LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestohet mjeku Edvin Prifti/ Burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Babai: Ka djalin autik, fle mes dy divaneve dërrasë.

13 February 2021, 10:17 Nga DOSJA
Arrestohet mjeku Edvin Prifti/ Burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha!

TIRANË- Vëmendja kryesore e seancës gjyqësore kundër gjyqtares Enkelejda Hoxha u zhvendos sot te mjeku kardiolog, Edvin Prifti. Që në nisje të seancës në GJKKO, (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), prokuroria kërkoi arrestimin e mjekut të cilin e akuzon edhe për pastrim parash. Kërkesa u pranua, dhe gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për Edvin Priftin, Enkelejda Hoxhën dhe 9 të arrestuarit e tjerë të grupit Kruja.

Masat e sigurisë: 

Enkelejda Hoxha, gjyqtare e Krujës “arrest me burg”

Aldo Tabaku, avokat- arrest me burg

Manuela Mallakuçi, sekretare- arrest me burg

Shkëlqim Korbi, Eksperti psikiatriko – ligjor- arrest me burg

Saimir Petani, i dënuari që do të lirohej- arrest me burg

Bledar Petani, Vëllai i të dënuarit- arrest me burg

Altin Skëndaj, i dënuar- arrest me burg

Gazmir Nezaj, ish-i dënuar- arrest me burg

Gentjan Nezaj, i dënuar- arrest me burg

Isuf Tanuzi, ndërmjetës- arrest me burg

Por çfarë ndodhi më herët?

Mjeku kardiolog Edvin Prifti shkoi i shoqëruar me avokatin e tij Henrik Ligori në seancë, ku mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Për çështjen e përgjimit, avokati tha se “Mjeku akuzohet për një krim që nuk provohet”, ndërsa për paratë e gjetura në zyrë dhe banesë, mbrojtja tha se “mjeku i ka përfituar 220 mijë euro nga çmimet ndërkombëtare, ndërsa pjesa tjetër është siguruar nga shitja e një prone e cila ka qenë në pronësi të bashkëshortes”. Por prokuroria nuk është bindur dhe mjeku është arrestuar.

Akuzat e familjarëve të Enkelejda Hoxhës

“Ka 19 vite ikën me këmbë në punë, fle në dy divane dërrase”, ky është rrëfimi i babait të Enkelejda Hoxhës, Belul Hoxha, jashtë dyerve të gjykatës aty ku i moshuari bashkë me mbesën, vajzën e Enkelejdës treguan një tjetër version nga ai që doli në media për arrestimin e gjyqtares së Krujës. Belul Hoxha hodhi akuza direkte mbi kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është personi i parë që i mbylli derën e Vettingut Enkelejda Hoxhës pasi la në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. “Ajo s’ka bërë asnjë nga ato që thotë kryeministri. Dëgjoni se është shumë interesante. I tha gjyqtares, ti s’ke për ta marrë kurrë Vettingun. Se ajo gjykoi drejt atë vajzën që dhunonte djali i deputetit.(referuar skandalit Xhisiela Maloku, Rexhep Rraja). Vajti shoqja e saj dhe e liroi dhe shoqja për çudi vajti në gjykatën e Lartë.”-tha Belul Hoxha, ndërsa zbuloi para mediave faktin se Hoxha ka një fëmijë autik për të cilin kujdeset e vetme, ndërsa mban edhe të atin e sëmurë me Parkinson dhe vëllain e sëmurë me kemp.

E prekur para mediave u shfaq edhe vajza e gjyqtares. Adoleshentja mohoi që e ëma të jetë e korruptuar dhe tha se ajo ka qenë e detyruar të lironte personazhet e botës së krimit nga burgu. “Mami im ka qenë e detyruar, është shumë e ndershme dhe e pastër“-tha vajza, ndërsa menjëherë pas këtij rrëfimi të të dy familjarëve të gjyqtares, SPAK pritet t’i marrë ata në pyetje si persona në dijeni.

Por si u zbulua grupi i gjykatës së Krujës?

Operacioni u finalizua tri ditë më parë, kur gjyqtarja u arrestua brenda sallës së gjyqit. Enkelejda Hoxha akuzohet se ka ngritur një skemë korruptive brenda gjykatës së Krujës ku të dënuarit liroheshin duke paguar shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro. Gjyqtarja kishte si bashkëpunëtor në këtë skemë avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërmjetësonte mes të dënuarve dhe gjyqtares, sekretaren Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjekoligjor Shkëlqim Korbi. Prej gati një viti Hoxha ishte nën hetim nga ILD, ku Inspektoriati kishte kërkuar edhe shkarkimin e saj nga detyra. Përveç Saimir Petanit, i dënuari më i fundit që pritej të lirohej nga Hoxha, më herët gjyqtarja e Krujës ka liruar edhe Endrit Doklen, Genc Pajën, Ilir Tafilin dhe Hekuran Billën. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha belul hoxha edvin prifti saimir petani arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha belul hoxha edvin prifti saimir petani

Sondazh

Aktualitet 13 February 2021, 09:26

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa