Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Autoritetet druhen nga përshkallëzimi i dhunës, plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve publike.
FRANCA- Franca ka vendosur në gatishmëri 70 mijë efektivë të policisë dhe xhandarmërisë në të gjithë vendin, në prag të protestave të paralajmëruara për të shtunën, më 24 tetor. Autoritetet druhen nga përshkallëzimi i dhunës, plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve publike.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, bëri të ditur se operacioni i sigurisë do të përfshijë efektivë nga strukturat lokale, si dhe njësi të specializuara të ndërhyrjes së shpejtë. Në terren pritet të angazhohen edhe njësitë elitare RAID dhe BRI, helikopterë, automjete të blinduara dhe topa uji.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, plani parashikon një reagim të shpejtë të forcave të sigurisë në zonat ku mund të shpërthejnë incidente. Mobilizimi i kësaj radhe është më i madh se ai i 17 tetorit, kur në të gjithë vendin u angazhuan 60 mijë efektivë dhe protestat u shoqëruan me incidente në Paris dhe qytete të tjera.
Frikë nga plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve
Autoritetet franceze kanë paralajmëruar për thirrje të shumta në rrjetet sociale që nxisin plaçkitje dhe akte dhune gjatë protestave të reja. Sipas ministrit të Brendshëm, janë identifikuar gjithashtu mesazhe që bëjnë thirrje për sulme ndaj ndërtesave publike. Qeveria ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj personave që përfshihen në akte të dhunshme, ndërsa hetimet për incidentet e javës së kaluar vijojnë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, rreth 500 persona janë arrestuar në lidhje me plaçkitjet e fundit. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka njoftuar se 232 persona janë dërguar në burg pas incidenteve të 17 tetorit, ndërsa mbi 1 mijë persona janë paraqitur para gjyqtarëve në kuadër të procedurave ligjore.
Njësitë speciale do të kenë si detyrë kryesore mbështetjen e forcave të rendit, duke u mundësuar këtyre të fundit të përqendrohen në kontrollin e situatës në terren.
Shtyhet ndeshja PSG-Lyon për shkak të protestave
Situata e sigurisë ka ndikuar edhe në kalendarin e futbollit francez. Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Lyon, e vlefshme për javën e tetë të Ligue 1, është shtyrë nga e diela për të hënën në mbrëmje.
Vendimi u mor pas kërkesës së autoriteteve kompetente, të cilat kanë vlerësuar se angazhimi i madh i forcave të sigurisë gjatë fundjavës e vështirëson garantimin e rendit për zhvillimin e ndeshjes.
Franca po përgatitet kështu për një fundjavë me masa të shtuara sigurie, ndërsa autoritetet synojnë të parandalojnë përsëritjen e skenave të dhunës dhe plaçkitjeve të ditëve të fundit./Dosja.al
pamje RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një shkëmbim të ri të robërve të luftës, duke liruar nga 270 ushta...
Pamje FRANCA- Franca po përballet me një krizë të thelluar financiare dhe politike, e nxitur nga borxhi i lartë publik, kostot në...
pamje JEMEN- Një nënë nga qyteti i Taizit në Jemen është kthyer në simbol të dhimbjes dhe qëndresës, ...
pamje nga Oleski UKRAINA- Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për armëpushim në qytetin Oleski, në rajoni...
Flamuj të BE-së të vendosur në Bruksel Komisioni Evropian (KE) i doli në mbrojtje të delegacionit të Parlamentit Evropian (...
avion ushtarak FRANCË- Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe kanë zhvilluar një stërvitje të përba...
pamje nga vendngjarja JORDANI- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri brenda një kish...
Benjamin Netanyahu, IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar nisjen e një operacioni ushtarak në shkallë të...
Trump dhe Zelenskyy SHBA- Një plan i ri amerikan për t'i dhënë fund luftës thuhet se kërkon që Ukraina të...
Pamje Votuesit amerikanë do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet mesmandatit, në të cilat shumëçka ës...