15 October 2026, 11:39
Nga I.A
Protestuesit
TIRANË- Forumi i Dialogut Politik ka shprehur mbështetjen për studentët dhe qytetarët që protestojnë prej afro 140 ditësh, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre dhe ndryshime politike përmes krijimit të një qeverie kujdestare. Në një deklaratë publike, Forumi shpreh solidaritet të plotë me protestuesit, ndërsa akuzon qeverinë se po i përgjigjet krizës politike dhe sociale me propagandë, duke shmangur shkaqet rrënjësore të pakënaqësisë qytetare.
Forumi kërkon krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të kufizuar, e cila do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do të garantojë vijimin e procesit të integrimit europian. Gjithashtu, ai kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme pas një periudhe 12-mujore të nevojshme për përgatitjen e tyre.
Deklarata e Plotë:
DEKLARATË E FORUMI I DIALOGUT POLITIK
Shqipëria është në krizë të thellë politike dhe sociale për shkak të akumulimit të pakënaqësive të mëdha. Qeveria vijon të reagojë ndaj krizës përmes injorimit të arsyeve të krizës dhe prodhimin e propagandës që nuk e beson më askush. Kjo propagandë po drejton vëmendjen te pasojat anësore të revoltës dhe jo te arsyet rrënjësore të saj.
Skandalet e pafundme qeveritare, abuzimi me taksat dhe pronat publike nga njëra anë, si dhe revolta qytetare dhe reagimi me dhunë dhe propagandë ndaj saj nga ana tjetër tregojnë se kjo qeveri ëshë pengesa kryesore për stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin e vendit.
Për këtë arsye Forumi i Dialogut Politik:
1. Shpreh solidaritetin e plotë me kërkesat e drejta të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në protestë prej afro 140 ditësh.
2. Kërkon krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të kufizuar për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe vijimin e procesit të integrimit.
3. Kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor dhe miratimin e një kodi të ri që pasqyron nevojat përfaqësuese të shqiptareve.
4. Kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme pas një afati 12 mujor të nevojshëm për përgatitjen e tyre.
Shqipëria meriton demokraci, integrim dhe zhvillim. Një sistem i ri duhet të çlirojë shtetin nga partia dhe të çlirojë ekonominë nga politika.
Forumi i Dialogut Politik protesta e studenteve
Aktualitet
15 October 2026, 11:32
E.d
Pamje
DURRËS- Të rinjtë e Durrësit kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë, ndërsa gjimnazistë...
Aktualitet
15 October 2026, 11:26
E.d
Pamje
TIRANA- Policia vijon të dhunoj të miturit, studentët dhe protestuesit të cilët po vijojnë revoltën e tyre prej ...
Aktualitet
15 October 2026, 11:18
E.d
Pamje
TIRANA- Gjykata e Apelit ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit, ndërsa është vendosur që për momentin...
Aktualitet
15 October 2026, 11:15
E.d
Pamje
TIRANA- Një situatë e rëndë është shënuar ditën e sotme gjatë protestës së studentëve n...
Aktualitet
15 October 2026, 11:06
Pamje
TIRANA - Policia ka arrestuar 55 protestues dhe ka proceduar penalisht 98 të tjerë. Përmes një njoftimi zyrtar policia bën...
Aktualitet
15 October 2026, 11:00
E.d
TIRANA- Situata para Ministrisë së Arsimit është agravuar akoma më shumë. Protestuesit kanë hedhur gurë drejt tyr...
Aktualitet
15 October 2026, 10:53
e.d
Pamje
TIRANA- Situata është tensionuar sërish para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur sërish ...
Aktualitet
15 October 2026, 10:39
Pamje
KORÇA- Protesta është shtrirë edhe në Korçë, ku qindra nxënës dhe të rinjë kanë dalë...
Aktualitet
15 October 2026, 10:33
E.d
Pamje
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në gjimnazi “Ismail Qemali”, pasi policia nuk ka lënë nx&eu...
Aktualitet
15 October 2026, 10:28
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve është përshkallëzuar dhe kanë nisur përplasjet mes studentëve dhe nxënës...