LIVE UPDATES
Aktualitet

Familjarët, “gardianët” e 600 të dënuarve që lënë qelinë e ikin në shtëpi: Nëse kapen jashtë…

25 March 2020, 12:01 Nga DOSJA
Familjarët, “gardianët” e 600 të dënuarve

Familjarët që do të presin për “karantinim” të dënuarit do të jenë gjithashtu edhe policët e tyre. Siç bën me dije një burim i Gazetës “Si” veç formularit aplikues, edhe i afërmi që do marrë përsipër strehimin e të burgosurit duhet të plotësojë një formular të veçantë tip. Në këtë dokument që Gazeta “Si” disponon tregohet se pasi i afërmi jep të dhënat personale, duhet të tregojë lidhjen që ka me të burgosurin që do lërë qelitë për tre muaj për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ai duhet të japë gjithashtu pëlqimin për të pranuar të dënuarin dhe kjo ndodh për t’u treguar autoriteteve se i burgosuri do të ketë ambient ku të qëndrojë dhe në njëfarë mënyre vërtetohet që ai është i pastrehë dhe në një të ardhme, në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore, i ndërpritet rruga për t’u justifikuar se “nuk qëndroj në shtëpi apo u arratis pasi nuk ka banesë”.

Kjo gjithashtu i lë të hapur shtegun përgjegjësisë ligjore në rast arratisjeje të të burgosurit dhe mosparaqitje të tij në burgun ku ai vuante dënimin përpara se të kthehej në shtëpi. Për lejen e veçantë familjari duhet të rendisë një listë emrash të të afërmeve që do ta trajtojnë në banesë të burgosurin. Në këtë kuptim familjari merr deklarues merr përsipër vullnetarisht dhe duhet të pranojë në formular që do bëjë policing, me frazën “në rast se do ketë shmangie nga karantinimi apo nëse largohet nga vend qëndrimi do njoftoj në telefon policinë”.

Një burim i sigurt pranë Departamentit Juridik të Burgjeve shtoi se në formular është përfshirë edhe marrja e përgjegjësisë ligjore edhe nga i afërmi nëse i burgosuri arratiset, dhe kjo do të thotë në njëfarë mënyre parashikim ligjor i skemës, nëse do ketë arratisje në masë, sa kohë lista e të dënuarve përfitues është 600 veta. Familjari ka detyrim që çdo ditë të raportojë në telefon, fillimisht në orën nëntë të mëngjesit dhe në mbyllje të ditës në orës 20.00, raportim që do të kryhet në një numër që do t’i vendoset në dispozicion nga IEVP e burgut ku i dënuari mbahej më herët. Një telefonatë tjetër duhet të kryhet edhe me policinë lokale në orën 13:00.

“Ne besojmë se përmes kësaj mënyre, u shpreh për gazetën një jurist, do të mbajmë nën kontroll të dënuarit, edhe pse ajo që na jep besim se nuk do ketë arratisje në masë nuk është familjari i tij, sesa profili i vetë të dënuarit. Siç bëhet me dije, 600 të dënuarit që do të vetizolohen nga qelia në shtëpi, veç kushteve që duhet të plotësojnë në përputhje me aktin normativ, ata duhet të mos konsiderohen të rrezikshëm, të mos kenë masa disiplinore në burg dhe të kenë një profil që i bind autoritetet që ata do kthehen sërish në burg

Siç mësoi jozyrtarisht Gazeta “Si”, pjesa më e madhe e atyre që do të shkojnë përkohësisht me leje të veçantë në shtëpi, janë të dënuar për kultivim hashashi. Mësohet se për këtë vepër janë gati 300 të dënuar të formës së prerë, të cilëve u ka mbetur më pak se 3 vjet heqje lirie për të vuajtur në qeli. Të tjerët janë të moshuar, apo të sëmurë kronikë, shpërdorues detyre dhe hajdutë. Pritet që burgjet të miratojnë brenda kësaj jave kthimin e të dënuarve në shtëpi, bazuar në aktin normativ nga qeveria që miratoi të hënën për të shmangur përhapjen e Covid-19.

“Megjithatë nga ana tjetër kushdo që arrestohet këto ditë, nuk dërgohet menjëherë në qelitë e paraburgimit, por karantinohet në qeli të vecanta”, shpjegoi në telefon një zyrtar policie i Burgjeve që shtoi se në burgje janë të angazhuar gati 4 mijë punonjës dhe staf, të cilët gjithashtu janë të rrezikuar, ndaj dhe është lëshuar një urdhër përmes të cilit ndalohet që stafi të hyjë në burg pa doreza dhe pa maskë si dhe pa u kontrulluar çdo ditë te dera e burgut te një mjek i posaçëm për temperaturën dhe simptoma të ngjashme me ato që ka një i sëmurë i koronavirusit.

Marrë nga GazetaSi 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirimi i të burgosurve nga burgu lirimi i të burgosurve nga burgu

Sondazh

Aktualitet 25 March 2020, 11:18

TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme n...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin