LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- ‘Nuk jam njeriu i duhur për të folur për median’/ KONFERENCA, Rama: Ka përhapje të ‘Fake news̵

11 October 2021, 07:57 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Nuk jam njeriu i duhur për të folur për

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar konferenca e OSBE për Europën Juglindore, me temën “Gazetari në kohë krizash”. I ftuar ishte dhe kryeministi Edi Rama i cili deklaroi se nuk është personi i duhur që mund të diskutojë për lirinë e medias, kjo për shkak të opinioneve të tij që ndryshojnë. Ai e vuri theksin në krizën që sipas tij po kalon gazetaria prej medieve online.

Rama tha se ‘liria e përhapjes’ po cenon rëndë lirinë e fjalës, e se shpifjet janë shndërruar në një problem të madh që kanë nevojë të jashtëzakonshme për integritetin e medias.


Rama: Eshtë padyshim kënaqësi të jem këtu, pasi diskutuam me ambasadorin e OSBE-së pak kohë më parë se si të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe si të bashkojmë përpjekjet për një mjedis më të mirë, lirinë e medias. Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin. I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër llogjikës, kur vjen fjala për gazetarinë. E cila mbështetet në ndjenjë e misionit, fuqi e katërt reale për ti trajtuar kësisoj fuqitë e tjera. Mendoj se ka një vijë të hollë, është e rrezikshme të kombinosh dhe ti mbash të dyja në harmoni, nga njëra anë të respektojmë lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër lirinë e qyteravë. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtarash, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik. Duhet të reflektojmë, e kemi mësuar në mënyrë më të vështirë, nuk lidhet me qeverinë.

Rama tregoi dhe një eksperiencë personale, teksa bënte një artikull që duhej publikuar në mediat botërore. Ai tha se është shokuar nga taktika e përdorur nga ata, pasi kontaktonin çdo person që përmendej në artikull, nëse ishin dakord apo jo për të qënë pjesë e saj. Sipas Ramës, kjo taktikë bëhej në mënyrë që të mos kishin asnjë humbje në seancat gjyqësore, nëse paditeshin për fake neës.

‘Kur u ftova të shkruaja një artikull për “The Guardian”, në fillim të viteve 90 dhe ishte përvoja ime e parë me mediat ndërkombëtare. U trondita nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër. Donin të verifikonin nëse mund të ndryshonin titullin. Unë nuk kisha mundësi tu përgjigjesha sepse nuk kishim as celular dhe pritën të merrnin përgjigje prej meje. Kjo përvojë u ndoq nga një tjetër edhe më befasuese me “The Neë Yorker”. Kaloi një javë dhe para se të largohej më thotë “Më duhet të të them se ka mbetur një gjë tjetër dhe duhet të përgatitesh që të kalosh një proces të kontrollit të fakteve të vetë artikullit tim”. Në fillim nuk e kuptova, por më pas e kuptova se për çdo njeri që përmendje në artikuj, çdo person të binte dakord me çdo fjalë të shkruar në artikull që e citonte. Kur i thashë që “është e tepërt”, “ndoshta” më tha, “kjo është arsyeja përse nuk kemi humbur asnjë çështje në Gjykatë në SHBA”.

Më pas, kreu i qeverisë përmendi dhe një shprehje të Donald Trump për ti bërë përballë lajmeve të rreme. Rama tha se përhapja e lajmeve të rreme ka qënë më e theksuar në ‘Twitter’ pasi aty kishin shpërndarje shumë më të lartë se në rrjetet e tjera sociale.

‘Kur je politikan, kur je zyrtar mund ta stërvitesh veten të mbijetosh dhe ti thuash veten se kështu janë gjërat siç thotë legjendari Donald Trump duhet durim. Se menjehëherë etiketohesh si person që je kundër lirisë, bla bla bla. Kur sheh fëmijët e tu, familjen tëndë që sulmohen me gënjeshtra, akuza që janë të pabaza, çfarë bën shkon në gjykatë e pastaj? Duhen vite që gjykata ta përfundojë çështjen por dëmi është bërë, kur mendon se kapaciteti për këto gënjeshtra është më i madh se e vërteta, shndërrohet në një makth të mirëfilltë. Njerëzit këtu e njohin këtë vlerësim, që iu është bërë përhapjes së informacionit përmes Twitter. Postimet e pasakta në Twitter, kishin një përhapje më të lartë se ato të vërteta, një prej shumë shembujve. Bota jonë është përballë sfidave të mëdha, është sfidë që duhet trajtuar në mënyrë krijuese, pa harruar se sa e rëndësishme është për të mos kufizuar lirinë e fjalës. Mendoj se të predikosh për lirinë përballë këtyre valëve shkatërrimtare nuk mendoj se është përgjigjia. Unë nuk e kam se ta kisha ndoshta do kisha fituar çmimin Nobel, jam i gëzuar për gazetarët që e fituan çmimin. Nuk jam optimist me atë që shikoj sepse televizionet dhe gazetata duhet të rregullohen. Unë dëgjoj në mënyrë të qartë dhe të fortë lidhur me vetërregullimin por nuk jam i sigurtë nëse kjo është përgjigjia. Shpejtësia është përtej imagjinatës, kur vjen fjala për vëllimin që duhet përpunuar për të parandaluar këtë përhapje apo idenë për të klikuar.’– u shpreh kryeministri.

Konferenca e Mediave në Evropën Juglindore, do të zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë. Kjo konferencë do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca e mediave në evropën juglindore edi rama konferenca e mediave në evropën juglindore

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin