18 October 2026, 14:05
Nga E.M

GJIROKASTËR- Dy persona janë lënë në burg nga Gjykata e Gjirokastrës pas atentatit me tritol që i mori jetën 48-vjeçarit Beqir Devolli. Gjyqtari Ervin Kore në seancën e zhvilluar këtë të diel, më 18 tetor, ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e Behar Zyberit, Alias Behar Heqimaj, dhe Shpëtim Malasit, duke caktuar për të dy masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje me paramendim”, të kryer në bashkëpunim. Zyberi, 64 vjeç, nga Fieri, dhe Malasi, 42 vjeç, banues në Patos, u arrestuan më 16 tetor, pas hetimeve për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në bulevardin “18 Shtatori”, përballë Policisë së Gjirokastrës.
Në kërkim janë shpallur gjithashtu Gentjan Zhupa, 38 vjeç, nga Tepelena, dhe Kliton Omeri, alias Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, atentati dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës në vendet europiane. Hetuesit dyshojnë se katër personat kanë pasur role të ndryshme në organizimin, vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin e Devollit.
Nga shpërthimi humbi jetën 48-vjeçari, ndërsa 26-vjeçari Erigels Mela, i cili ndodhej si pasagjer në automjet, mbeti i plagosur lehtë. Lënda plasëse ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit./Dosja.al
Beqir Devollin
Aktualitet
18 October 2026, 13:56
G.M
pamje
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një trup i pajetë ë...
Aktualitet
18 October 2026, 13:54
G.M
TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar gjatë tubimit të sotem para godinës së Ministrisë së Arsimit. Mësohet se...
Aktualitet
18 October 2026, 13:51
G.M
TIRANA- Protesta e gjashtë në Tiranë nisi me këngë e valle, ndërsa shihet se është përshkallëzuar situata. Ja...
Aktualitet
18 October 2026, 13:47
E.M
TIRANË- Gjatë protestës së gjashtë të studentëve në Tiranë të vendosur tek Ministira e Arsimit protestuesit j...
Aktualitet
18 October 2026, 13:28
G.M
pamje
TIRANË- Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore jan...
Aktualitet
18 October 2026, 13:14
G.M
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka lënë të lirë protestuesit e arrestuar gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditë...
Aktualitet
18 October 2026, 13:08
G.M
TIRANË- Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një...
Aktualitet
18 October 2026, 13:05
G.M
TIRANË- Protesta në Tiranë prej gjashtë ditësh ka marrë përmasa të dhunshme. Gjatë tubimit të ditës s&eu...
Aktualitet
18 October 2026, 13:02
G.M
TIRANË- Një qytetar pjesëmarrës në protestën e gjashtë të mbajtur ditën e sotme para Ministrisë së Arsim...
Aktualitet
18 October 2026, 12:38
E.M
TIRANË-Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën Gjykatës së Lartë institucionet kanë marrë masa shtesë s...