LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Kur këto zgjedhje mbahen në gjysmën e mandatit katërvjeçar të presidentit, ato quhen zgjedhje të mesmandatit.

23 October 2026, 15:18 Nga E.d
Analiza: Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit
Pamje

Votuesit amerikanë do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet mesmandatit, në të cilat shumëçka është në lojë. Partia Demokratike synon t’ia marrë Partisë Republikane të Donald Trumpit kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe kështu t’ia vështirësojë presidentit zbatimin e agjendës gjatë dy vjetëve të fundit të mandatit të tij.

Në këtë tekst mund të lexoni se për çfarë votohet në zgjedhjet e 3 nëntorit, cilat janë çështjet kryesore dhe çfarë është në lojë.

Për çfarë votohet?

Çdo dy vjet, amerikanët votojnë për anëtarët e dy dhomave të Kongresit amerikan: Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Kur këto zgjedhje mbahen në gjysmën e mandatit katërvjeçar të presidentit, ato quhen zgjedhje të mesmandatit.

Rreth 250 milionë shtetas amerikanë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026, që është një rritje prej 8.4 milionë votuesish krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, sipas Qendrës Kërkimore Peë, një organizatë jopartiake.

Për Dhomën e Përfaqësuesve bëhet garë për 435 vende, pasi anëtarët e saj zgjidhen për mandate dyvjeçare.

Senatorët, nga ana tjetër, shërbejnë për mandate gjashtëvjeçare. Çdo dy vjet, anëtarët e njërës prej tri klasave të senatorëve, afërsisht një e treta e tyre, përballen me zgjedhje ose rizgjedhje. Më 3 nëntor, garë do të ketë për 35 nga 100 vendet në Senat. (Këtu përfshihen edhe dy zgjedhje të posaçme, pasi republikanët Marco Rubio nga Florida dhe JD Vance nga Ohajo hoqën dorë nga vendet e tyre në Senat në janar të vitit 2025, për t’iu bashkuar administratës së Trumpit).

Përveç kësaj, votuesit do të zgjedhin guvernatorë në 36 shtete dhe në tri territore të SHBA-së. Në disa shtete do të votohet edhe për poste lokale e gjyqësore, si dhe për çështje të veçanta që u paraqiten votuesve për vendimmarrje në nivel shtetëror.

Çfarë është në lojë?

Republikanët aktualisht e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë prej pesë vendesh. Ky avantazh i ngushtë lë të hapur mundësinë që demokratët të fitojnë mjaftueshëm vende për ta marrë kontrollin e saj.

Një rezultat i tillë do ta pengonte, por nuk do ta pamundësonte, ushtrimin e pushtetit nga Trumpi, pasi demokratët kanë premtuar t’i zhbëjnë disa prej vendimeve të tij politike në fusha, si: kujdesi shëndetësor, tarifat doganore dhe lufta me Iranin.

Udhëheqësit republikanë kanë thënë se, nëse e ruajnë kontrollin, amerikanët duhet të presin vazhdimin e politikave të ndjekura gjatë dy viteve të fundit të presidencës së Trumpit.

Në Senat, republikanët zotërojnë 53 nga 100 vendet, pra një shumicë relativisht të ngushtë.

Senati ka kompetencën ekskluzive për të konfirmuar emërimet presidenciale në poste të caktuara, për të miratuar ose refuzuar traktatet dhe për të shpallur fajtorë ose për të liruar nga akuzat të pandehurit në proceset e shkarkimit të presidentit, të nisura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Numri i vendeve që i takojnë secilit shtet në Dhomën e Përfaqësuesve përcaktohet nga popullsia e tij, përmes një procesi të quajtur ndarja e vendeve. Ndërkaq, secili prej 50 shteteve ka nga dy vende në Senat, pavarësisht numrit të banorëve. Për shembull, Pensilvania ka aktualisht 17 përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Kansasi ka katër; të dyja shtetet kanë nga dy senatorë.

Partia e presidentit, pavarësisht nëse është Republikane apo Demokratike, shpesh humb vende në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, por kjo nuk ndodh patjetër edhe në Senat.

Sondazhet e publikuara aktualisht nga shumica e mediave të mëdha tregojnë se demokratët pritet të fitojnë vende në Dhomën e Përfaqësuesve, çka ka gjasa t’ua mundësojë marrjen e kontrollit të saj. Ndërkaq, rezultati i garës për Senatin mbetet i pasigurt.

Çështjet kryesore

Përballueshmëria e kostos së jetesës është shndërruar në çështjen kryesore për votuesit. Inflacioni i vazhdueshëm, i theksuar nga rritja e ndjeshme e çmimeve të karburanteve, si dhe pagat që kanë mbetur kryesisht në vendnumëro, po dominojnë debatin. Gjysma e votuesve të regjistruar, që janë anketuar në një sondazh rishtazi nga Reuters/Ipsos, e përmendën koston e jetesës si faktorin më të rëndësishëm që do të ndikojë në votën e tyre.

Republikanët kanë vënë në pah ekonominë e fortë, miratimin e zgjatjes së lehtësimeve tatimore dhe rritjen e vrullshme të tregut të aksioneve, si dëshmi se politikat e tyre po e çojnë vendin në drejtimin e duhur.

Çmimet e karburanteve, përfshirë naftën me 7.69 dollarë për gallon, shfaqen në një pikë karburanti pranë qarkut Kern të Kalifornisë, më 21 tetor 2026.

Demokratët kanë përmendur rritjen e ndjeshme të çmimeve të benzinës dhe naftës që nga nisja e sulmeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt, si dhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore, si arsye për të votuar kundër republikanëve.

Edhe imigracioni ka qenë në qendër të shumë debateve gjatë fushatës. Republikanët kanë vënë në pah forcimin e kontrolleve kufitare dhe dëbimin e qindra mijëra personave që ndodhen ilegalisht në SHBA qëkurse Trumpi e mori detyrën.

Demokratët janë përqendruar te mënyra se si është zbatuar kjo politikë, duke theksuar rastet me pasoja fatale në përballjet me agjentët federalë të imigracionit, si dhe taktikat që ata i konsiderojnë të ashpra në identifikimin dhe ndjekjen e personave që dyshohet se ndodhen ilegalisht në vend.

Inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave, kriptovalutat, aborti, si dhe çështjet e politikës së jashtme, përfshirë luftën me Iranin dhe mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si do të votojnë qytetarët./REL

Donald Trump shba zgjedhje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin