Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Radoiçiç ka pranuar se ka udhëhequr grupin e armatosur të serbëve që ka kryer sulmin në Banjskë, pranë Zveçanit, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023.
Gjykata e Lartë në Beograd nuk tregoi nëse Millan Radoiçiç e ka përmbushur detyrimin për t’u paraqitur në polici më 15 nëntor. Radio Evropa e Lirë ia drejtoi këtë pyetje edhe Policisë së Serbisë, por, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk mori përgjigje nga asnjëri institucion.
Radoiçiç, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL, për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, është nën hetime nga Prokuroria e Lartë Publike në Serbi. Që nga tetori i vitit 2023, ai është i detyruar të paraqitet në stacionin policor më 1 dhe 15 të çdo muaji, ndërsa pasaporta i është konfiskuar. Sipas deklarimeve të mëhershme të Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiç i ka respektuar këto masa. Por, më 13 nëntor, në publik qarkulluan raportime të pakonfirmuara se ai është arratisur në Rusi.
Gjykata e Lartë në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se po mbikëqyr zbatimin e masës që e detyron Radoiçiqin të paraqitet në polici dhe se, në bashkëpunim me organet kompetente, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të verifikuar respektimin e këtij detyrimi.
“Megjithatë, duke marrë parasysh fazën e procedurës, për momentin nuk jemi në gjendje të japim informacione shtesë për veprimet konkrete të organeve kompetente”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës, më 16 nëntor.
Radoiçiç ka pranuar se ka udhëhequr grupin e armatosur të serbëve që ka kryer sulmin në Banjskë, pranë Zveçanit, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023. Në sulm u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.
Në atë kohë, Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila u formua me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Pas sulmit, ai dha dorëheqje nga kjo pozitë. Kosova e konsideron sulmin akt terrorist dhe e akuzon Serbinë se qëndron pas tij - gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohon. Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë.
Tre prej tyre janë dënuar nga gjykatat e Kosovës, ndërsa të tjerët, përfshirë Radoiçiqin, janë në arrati. Radoiçiq është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara që nga viti 2021, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion.
Sanksione ndaj tij ka vendosur edhe Britania e Madhe. Ai është parë për herë të fundit në publik para zgjedhjeve në Serbi, kur ka marrë pjesë në një tubim elektoral të Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit në qytetin e Kragujevcit.
Në zgjedhjet e 25 tetorit, kjo parti pësoi humbje pas 14 vjetësh në pushtet. Edhe pse qeveria e re, që pritet të udhëhiqet nga Lista Studentore, ende nuk është formuar, policia dhe prokuroritë kanë nisur një sërë arrestimesh për vepra të ndryshme penale. Në javët pas zgjedhjeve, nga Serbia është larguar edhe Zvonko Vesellinoviq, biznesmen nga veriu i Kosovës dhe deri vonë bashkëpunëtor i Radoiçiqit.
Sipas burimeve të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat e kanë konfirmuar informacionin për Radion Evropa e Lirë, Vesellinoviq ka udhëtuar nga Sarajeva drejt Turqisë më 11 nëntor, duke përdorur pasaportën serbe. Me të ishte edhe vëllai i tij, Zharko Vesellinoviq.
Të dy ata, sikurse Radoiçiq, janë nën sanksionet amerikane, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion. Arsyet e largimit të vëllezërve Vesellinoviq nga Serbia nuk dihen, ndërsa, sipas informacioneve të deritanishme, ndaj tyre nuk ka procedura penale në këtë vend./REL
Foto ilustruse Vështirë se ka një problem politik më të ndërlikuar sesa menaxhimi i mbetjeve tejet radioaktive nga centralet b&e...
Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon FRANCË- Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon renditen mes kandidatëve kryesorë në...
Andy Burnham ANGLI- Kryeministri britanik, Andy Burnham, pritet të kritikojë ashpër marrëveshjen e Brexit-it, duke deklaruar se lar...
ushtarë izraelit (foto ilustruese) IZRAEL- Forcat izraelite kanë arrestuar gazetarin palestinez Mohammad Atiq, 34 vjeç, gjatë një o...
foto ilustruese FRANCË- Autoritetet franceze kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht shitjen dhe përdorimin e fishekz...
Ushtarë ESTONI- Estonia po ndërmerr masa për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit të shtetit edhe në rast t...
Telegram JORDANI- Jordania ka vendosur të bllokojë aplikacionin e komunikimit Telegram, në kuadër të masave për të p...
Pamje Në kryeqytetin çek, Pragë, një numër i madh njerëzish protestuan kundër planeve të qeverisë për radi...
Revolut ITALI- Një gjykatë në Milano ka vendosur njësinë evropiane të bankës digjitale Revolut nën mbikëqy...
Donald Trump dhe Xi Jinping KINË- Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillo...