Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Gent Cakaj kujton luftën e Kosovës: Si u larguam bashkë me nënën e motrat drejt Maqedonisë së Veriut, frika që përjetov
11 June 2020, 21:11Nga DOSJA
TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është kthyer pas në kohë, ndërsa ka ndarë për herë të parë rrëfimet e tij për luftën e Kosovës. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Cakaj, pohoi se ishte vetëm 8 vjeç kur trupat e NATO-s hyn në Kosovë, ndërsa iu desh që të largohej nga aty drejt Maqedonisë me nënën dhe motrat e tij dhe babai qëndroi në Prishtinë.
“Kënaqësi që po flas me ju, aq më tepër kur flas nga Lugina e Preshevës. Ndonëse kam qenë tepër i ri në moshë në kohën e fillimit të luftës, vetëm 8 vjeç, përjetimet i kam të forta. Mbaj mend disa flakë të madhe në trajtën e kërpudhës, përjetova një ndjenjë të çuditshme frike dhe gëzimin për ndërhyrjen e NATO. Mbaj mend përbuzjen në kufi me Maqedoni. Gjatë luftës, unë me nenën dhe motrat shkuam në një fshat ne Maqedoninë e Veriut, ndërsa babai kishte mbetur në Kosove. Dhe ankthi më i madh ishte për babain dhe situatën në Kosovë.
Vjen të kujtoj dhe rikthimin në Kosovë, ballafaqimin me ushtarët amerikanë. Ata nuk na dhanë vetëm ndjesinë e çlirimit, por dhe të kujdesit. Sot jam pjesë e një gjeneratë që ka qenë i ri në fillimin e luftës. Unë kam lindur pak pas mbylljes së radion televizionit të Kosovës. Si gjeneratë, diçka duhet të jetë e qartë. Kjo duhet të na japë ne shembull se duhet të kemi idealizëm dhe përgjegjësi më të madhe, për t’i afruar vendet tona drejt njëra-tjetrës.”, tha Cakaj.
TIRANË– Maks Haxhia, Kreu i Shkollës së Avokatisë në Shqipëri, njekohesisht edhe mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, në një bisedë me gaz...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për aksionin e IKMT në Velipojë. Në një reagim për mediat sociale, Basha shkruan se Ed...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat kundër COVID-19. Në fjalën e tij, Rama u...
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me policinë italiane. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se janë...
BRUKSEL- Tre eurodeputetë të Parlamentit Evropian kanë dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një letër, tre eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Pop...
TIRANË– Ditën e sotme u mblodh online Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Që në nisje të mbledhjes, deputeti Kujtim Gjuzi kë...
TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar sot fotot e tezave të provimit të maturës. Në një reagim në mediat...
TIRANË- Një sasi tritoli është gjetur sot pasdite në një banesë në Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se tritoli është prandë banesës së s...