
E. D
TIRANË- Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të marrë në pyetje zbuluan detaje të rëndë...
Aktualitet
20 November 2026, 20:26
E. D
TIRANË- Automjeti tip “Porsche Cayenne” në pronësi të Armand Shakajt u kthye në një nga provat kryesore të ...
Aktualitet
20 November 2026, 20:20
E. D
Ervin Meta
BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar dy kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës, duke mos pranuar argument...
Aktualitet
20 November 2026, 20:01
E. D
TIRANË- Zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi në qershor të vitit 2026 vuri në lëvizje policinë, pasi familjar&eum...
Aktualitet
20 November 2026, 19:46
Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të stafit të FMN-së në mbyllje të një vizite (ose “mi...
Aktualitet
20 November 2026, 19:33
E.M
TIRANË- Protestuesit janë përplasur me policinë para Kryeministrisë pasi këta të fundit nuk lejuan zhvillimin e revolt&...
Aktualitet
20 November 2026, 19:15
E. D
TIRANË- Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, po marshojnë...
Aktualitet
20 November 2026, 18:42
E. D
TIRANË- Protesta te kryeministria është shoqëruar me përplasje, pasi policia ka ndërhyrë për të zhvendosur p...
Aktualitet
20 November 2026, 18:37
E.M
TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur edhe këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërkoh&...