LIVE UPDATES
Bota

Protestë masive në Pragë, mbi 450 mijë qytetarë në rrugë kundër planit të qeverisë për kontrollin e medias publike

Si pasojë, buxheti nominal i televizionit do të binte në nivelin e vitit 2008, ndërsa ai i radios në nivelin e vitit 2005.

16 November 2026, 12:44 Nga E.d
Protestë masive në Pragë, mbi 450 mijë qytetarë në
Pamje

Në kryeqytetin çek, Pragë, një numër i madh njerëzish protestuan kundër planeve të qeverisë për radion dhe televizionin publik. Pjesëmarrësit u mblodhën për një protestë masive në rrafshnaltën Letna. Organizatorët folën për 350.000 deri në 450.000 protestues. Policia deri tani nuk ka dhënë shifra.

Protesta drejtohet kundër planit të qeverisë së kryeministrit Andrej Babis për të hequr tarifën e transmetimit dhe për t'i financuar në të ardhmen mediat publike nga buxheti i shtetit. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës e miratuan muajin e kaluar në lexim të parë projektligjin përkatës. Ai parashikon gjithashtu një shkurtim të fondeve me 15 për qind. Si pasojë, buxheti nominal i televizionit do të binte në nivelin e vitit 2008, ndërsa ai i radios në nivelin e vitit 2005.

Çfarë parashikon projektligji?

Sipas propozimit të qeverisë, modeli i tarifës së licencës, me të cilën financohen aktualisht Televizioni Çek (CT) dhe Radioja Çeke (CRo), do të hiqej dhe transmetuesit do të financoheshin drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.

Tri partitë e koalicionit, ANO e qendrës eBabisit, SPD e ekstremit të djathtë dhe Motoristët konservatorë radikalë, elektorati i të cilëve priret të jetë më pak i pasur, këmbëngulin se tarifa e licencës është një taksë e padrejtë.

Partitë argumentojnë se sistemi i ri, i cili parashikon shkurtimin e financimit të CT-së dhe CRo-së me rreth 15% në vitin e parë, do t'i bënte këta dy transmetues më efikasë. Ato theksojnë gjithashtu se disa vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë reforma të ngjashme.

Cilat janë kundërshtimet ndaj projektligjit?

Kritikët i kanë hedhur poshtë me zemërim këto argumente. Partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare të monitorimit e akuzojnë qeverinë se po përpiqet të minojë pavarësinë e transmetuesve publikë, raportimi kritik i të cilëve prej kohësh ka irrituar veçanërisht ANO-n dhe SPD-në.

Analistët theksojnë se, ndërsa modelet në vende të tjera të BE-së përmbajnë garanci për stabilitet financiar afatgjatë dhe pavarësi editoriale, propozimi i qeverisë çeke nuk ofron asnjërën prej tyre. CT dhe CRo kanë paralajmëruar se buxheti i reduktuar i parashikuar në projektligj do të sjellë shkurtime të programeve dhe të vendeve të punës.

Kur publikimi i parë i projektligjit të propozuar u prit me protesta gjatë verës, Vaclav Stetka nga European New School of Digital Studies tha për DW se "shkurtime të tilla drastike të buxhetit përbëjnë një akt vandalizmi kulturor". Kritika ka pasur gjithashtu për kufizimin e debatit parlamentar gjatë procedurës së përshpejtuar të miratimit të projektligjit.

"Qasja konfrontuese, përpjekjet për të kufizuar debatin parlamentar dhe retorika e qeverisë ndaj gazetarëve dhe kritikëve kanë kontribuar të gjitha në reagimin e fortë të publikut", tha për DW Otto Eibl, politolog në Universitetin Masaryk në Brno, qyteti i dytë më i madh i Çekisë.

Çfarë ka ndodhur që nga përshpejtimi i projektligjit?

Reagimi ishte i menjëhershëm. Turma protestuesish qëndruan para parlamentit gjatë gjithë natës, ndërsa qeveria kaloi me ngut leximin e parë të projektligjit.

Që atëherë, në qytete të mëdha dhe të vogla në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta të shumta. Shumë prej tyre janë udhëhequr nga studentët dhe u janë bashkuar sindikatat, kishat dhe përfaqësues të institucioneve arsimore dhe kulturore. Punonjësit e CT-së dhe CRo-së shpallën grevë në fillim të nëntorit, duke çrregulluar programacionin televiziv dhe radiofonik të vendit.

Protesta e së dielës pritet ta përshkallëzojë më tej presionin. Kjo protestë u zhvillua vetëm dy ditë para përvjetorit të fillimit të Revolucionit të Kadifenjtë, i cili në vitin 1989 çoi përfundimisht në rrëzimin e komunizmit në Çekosllovakinë e atëhershme. Grupi i shoqërisë civile Million Moments for Democracy, që organizoi tubimin e së dielës, nxori sipas vlerësimeve rreth 300.000 njerëz në rrugë për të protestuar gjatë mandatit të parë të Babisit si kryeministër në vitin 2019 dhe më shumë se 200.000 në fillim të këtij viti.

Pse reagimi ka qenë kaq i fortë?

Përpjekja e papritur e qeverisë për ta kaluar me ngut propozimin pasqyron padurimin për të përmbushur një nga premtimet kryesore të bëra para zgjedhjeve të tetorit 2025, si dhe ambicien e kahershme të kryeministrit. Gjatë mandatit të tij të parë në pushtet, nga viti 2017 deri më 2021, ai nuk arriti të realizonte përpjekjen për të marrë kontrollin e këshillit drejtues të CT-së.

Vaclav Stetka vëren se sulmet e përsëritura ndaj medias publike nga qeveritë çeke, si në të kaluarën ashtu edhe sot, pasqyrojnë një kulturë të veçantë politike në shtetet postkomuniste të Evropës.

"Elita politike nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë e medias publike", tha ai.

Megjithatë, në Çeki, transmetuesit publikë kanë fituar një status të veçantë si shtylla të demokracisë.

Ky status u konsolidua gjatë asaj që u bë e njohur si "kriza e Televizionit Çek" e viteve 2000-2001, kur punonjësit pushtuan studiot e CT-së dhe protestat masive e detyruan qeverinë e atëhershme të tërhiqej nga përpjekja për të marrë kontrollin.

"Lufta për median publike është shndërruar në simbol të mbrojtjes së vlerave dhe institucioneve të demokracisë liberale", tha Eibl.

Si ka reaguar qeveria?

Ndërsa zemërimi është rritur, qeveria është përpjekur të qetësojë situatën. Babis ka deklaruar se do të hartohet një propozim i ri, sipas të cilit financimi i medias publike do të nxirrej jashtë buxhetit të shtetit dhe do të garantohej pavarësia editoriale. Propozimi më pas do t'i nënshtrohej një debati të plotë dhe të hapur.

Megjithatë, kritikët mbeten skeptikë, duke theksuar mungesën e hollësive dhe faktin se anëtarë të tjerë të qeverisë duket se janë të vendosur të vazhdojnë me kursin aktual.

Million Moments for Democracy këmbëngul se presioni duhet të vazhdojë.

"Fjalët nuk vlejnë asgjë", deklaroi grupi. "Ndërsa njerëzit ngrihen në mbrojtje të medias së pavarur, qeveria vazhdon të sillet sikur vendi t'i përkiste asaj."

Cilat janë rreziqet e mundshme për qeverinë?

Me pak shenja se kundërshtimi do të zbehet, qeveria gjendet përballë një zgjedhjeje. Ajo ka shumicën parlamentare të nevojshme për ta miratuar projektligjin dhe për të kapërcyer çdo veto të mundshme nga Senati, dhoma e lartë e parlamentit, dhe presidenti Petr Pavel. Por kjo mund të ketë një kosto politike.

Sondazhet tregojnë se mbështetja politike për qeverinë është dobësuar dhe mund të bjerë më tej, nëse protestat zgjerohen duke përfshirë edhe pakënaqësitë në rritje për koston e jetesës dhe strehimin, siç ka ndodhur së fundmi me protestat e udhëhequra nga studentët në Francë dhe vende të tjera evropiane.

"Rreziku i vërtetë për qeverinë është që çështja e medias të kthehet në katalizator të një pakënaqësie më të gjerë", tha Martin Vokalek nga Instituti EUROPEUM për Politikat Evropiane me seli në Pragë.

A mund të përshkallëzohet situata në dhunë?

Babis është i vetëdijshëm për rrezikun. Kryeministri njoftoi se nuk do të marrë pjesë në ceremonitë e 17 nëntorit për përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, të cilat kanë një rëndësi të madhe simbolike, me shpresën se mungesa e tij mund "ta qetësojë situatën e tensionuar".

Megjithatë, ka pak shqetësim se protestat në Çeki mund të shndërrohen në dhunë. Analistët theksojnë se zemërimi në Çeki mbetet i përqendruar kryesisht te propozimi për median publike dhe vazhdon të shprehet në një mënyrë të ngjashme me ngjarjet historike që kanë shënuar thellësisht historinë moderne të vendit.

"Nuk do të prisja skena si në Francë", tha Vokalek për DW, duke theksuar se "kultura çeke e protestave të mëdha, paqësore dhe qytetare", e cila i dha emrin Revolucionit të Kadifenjtë dhe "Divorcit të Kadifenjtë" me Sllovakinë në vitin 1993, vazhdon të jetë e fortë./DW

Pragë media ligj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin