"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Gjykata e Lartë pezulloi punimet, WWF: Vijojnë ndërtimet ilegale në Valbonë!
12 October 2021, 11:01Nga DOSJA
TROPOJË- Vazhdojnë punimet në parkun kombëtar të Luginës së Valbonës për ndërtikimin e dy hidrocentraleve. “World Wide Fund for Nature” shkruan se pas shumë vitesh përpjekje nga banorët e zonës, në korrik të këtij viti Gjykata e Lartë vendosi të pezullonte të gjitha punimet në hidrocentrale por vendimin nuk po e zbaton askush.
“Fatkeqësisht, nuk është surprizë që investuesi po e injoron komplet vendimin. Ashtu siç dëshmojnë edhe banorët e vendit, prej kohësh aktiviteti illegal vazhdon. Kujtojmë gjithashtu se këto projekte nuk ishin transparente që nga fillimi, pa informim për publikun apo konsultim me banorët. Për t’i përkeqësuar gjërat, ata harruan të merrnin firmat e tyre dhe penguan një procedurë e cila shërben për për mbrojtjen e parkut dhe interesin publik. Besimi i njerëzve në forcën e ligjit është në rrezik për sa kohë investitorët injorojnë vendimin e Gjykatës, sikur ky ligj të mos aplikohej aspak për ta. Është provuar mbi çdo dyshim, se projektet e hidrocentraleve shkaktojnë dëme joproporcionale me elektrecitetin që prodhojnë. Qeveria duhet të kërkojë mënyra të tjera të prodhimit të energjisë, si për shembull, energjia diellore,” thotë Rea Nepravishta.
Banorët e Valbonës kërkuan nga gjykata në vitin 2017 që të anulojë punimet e qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve, por kërkesa e tyre nuk u pranua në atë kohë, duke lejuar vazhdimin e punimeve. Projekti “Dragobia”, që përfshin ndërtimin e dy hidrocentraleve, rrugëve dytësore, linjave elektrike e tuneleve, po zhvillohet në këtë zonë prej 5 vitesh. Më 21 korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të bllokonte ndërtimin e HEC-ve në Parkun e Valbonës, që është edhe zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë.
Çfarë është WWF?
Fondi Botëror për Natyrën është një organizatë joqeveritare ndërkombëtare e themeluar në vitin 1961 që punon në fushën e ruajtjes dhe zvogëlimit të ndikimit të njeriut në mjedis. Më parë u quajt Fondi Botëror i Kafshëve të egra, i cili njihet ende si emri zyrtar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Procesi i vaksinimit te studentët po ecën me ritme të ngadalta. Pavarësisht se Rektorati i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit ka ...
DURRËS – Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu, ishte ditën e sotme në universitetin e Durrësit për të parë nga afër pro...
ITALI– Davide Pecorelli suprizon gjithmonë e më shumë me deklaratat e tij! Sot, pasi dha deklarimet e tij për prokurorët e Perugia-s, bëri me dije publiki...
TIRANË– Konferenca e Kryetarëve vendosi ditën e sotme se që nga seancës e së enjtes gazetarët do lejohen të jenë të pranishëm në lozhat e sallës së s...
FRANCË– Gjykata e Strasburgut ka vendosur për rastin e dy shqiptarëve që kanë shkuar pranë këtij institucioni për tu ankuar për procedurat gjyqësore ...
VLORË– Dalin pamjet nga zyrat e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës dhe të pronave, ku edhe mbrëmë u grabitën dokumenta të zonës së Dhërmiut, të quaj...
Sipas një studimi evropian, pacientët me COVID-19 të cilët nuk kanë simptoma të rënda, përballen me një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut, që quhet tromboz...
TIRANË– Qëllimi i konferencës është të afirmojë rëndësinë e gazetarisë si një e mirë publike dhe shtyllë e shoqërive demokratike, të nxisë bashkëpuni...