16 November 2026, 17:54
Nga E.M

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një atentati në Certosa di Pavia, ku u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Ai nuk rezulton të ketë precedent penalë, e po ashtu as miku e kolegu i tij shqiptar, që e shoqëronte në momentin e ngjarjes.
Gjatë orës 19:30 të së shtunës, dyshja sapo kishte dalë nga një lokal dhe po ktheheshin drejt shtëpive të tyre, ku familjet i prisnin për darkë. Miku i 43-vjeçarit kishte parkuar makinën e tij në zonën e Conca del Naviglio dhe do ta shoqëronte deri në shtëpi.
Pas daljes nga lokali të dy u nisën së bashku në këmbë dhe mbërritën në parking kur kaloi makina nga e cila u qëllua. Duke ngadalësuar shpejtësinë, por pa u ndalur dhe pa hyrë në parking, nga dritarja e përparme në anën e djathtë, në krahun e pasagjerit, dikush qëlloi me pistoletë.
Plumbi, i kalibrit 7.65 mm, e goditi 43-vjeçarin në anë të trupit, pranë ijëve. I plagosuri u transportua me makinë nga vetë familjarët në urgjencën e Spitalit Poliklinik San Matteo në Pavia.
Ai mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë pasi plumbi i kishte dëmtuar njërën mushkëri ndërsa 43-vjeçari u shtrua në repartin e terapisë intensive me prognozë të rezervuar dhe ende në rrezik për jetën. Sektori i Hetimit të Policisë së Drejtorisë së Policisë në Pavia ka nisur hetimet ndërkohë që po shqyrtohen edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, me synimin për të identifikuar makinën nga e cila u qëllua.
Në automjet dyshohet se ndodheshin dy persona: drejtuesi i mjetit dhe personi që qëlloi me armë. Në semaforin e rrugës shtetërore, makina dyshohet se ka marrë kthesën djathtas, në drejtim të Milanos./Dosja.al
Itali
Aktualitet
16 November 2026, 17:42
E.M
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar zonat që do të përballen me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ku...
Aktualitet
16 November 2026, 16:46
E. D
DURRËS- Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i cili në maj të këtij viti aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi nj&e...
Aktualitet
16 November 2026, 15:46
E. D
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e Elvis Shkambit dhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, të akuzuar për vrasjen ...
Aktualitet
16 November 2026, 15:37
E.M
pamjet
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë përvec dëmeve materiale të disa bizneseve kanë shkaktuar edhe prishjen e sema...
Aktualitet
16 November 2026, 14:48
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Katër persona kanë dalë para Gjykatës Penale në Bruksel, të dyshuar si pjesë e një organizate...
Aktualitet
16 November 2026, 14:35
E.d
Idajet Beqiri
TIRANA- Policia ka vendosur në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri dhe familjarët e tij, pas shpërthimit me tritol në automjet...
Aktualitet
16 November 2026, 14:13
G.M
Klodian Braho dhe Vlora Hyseni
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka folur për masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së Shërbi...
Aktualitet
16 November 2026, 13:45
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Shoferët e autobusëve, furgonëve dhe kamionëve që kryejnë transport ndërkombëtar kan&...
Aktualitet
16 November 2026, 13:17
G.M
pamje
KUKËS- Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut Kukës, duke sjellë rrezik për r&...
Aktualitet
16 November 2026, 13:15
E.d
Pamje
DURRËS- Një zjarr i madh ka rënë në një magazinë të vendosur përgjatë autostradës Durrë...