Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë seancës, përfaqësuesit e nismëtarëve paraqitën argumentet e tyre, duke theksuar se ligji bie ndesh me Kushtetutën, veçanërisht për mënyrën se si përcaktohet koncepti i gjinisë.

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit Pro Familjes dhe Forumit Mysliman Shqiptar, të cilët kërkojnë shfuqizimin e ligjit për barazinë gjinore, të miratuar nga Kuvendi një vit më parë. Gjatë seancës, përfaqësuesit e nismëtarëve paraqitën argumentet e tyre, duke theksuar se ligji bie ndesh me Kushtetutën, veçanërisht për mënyrën se si përcaktohet koncepti i gjinisë.
Pastori Akil Pano kundërshtoi përfshirjen e dimensionit shoqëror në përkufizimin e gjinisë, përtej seksit biologjik. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhej me përfshirjen e këtyre çështjeve në kurrikulat shkollore dhe ndikimin që, sipas tij, mund të kenë në formimin e identitetit të fëmijëve.
“Ligji nuk e përkufizon gjininë thjesht si seks biologjik, por përfshin dimensionin e saj shoqëror. Ligji ka problem me rendin juridik aktual kushtetues, pasi kemi një shpërndarje të spektrit shpjegues të gjinisë, gjë që e bën konfuz ligjin dhe të papërcaktuar. Pra, kemi të bëjmë me një përkatësi të shumëfishtë gjinore, që përmendet në ligj mbi 25 herë. Në një nga nenet, ligji imponon ndryshimin e kurrikulave shkollore. Shqetësimi që kemi si baballarë, nëna apo gjyshër, në rastin tim, është kujdesi ndaj identitetit të fëmijëve tanë. Kush do ta pranonte idenë që t’i thuhej një djali të vogël se ndoshta ka lindur në trupin e gabuar?”, deklaroi Pano.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë dhe të Kuvendit mbrojtën ligjin, duke argumentuar se ai është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk synon të ndryshojë konceptin tradicional të gjinisë apo kategorizimet mjekësore.
“Ligji për barazinë gjinore nuk ndryshon konceptin tradicional mbi gjininë dhe nuk synon të zëvendësojë kategorizimet mjekësore. Objekti i tij është krejt tjetër. Ai synon të kuptojë pse gratë dhe burrat, ndonëse formalisht të barabartë përpara ligjit, mund të mos kenë në praktikë të njëjtat mundësi”, deklaroi përfaqësuesja e qeverisë.
Ligji për barazinë gjinore, i miratuar nga Kuvendi një vit më parë, është shoqëruar me kundërshtime nga organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, ndërsa nisma është mbështetur nga organizatat LGBT. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, pritet që Gjykata Kushtetuese të shprehet me një vendim për kërkesën e paraqitur./Dosja.al
pamjet VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një person humbi jetë...
VLORË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në autostradën Vlorë-Fier. Si pas...
TIRANË- Një prej protestuesve, i cili mori pjesë në tubimin e sotëm para Kryeministrisë deklaroi se qytetarët nuk do të...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, gjatë raportimit në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diaspor&...
TIRANË- Pavarisht kushteve të vështira të motit, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar, po...
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama. Edhe pse portes...
ELBASAN- Mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan është regjistruar një aksident i rëndë rrugor ku një kë...
ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një atentati në Certosa di Pavia, ku u qëllua me armë zjarri nga një...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar zonat që do të përballen me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ku...
DURRËS- Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i cili në maj të këtij viti aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi nj&e...