LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Me marsin vinin arrestimet… dënimet e inxhinierit të naftës, Nuredin Skrapari

18 March 2020, 16:13 Nga DOSJA

Kishte nisur të punonte në sektorin e naftës që në moshën 18 vjeç kur përfundoi shkollën e mesme teknike përkatëse dhe pas diplomimit në fakultetin e Gjeologji-Minierave, ishte një nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve të Naftës dhe Gazit në Kuçovë dhe më pas në Fier. I ishin bërë 7 vite që punonte me përkushtim në këtë sektor fitimprurës të ekonomisë shqiptare, kur më 15 mars 1974 i vunë prangat publikisht. “Jeta ime u përmbys plotësisht”, ka shkruar më vonë për atë çast, Nuredin Skrapari, i cili ishte ende një djalë i ri, i pamartuar, që mendonte se e kishte jetën dhe karrierën përpara. E akuzuan për agjitacion dhe propagandë dhe më 11 maj të atij viti, Gjykata e Beratit i dha dënimin maksimal për këtë akuzë, 10 vite burg.

E heqin nga puset e naftës dhe e hedhin në puset e vuajtjes.

Inxhinieri dërgohet menjëherë në repartin 303 të Spaçit, ku puna e rëndë e minierës priste fuqinë e djemve të rinj si ai. Mund të kishte vetëm një arsye për ta shkëputur që aty Nuredinin, që megjithëse i përkiste një familje të mesme fshatare, në gjyq u cilësua si kulak, “me origjinë të keqe politike” dhe si të gjithë ata me të cilët u dënua, si njeri që donte “përmbysjen e pushtetit popullor dhe vendosjen e një sistemi tjetër, ashtu si në vendet borgjeze revizioniste”. Ishte ridënimi i tij.

Kur e kishte ende të freskët përvojën e arrestimit të parë, një vit pas asaj dite, më 18 mars 1975, ai arrestohet ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në Spaç. E marrin që aty dhe e çojnë në hetuesinë e Tiranës, ku do të merrej në pyetje bashkë me kolegët: Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Filip Nashi, Beqir Alija, Protoko Murati, Dhimitër Stefa dhe Jani Konomi. Ishte i pari që u arrestua nga ky grup që do të njihej si grupi i naftës. Pesë të tjerë do të arrestoheshin në të njëjtën kohë disa ditë më vonë, në 25 mars dhe Dhimitër Stefa dhe Jani Konomi, pas një muaji, në 18 prill.

“U kërkua të pranonim akuzën si sabotatorë. Isha 10 vjet më i vogël se shefat e mi. Më bënë një ofertë: Je i ri. Mendo për familjen. Nuk do të bësh më shumë se katër vjet, nëse bashkëpunon me ne”,  shkruan inxhinieri në librin e tij të botuar shumë vite më vonë, “Tragjedia e inteligjencës së naftës”. Ai nuk e pranoi akuzën që sipas premtimit, do të shpëtonte atë, por do të fundoste kolegët e tij. Vendosi më mirë të ridënohej. “Më në fund firmosa ridënimin tim. E shkretuara jetë sa e shtrenjtë paska qenë, edhe në vrimën e miut ku kisha përfunduar më dukej e dhibmsur! Isha vetëm 32 vjeç”, vazhdon ai në këtë libër ku mbron tezën e pafajësisë dhe kontributin e vyer të inxhinierëve që u dënuan me të.

Kryeinxhinieri, Koço Plaku, me guximin që u jep disa njerëzve bindja në pafajësi dhe më shumë akoma, në dënimin maksimal që i pret, në një nga seancat iu drejtua hetuesit: “Po këta të dy, Nuredin Skraparin dhe Kadri Ramën, pse i keni arrestuar? Janë djem të zgjuar dhe specialistë të zotë në fushat e zbulimit dhe kërkimit të naftës. I nxirrni këta nga burgu…” Koço Plaku, pjesë e një familjeje armike, ndaj së cilës mesa duket ishte bërë një betim shumë i fortë ndëshkimi dhe Milto Gjikopulli u dënuan me pushkatim. Të tjerët me burgime të gjata. Nuredin Skrapari u dënua me 20 vjet burg në fund të procesit që zgjati më shumë sesa një vit.

E rikthejnë në Spaç, aty ky e priste puna në minierë. Me ç’kuptohet ai ishte një element që mbahej në vëzhgim, përderisa pas disa vitesh do të ngrihej një tjetër akuzë ndaj tij. Në vitin 1979, e ridënojnë, me një grup të burgosurish, të cilët u akuzuan për krijimin e një organizate “kundërrevolucionare antisocialiste” me emrin “Revizioniste”, siç shkruan studiuesi Kastriot Dervishi në një artikull të gazetës 55, mbështetur në dokumentet e kohës. Këtë herë, arrestimi i Nuredin Skraparit nuk e priti marsin. U arrestua më 23 shkurt 1979 dhe në maj iu dha dënimi me 18 vite burg, për pjesëmarrje në organizatë kundërrevolucionare dhe agjitacion dhe propagandë. Në hetuesi, një ditë pas arrestimit, Nuredini tha: “Gjatë kohës që porsa fillova vuajtjen e dënimit, u riarrestova dhe u dënova për një krim të kryer në të njëjtën kohë me dënimin e parë. Nga kjo, pasi u ktheva në Repartin e riedukimit 303 Spaç, pasi rimora veten deri diku, fillova të shqyrtoj fajësinë time se sa fajtor isha për krijimin e kryer dhe për masën e rëndë të dënimit. Arrita në konkluzionin se unë nuk duhej të dënohesha. Kështu fillova të thosha se dënimi im si sabotator dhe i gjithë grupit të sabotatorëve nuk ishte i drejtë dhe se nuk ishte sabotuar zbulimi i vendburimeve të naftës, por qeveria jonë me goditjen e këtij grupi donte të justifikonte mossukseset në industrinë e kërkimit e nxjerrjes së naftës”. Ajo që e priste ishte vazhdimi i punës në Spaç.

Punoi atje deri në vitin 1983. Pastaj transferohet në kampin e Qafë-Barit, pranë minierës së atjeshme. Një vit më pas, në 1984-ën, kur Nuredinit i bëheshin 10 vjet që e kishin larguar nga nxjerrja e naftës dhe e kishin kthyer në skllav të nxjerrjes së bakrit, në Qafë-Bari shpërtheu revolta historike e të burgosurve. Ishte e dyta, pas revoltës së Spaçit që tronditi shtetin në vitin 1974, pikërisht në kohën kur u dënua Nuredini herën e parë. Këtë herë, ai do të vuante mbi trupin e tij dhunën që ndëshkoi revoltën.

Në emisionin “Histori me zhurmues”, të vitit 2010, Nuredin Skrapari, i ndarë nga jeta në vitin 2017, ka treguar revoltën e Qafë-Barit sipas kujtimeve të tij. “Të gjithë të burgosurit sikur morën vetëkomandë  dhe përplasën këmbët dhe tundën tokën. Dhe një pjesë hyri brenda dhe një pjesë qëndruan në vend. Ndër ta ishte Sokol Sokoli, Nue Toma, Lush Bushgjoka, etj., etj. Ne që hymë brenda ndoqëm nga dritarja ngjarjen. Ata u dorëzuan, kampi ishte i rrethuar dhe nuk kishin nga shkonin. Policët u sollën shumë egër me ta…Gjyqi i tyre u bë për një kohë shumë të shkurtër dhe morëm vesh më vonë që u pushkatuan. Dy ditë më vonë na mblodhën të gjithëve dhe erdhën me një listë dhe filloi druri. Nisën të më godisnin me bisht lopate, por kisha një peliçe të mirë dhe më mbrojti. Por dikush tha që të më godasin me bisht kazme, më gotitën dhe ndjeva dhimbje, më thyen brinjën. Filluan me grushta, me shkelma, nuk e di sa zgjati, por unë përfundova në kolaps pa tension. Unë isha më rëndë nga të gjithë dhe kërkuan që të shkoja në spital. Kështu u mbyll kjo revoltë me gjak dhe me hekur. Revolta e dytë e të burgosurve politikë”, ka thënë Nuredin Skrapari.

Pas revoltës, ai do të transferohej ca kohë në Zejmen e më pas në burgun e Burrelit, ku mbaheshin armiqtë politikë, që nuk dilnin në punë, por torturoheshin nga izolimi, uria dhe keqtrajtimi i gardianëve. Vuajti për 6 vjet dënimin në Burrel nga u transferua për pak kohë në Kosovë të Belshit, ku edhe u lirua, ndërkohë që kishte ardhur gushti i viti 1990, pas 16 vitesh, 5 muaj e 9 ditësh burg.

Sigurisht do t’i kish dhënë vendit më tepër si inxhinier nafte sesa i dha si minator në kampet e punës së detyruar, por diktatura kënaqej më shumë me dënimin e armiqve të saj sesa me zhvillimin e ekonomisë dhe “armikun” Nuredin Skrapari, arriti ta izolonte gjatë viteve të tij më të mira, deri në fund të viteve të saj.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur gjyq ne komunizem krimet e komunizimit nuredin skrapari gjyq ne komunizem krimet e komunizimit nuredin skrapari

Sondazh

Art&Argëtim 18 March 2020, 12:56

TIRANË-Vetë-izolimi për shkak të përballjes me përhapjen e koronavirusit ka prekur jetën e secilit. Dikujt i ka mbyllur punën, një tjetri i ka prekur regji...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin