LIVE UPDATES
Politike

FOTO/ Berisha sulmon Sorecën pasi fshiu postimin për Bashën: Huomo Duplex, lëndove opozitën, je përfolur për shumë por u

27 March 2020, 11:59 Nga DOSJA
FOTO/ Berisha sulmon Sorecën pasi fshiu postimin për Bashën:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkak është bërë postimi i fshirë nga ambasadori për një bisedë që Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kishte pasur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Postimi i fshirë nga Soreca, që tanimë nuk gjendet më në Tëitter, u raportua nga shumë portale pranë Partisë Demokratike si një “urdhër” për shkak të një ndikimi të supozuar që sipas tyre, ka qeveria Rama mbi delegacionin e BE në Tiranë.

 

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Berishës, i cili i ka kushtuar një shkrim me nota ironie Sorecës, të cilin e quan “Dy Luigjët”. Berisha thotë se Luigji i parë, është ai që postoi në Twitter njoftimin se Basha komunikoi me Komisionerin dhe i dyti, një Luigj që lëndon ndjekësit e opozitës dhe mbështet qeverinë. Këtu, Berisha kujton ditën e dënimit të Saimir Tahirit, që sipas tij, ia kaloi duke thënë vetëm se do të shihte dosjen e më pas do të fliste ndërkohë që deri më sot nuk ka dhënë asnjë koment.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS:

Dy Luigjet! Cdo njeri qe do lexoj kete titull do kujtoje se vertetn e kam fjalen per dy persona te ndryshem qe kane te perbashket emrin Lugj. Por çdo njeri qe medon keshtu gabon, ne kete rast kemi te bejme vetem me nje person por nje Huomo Duplex.

Konkretisht njeri eshte: -shkelqesia e tij zoti Luigji Soreca, i cili ne ushtrim te detyres se tij si ambasador i Bashkimit Europian ne Tirane vendos ne rrjetin e tij social tweeter njoftimin e Komisionerit te BE per zgjerimin Oliver Verhelyi ne te cilin ai njoftonte se kishte zhvilluar nje bisede me shefin e opozites shqiptare z. Lulzim Basha lidhur me vendimin e BE per negociatat me Shqiperine dhe gjendjen e covid19.

Kurse tjetri eshte -Luigji, ish luftatar i vendosur i mafies italiane por tani per te ardhur keq si viktime e narkomafies qeveritare te narkoshtetit te vetem ne Europe.

Ky Luigj miq, heq pas dy oresh nga tweeter i tij njoftimin per biseden e zhvilluar midis Komisionerit dhe zotit Basha qe vete e kishte vendosur. Ai e ben kete pa dhene asnje shpjegim dhe pa u merakosur fare se ai eshte nje akt lendues per te gjithe ata qe perfaqeson shefi opozites se nje vendi.

Perveç kesaj, ky eshte Luigji, i cili diten e dhenies se denimit qesharak per Sajmir Tahirin i pyetur nga mediat per nje koment, ai i zene ngushte por duke akuzuar veten per shumçka pergjigjet “se para se te flase do te shohe dosjen sepse jam prokuror”. Keshtu, Luigji ambasdor foli sikur te ishte i akredituar si prokuror tek Edvin Mafia apo Don Agaçio. Nderkohe deri sot prokuror Luigji nuk ka patur kohe te shqyrtoje dosjen dhe tju flase shqiptareve si prokuror.

Luigji tjeter miq eshte perfolur per gjera qe une i quaj zero por shtoj ketu se ai eshte Luigji per te cilin Kushtetuta, vendimet e Gjykates Kushtetuese te vendit njelloj si per narkomafien qeveritare te narkoshtetit te vetem ne Europe, te kryesuar nga Edvin Mafia dhe Don Agaçio, nuk ekzistojne para vullnetit te ketyre dy te fundit.

Keshtu, kur Edvin Mafia dhe Don Agaçio miratuan ligjin antikushtetues KÇK, ligj te cilin ne vitin 2015 Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshte si ligj antikushtetues, prokuror Luigji ne mbeshteje te ketij akti kushtetues, de facto te binomit mafioz Edvin Mafia – Don Agaçio, deklaroj se ai, prokurori, do vezhgoje nga afer ligjin KÇK qe dhunon Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut ne dy nene, Kushtetuten se paku ne tre nene, kodin e procedures penale ne disa nene. Pra miq, dy Luigjet, siç ju njoftova qe ne krye te radhes, jane nje Luigj por Duplex! Nuk kemi ç’te themi, edhe shqiponjen e kemi me dy koka! sb

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca lulzim basha opozita dhe nderkombetaret sali berisha luigi soreca lulzim basha opozita dhe nderkombetaret sali berisha


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...