LIVE UPDATES
Aktualitet

Gazetarja Desada Metaj riboton shkrimin që “mërziti” demokratët: Edhe sot e njëjta gjë me socialistët

23 March 2019, 19:08 Nga DOSJA
Gazetarja Desada Metaj riboton shkrimin që “mërziti”

TIRANË– Në një status në Facebook, gazetarja Desada Metaj kritikon mënyrën se si organizohen mitingjet nga partitë politike në Shqipëri. Ajo ka publikuar një status në Facebook ku thekson se kongresi i sotëm i Partisë Socialiste i kujton të njëjtën atmosferë që kishte mitingu i Partisë Demokratike në vitin 2013.

Sipas gazetares në vitin 2013, PD-ja organizoi një konventë për gratë ku asnjë retushim nuk e fshihte dot mungesën e moralit për të qeverisur më tej, ndërsa kongresi i Partisë Socialiste i solli pikërisht këtë gjë në mendje.

Statusi i plotë i Desada Metaj

Në vitin 2013, e lodhur dhe e konsumuar nga pushteti, PD organizoi një konventë për gratë ku asnjë retushim nuk e fshihte dot mungesën e moralit për të qeverisur më tej. Ma kujtoi Parid Turdiu këtë ngjarje, njëkohësisht dhe një shkrim timin që asokohe i “mërziti” demokratët në pushtet.

Ky kongresi i sotëm këtë atmosferë më sjell në mendje….

Maj 2013.

Nga Desada Metaj

Ne një salle mijravendeshe te mbushur tej e tej me gra,gëzimi dhe entuziazmi me duket si gjeja me e pavend ndërsa ne skene ka këngëtare qe mbajnë fjalime dhe politikane qe recitojnë fjalime te stilit amerikan. Asnjë impiant ndriçimi,nuk mund ta fshehe lodhjen dhe trishtimin ne sytë e mijëra grave qe mbushen sallën ne konventën e grave demokrate. As friken se “shefet” ne salle do vinin re mungesën e entuziazmit. Askujt nuk i mbetet asgjë në mendje në atë sallë. Ato që janë në rreshtat e para dhe për të cilat bëhet festa, janë kujdesur që të tjerat ato që dëgjojnë ulur në sallë, të zbaviten ose me vajza të bukura këngëtare, aktore, apo aktruese.

Gratë e rreshtit parë, apo gratë shefe tashme e kane kohen e zëne me fushatën qe ka nisur, emrat e listës se deputeteve, karrierën dhe paratë e burrave apo partnereve, fustanin qe do zgjedhin (asnjëherë 2 njësoj)….

Shefet nuk e dine asnjëherë se si këto bukuroshe kane përfunduar ne radhët e para te grave demokrate. Ose te paktën kështu thonë. Sepse vete ne thelb pak apo shume pak prej tyre janë te sigurta për vendin qe kane. Shefet nuk kane dëgjuar mbase asnjëherë këngët e këngëtares qe kane ne krah apo nuk kanë pare kurrë shfaqjen e aktores qe kane ngjitur,por kjo s’ka rendësi. Madje duket me e lehte për to ndërsa neper tavolina do llomotisin se këto janë ”peshqeshe” te dikujt tjetër.

Prej 8 vitesh këto “gra shefe” e katandisen tribunën e se djathtës një paçavure ku çdo demokrateje do t’i vinte turp te ulej. S’kam asgjë kundër artit,madje emri i Inva Mules ne krye te listës se bashkiakeve te Tiranes i jep nder qytetareve dhe demokrateve. Por modeli, qe këto zonja po përpiqeni te na servirni është me i gabuari dhe me i dëmshmi për te djathtën ne Shqipëri. Nuk dua t’i hyj analizës se si u ngjiten (edhe duke u rrezuar) shkallet e karrierës ne politike. Se sa here u përgjëruat për një post dhe “luftuat” shoqet tuaja me fort se këdo. Se sa pa dinjitet shfrytëzuat lidhjet,miqësitë,militantet për te arritur atje ku donit.

Por ne mandatin e trete duhet me shume kujdes! . Tashme terreni nuk është me si 8 vjet me pare. Kur KOP-i ishte risi dhe kur ne konvente brohoritjet dhe entuziazmi ishte i sinqerte. Kur ato qe kishin  vendin ne skene ishin atje dhe kur  intelektualet, mësueset, mjeket, fizikanet, kimistet madje dhe biznesmenët ishin ne salle. Por harresa,etja për para dhe pushtet i shndërroji këto gra “qendrestaret” e vërteta te PD ne mbetje arkeologjike. Sepse paraja dhe pushteti rendin drejt epshit dhe rendim ne Shqipëri drejt vulgaritetit.

Ndaj pas 8 vjetësh nëse do me kërkoni te flisja ne atë konvente ( dhe do pranoja sigurisht) do kërkoja me sy dhjetëra fisniket qe kam njohur për 8 vjet ne fushatat e PD. Do mundohesha ti përshëndesja thjesht me 2 fjale,madje do i kërkoja ndjese pse shume prej tyre janë ende pa pune sepse “shefja” e saj nuk e njeh,ajo është bere “shefe” pas 2005. Do flisja pa pompozitet,pa lexuar ne promter por duke i pare me zemër,sepse e di qe sado te poshtërohen këto gra do votojnëserish djathtas,njësoj si unë. Ato kane dinjitet. Madje ne fund edhe mund te rrezohesha,është krejt njerëzore. Por do ishte “rrëzim” dinjitoz,sepse ndërkohe do kisha thëne ato c’ kisha ne mendje e zemër. Më erdhi keq për dikë që u rrëzua dhe u bë lajm dhe nuk po bëhet lajm që shumica e atyre grave të heshtura në sallë janë të rrëzuarat e vërteta nga pushteti I këtyre zonjave shefe që tani duan të na zbavitin dhe me çingije.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet desada metaj kongresi i ps mitingu i pd partia demokratike partia socialiste desada metaj kongresi i ps mitingu i pd partia demokratike partia socialiste

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa