8 November 2026, 18:52
Nga E.d
Sendet e sekuestruara
ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një seri operacionesh kundër trafikut të drogës në Romë, ku kanë përfunduar në pranga shtatë persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Operacionet u shtrinë në zonat Tor Bella Monaca, Ponte di Nona dhe në stacionin hekurudhor Tiburtina. Gjatë ndërhyrjeve u sekuestruan mbi 500 doza narkotikësh, kryesisht kokainë, si dhe 37 gramë shaboo.
Sipas mediave italiane, në zonën Tor Bella Monaca dy të rinj dyshohet se kishin ngritur një skemë të shpërndarjes së kokainës, duke përdorur ballkonet e pallateve për të furnizuar klientët. Policia zbuloi 261 doza kokainë të fshehura në ashensorin e një pallati dhe 63 të tjera në një çantë. Kontrolle të tjera u kryen në Via dell'Archeologia, ku u arrestuan dy persona të moshës 53 dhe 28 vjeç, të cilëve iu gjetën dhjetëra doza kokainë.
Ndërkohë, në stacionin Tiburtina u ndalua një 29-vjeçar që kishte mbërritur me tren nga Torino. Gjatë kontrollit të bagazhit të tij u zbuluan 37 gramë shaboo në formë kristalesh. Dy arrestimet e fundit u regjistruan në Ponte di Nona, ku policia sekuestroi doza të tjera kokaine të fshehura në veshje. Operacionet u kryen në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike./Dosja.al
itali kokaine shqiptare
Aktualitet
8 November 2026, 18:42
E.M
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish pasditen e sotme para Kryeministrisë për qëndresën dhe kauzën e tyre të ...
Aktualitet
8 November 2026, 18:30
E.M
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier- Libofshë mbrëmjen e kësaj të diele, në fshatin A...
Aktualitet
8 November 2026, 17:50
Elton Qyno
Vlora Hyseni
Prokuroria e posaçme SPAK, ka hapur një hetim pasuror ndaj Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar ...
Aktualitet
8 November 2026, 17:41
E.M
Pamje
ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap në flagrancë me një sasi l&eu...
Aktualitet
8 November 2026, 17:18
Elton Qyno
Pamje
Julian Gjoshi, një 29-vjeçar nga Shijaku është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vr...
Aktualitet
8 November 2026, 17:03
E.d
Pamje nga protestat
TIRANA- Protestat që prej disa javësh kanë përfshirë kryeqytetin shqiptar kanë marrë vëmendj...
Aktualitet
8 November 2026, 16:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me kufizimet e llogarive të mediave shqiptare Dosja.al dhe News24 në rrjetet s...
Aktualitet
8 November 2026, 16:11
E.d
Pamje
VLORA- Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka pë...
Aktualitet
8 November 2026, 16:01
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Tale të Lezhës, ku nj&eum...
Aktualitet
8 November 2026, 15:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas mbylljes së faqes Dosja.al në platformën TikTok, duke ngrit...