13 October 2026, 19:18
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë protestës së sotme, për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar.
Sipas njoftimit zyrtar, në QSUT janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultës me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias, të cilat, pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pas kësaj ata janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillën e mjekut.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Strukturat shëndetësore në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë mjekësore personave të dëmtuar gjatë protestës
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje për ndihmë mjekësore gjatë protestës dhe pas përshkallëzimit të saj.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultës me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias, të cilat, pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillën e mjekut.
Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë. Njëri prej tyre është shtruar në spital, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tjetri po mbahet në monitorim nga mjekët.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe strukturat shëndetësore mbeten në gatishmëri për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit mjekësor për çdo person që paraqet nevojë./Dosja.al
protesta
Aktualitet
13 October 2026, 19:14
G.M
pamje nga protesta
TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë prej rreth pesë orësh...
Aktualitet
13 October 2026, 19:01
e.d
Pamje
TIRANA- Situata me protestën është përshkallëzuar sërish, pasi protestuesit janë futur brenda një biznesi në...
Aktualitet
13 October 2026, 18:48
G.M
pamje
TIRANË- Protesta qytetare e organizuar ditën e sotme u shoqërua me tensione të shumta. Protestuesit kanë ndezur zjarrë n&e...
Aktualitet
13 October 2026, 18:33
G.M
pamje
TIRANË- Një situatë e tensionuar ka përfshirë protestën e sotme e cila nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Du...
Aktualitet
13 October 2026, 18:12
G.M
pamje nga protesta
TIRANË- Protesta e studentëve po vijon prej katër orësh tashmë, mes tensioneve të vazhdueshme d...
Aktualitet
13 October 2026, 18:10
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka shtuar përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së studentëve, në përpjekje për t&e...
Aktualitet
13 October 2026, 17:52
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe akte dëmtimi në hapësirat publike. D...
Aktualitet
13 October 2026, 17:40
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar ndaj studentëve të cilët kanë protestuar ditën e sot...
Aktualitet
13 October 2026, 17:35
G.M
pamje
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me shoqërimet e bëra ditën e sotme gjatë protestës ...
Aktualitet
13 October 2026, 17:32
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon të shoqërohet me tensione dhe akte dëmtimi ndaj godinë...