LIVE UPDATES
Bota

GJITHÇKA E BETONIZUAR! Si u kthye MAFIA në ‘shkatërruesin’ e jugut të Italisë, ndërtimet pa kriter për prestigj dhe p

26 July 2021, 05:43 Nga DOSJA
GJITHÇKA E BETONIZUAR! Si u kthye MAFIA në

Shkrimi i përgatitur nga: Roberto Saviano, autori i “Gomorrah” dhe korrenspondeti i “The Guardian” për Italinë, Lorenzo Tondo

ITALI- Nëse e pyet Maurizio Carta-n se si duket mafia, ai do të të dërgojë në zonat e banuara të kryeqytetit sicilian të Palermos. Atje, qindra blloqe apartamentesh të shkreta e ngjyrë gri, plagosin periferitë dhe një pjesë të madhe të qendrës historike. Ndërtimet janë rezultat i një furie ndërtimish të viteve 1960 dhe 1970, kur Vito Ciancimino, një mafioz nga klani i dhunshëm “Corleonesi”, urdhëroi prishjen e pallateve për të krijuar blloqe kullash brutaliste, duke mbuluar zona të gjera natyrore dhe kopshte me ton prej betoni. Është një nga kapitujt më të errët në urbanizimin pas Luftës së Siçilisë dhe do të hyjë në histori si “thesi i Palermos”.

Mafia siciliane kishte deklaruar që planifikimi urban në Palermo do të kontrollohej nga Ciancimino, i cili në 1959 u emërua shef i punëve publike nga Administrata. “Fjala “thes” nuk u zgjodh rastësisht për të përshkruar atë periudhë,” thotë Carta, profesor i planifikimit urban në Universitetin e Palermos. “Ashtu si plaçkitjet e barbarëve, mafiozët shkatërruan qytetin me çimento, duke shpërfytyruar parqet, peisazhin dhe bukuritë natyrore të tij.”

Rrënojat nga prishjet dhe materialet e ndërtimit u hodhën në bregdet, duke shkaktuar ndotjen e plazheve, shumë prej të cilave mbeten të paarritshme për notarët sot.

“Me thesin e Palermos, mafia ekspozoi fuqinë e saj të madhe kriminale,”- thotë Carta.

“Ata u dërguan një mesazh institucioneve, duke u bërë të qartë se ata, bosët, kishin fuqinë të ndryshonin jo vetëm ligjet që rregullonin projektet e planifikimit urban dhe formën e qytetit, por edhe klimën .”

“Palermo ishte ndërtuar për të lejuar flladin të dilte nga malet dhe të kthehej përsëri për të freskuar qytetin. Me ato ndërtime të larta të ndërtuara përgjatë bregdetit dhe rrëzë maleve, Palermo u bë një qytet i nxehtë, i errët dhe mbytës.”

Ai shton: “Bosët gjithashtu dërguan një mesazh për mijëra qytetarë që ishin të pastrehë pas Luftës së Dytë Botërore: nëse ato familje do të gjenin ndonjëherë shtëpi, kjo do të ishte falë mafiozëve”.

Mafizoët ndryshuan formën e qyteteve italiane, duke shkatërruar peisazhe me beton për të afirmuar autoritetin e tyre. Sepse arkitektura mafioze, si të gjitha veprimtaritë e klaneve, ka sintaksën, logjikën dhe funksionin e saj.

Bernini projektoi burimin e Katër Lumenjve në Piazza Navona të Romës dhe sheshin e Shën Pjetrit. Ciancimino, i cili nuk ishte as artist dhe as arkitekt, autorizoi ndërtimin e 4,000 blloqe apartamentesh në Palermo, pothuajse gjysma e të cilave u ndërtuan nga kompani me lidhje të drejtpërdrejta me klanet e Cosa Nostra.

Thesi i Palermos është mbase shembulli më klasik se si mafia siciliane jo vetëm që ka vrarë dhe varfëruar, por edhe ka njollosur peizazhin përmes projekteve të ndërtimit që edhe pasi kishin marrë paratë për përfundimin e tyre, zakonisht mbeteshin të mes.

Në fund të viteve 1970, shefi mafioz Michele Greco, me nofkën “Papa”, dhe kreu i Kupolës, organi drejtues i “Cosa Nostra”, u fiksua tek Pizzo Sella, një ‘pelerinë’ e shkëlqyer në gji të Palermos. Sipas prokurorëve, Greco dha bekimin e tij për ndërtimin e 314 vilave të paligjshme në zonë. Dhe kur autoritetet filluan të hetonin skemën, tashmë ishte tepër vonë. Gjysma ishte ndërtuar dhe gjysma tjetër mbeti e papërfunduar.

Sot, Pizzo Sella, e njohur si “kodra e ç’nderimit” është një vend me skelete vilash që prishen ngadalë, disa prej të cilave u konfiskuan nga autoritetet, por nuk u rrafshuan kurrë dhe që janë bërë një grumbull mbeturinash në ajër të hapur.

Arkitektura për mafian nuk është thjesht një shfaqje e fuqisë, por edhe një biznes shumë fitimprurës për klanet, të cilat, falë korrupsionit në sektorin e punëve publike dhe firmave të ndërtimit kanë grumbulluar miliona gjatë viteve.

Në Castel Volturno, rreth 30 milje në veriperëndim të Napolit, në një peizazh me bukuri të pazakonta midis malit Dragone dhe ishullit Ischia, janë ndërtuar 24,000 godina të paligjshme, shumë pranë bregut të detit. Mijëra janë konfiskuar ose shembur dhe rrënojat e të tjerave janë shpërndarë në 17 milje plazh – si objekte arkeologjike nga një katastrofë post-apokaliptike.

Gjërat ndryshojnë kur bosët ndërtojnë shtëpitë e tyre. Vilat mafioze pasqyrojnë personalitetin e banorëve dhe karakterin e klanit që ata përfaqësojnë. Vilat e bosëve të Siçilisë dhe Kamorrës, për shembull, u krijuan për të komunikuar fuqinë nga një këndvështrim estetik – vila madhështore që i ngjajnë atyre të princërve apo dukëve të mëdhenj.

Në qytetin e Casal di Principe, territori i një prej klaneve më të fuqishme “Camorra”, i cili frymëzoi serinë kriminale “Gomorrah”, shefi Ëalter Schiavone kishte ndërtuar një vilë që ishte modeli i saktë i shtëpisë së Tony Montana, gangsterit imagjinar luajtur nga Al Pacino në filmin Scarface.

Stefano Bontate, një bos mafioz sicilian, jetonte në një vilë luksoze në Palermo dhe përgjatë bregdetit të tij provincial. Ai u qëllua me armë në 1981 me një kallashnikov, nga një prej vrasësve më të thekur të Cosa Nostra, Giuseppe “Scarpuzzedda” Greco.

Scarpuzzedda, i cili mburrej se kishte vrarë pothuajse 60 njerëz, zotëronte një vilë gati 40 metra të lartë të vendosur në një shkëmb në bregdetin e Mongerbinos. Vila, tani e konfiskuar dhe e braktisur, ka një shkallë që të çon direkt në det.

Scarpuzzedda u vra me urdhër të shefit të bosëve të klanit Corleonesi, Salvatore “Totò” Riina. Ai gjithashtu kishte disa vila, por zgjodhi të mbante një rezidencë në qendër të Corleones, ku ai lindi. Edhe këtu mesazhi ishte i qartë: bosët mund të ndërtonin kudo në botë, por ata zgjidhnin që të qëndronin në territorin e tyre.

Bosi i Camorra Gennaro Marino, me nofkën “McKay”, ra në dashuri me daçën (shtëpi me dru) tradicionale ruse. Me një pasuri të grumbulluar në trafikimin e kokainës, ai mund të kishte blerë lehtësisht një në park, por ai zgjodhi të ndërtonte një banesë në fortesën e tij, lagjen Secondigliano, një nga zonat më të degraduara në Napolit. Mes plehrave dhe gjërave të këqija, Marino ndërtoi një shtëpi ruse të rrethuar nga palma të shtrenjta libiane.

Katër minuta nga daça e Marinos, një tjetër bos i fuqishëm i Kamorrës, Cosimo Di Lauro, i njohur si “Dizenjatori Don”, kishte ndërtuat një vilë në stilin e Pompeit antik. Por jo të gjitha mafiat duan të shfaqen përmes arkitekturës. Bosët e mafies kalabreze, ‘Ndrangheta, një nga organizatat më të fuqishme kriminale në botë, kanë një tjetër filozovi.

‘Ndranghet’ a e di se një shtëpi e mirë dhe luksoze gjeneron zili, një ndjenjë që bosët kalabrezë duan ta shmangin brenda popullatës së përgjithshme. Një nga bosët më të përgjakshëm kalabrezë, Antonio Pelle , jetonte në një shtëpi që dukej si një kub gjigand çimentoj. Pelle e donte maskimin, një arsye që ‘Ndrangheta’ preferonte banesat e thjeshta nga vilat luksoze bregdetare.

Për dekada, mafia kalabreze ka planifikuar dhe ndërtuar qytete nën fshatrat e saj. Në 30 vitet e fundit, autoritetet italiane zbuluan më shumë se 400 bunkerë në Kalabri, të përshkruara nga hetuesit si “vepra të inxhinierisë superiore”.

“Në pamje të parë, shtëpitë e bosëve duken krejtësisht normale,”-thotë Majori Carmelo Aveni, një ish-komandant i Cacciatori – ose gjuetarët – një njësi elitare komando e stërvitur për të nxjerrë mafiozët nga bunkerët e tyre.

“Asgjë nuk do t’ju ​​bënte të besonit se ka tunele ose një bunker nëntokësor. Pastaj filloni të inspektoni çdo cep të shtëpisë: muret, dyshemetë, shkallët mund të fshehin një tunel. Ne madje kemi gjetur mure të lidhura me një pajisje elektrike. Thjesht shtyp një buton për të lëvizur murin. ”

Pasquale Marando, nga ‘Ndrangheta’, ndërtoi një bunker, hyrja sekrete e të cilit ishte gryka e një furrë picash. Më pak se 10 milje larg, Ernesto Fazzalari, u arratis përmes një tuneli nën lavamanin e tij të kuzhinës.

Bosët e mafies kalojnë shumë kohë në shtëpi, larg nga sytë e rivalëve të tyre dhe të autoriteteve. Në shtëpitë e tyre ata organizojnë takime, krijojnë aleanca dhe takohen me politikanë; për këtë arsye, shtëpia e mafiozit duhet të pasqyrojë një kërkesë tjetër të rëndësishme: rehati. Dizajni i brendshëm mund të jetë më pak i rëndësishëm për mafiozët kalabrezë, por është thelbësor për bosët e Kamorrës, shtëpitë e të cilëve janë të mbushura me luks të kushtueshëm.

Bosi Napolitane Pasquale Fucito, me nofkën “Martiani”, e pajisi shtëpinë e tij me luanë prej porcelani, doreza ari, doreza kristali Sëarovski dhe mbajtëse peshqirësh të mbushur me gurë të çmuar.

Kur në orët e para të 27 tetorit 1991 një zjarr i tmerrshëm shkatërroi teatrin shekullor Petruzzelli në Bari, bosi i Camorra Maurizio Prestieri dërgoi disa nga njerëzit e tij për të plaçkitur gjithçka që mund të gjenin, përfshirë tapiceritë e paçmuara të shekullit të 17-të.

Veprat e vjedhura të artit nga e gjithë Italia kishin gjetur rrugën e tyre atje. Midis pikturave, antikave të Louis XIV dhe statujave antike, hetuesit u shtangën kur gjetën një fron të fortë ari. Froni, ai doli, dikur i përkiste Francis II të dinastisë Bourbon, mbretit të fundit të Napolit.

Ashtu si peisazhi që është plagosur kaq nga marrëzitë e shëmtuara dhe shfaqjet kërcënuese të pasurisë mafioze, Galasso kishte vendosur simbolin e tij të tepruar të pushtetit në mes të dhomës së tij të madhe të jetesës. Kur ai u kthye në informator për gjyqësorin italian, shtëpia iu dorëzua autoriteteve. Pjesërisht i përdorur tani si kazermë e Guardia di Finanza, si shumica e arkitekturës po shkatërrohet ngadalë në diell.

Përshtatur në shqip nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ndertimet ne palermo palermo ndertimet ne palermo palermo


Sondazh

Bota 25 July 2021, 20:50

KROACI- Disa nga pasagjerët që fatmirësisht kanë shpëtuar mirë nga aksidenti i sotëm në Kroaci kanë përshkruar momenein e ngjarjes. Një i ri nga Kosova, tha se ...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...