Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Conference League vazhdon të dhurojë rezultate surprizë dhe një garë të fortë për pozicionet e para, me katër skuadra që mbajnë kreun me pikë të plota.

HOLLANDE - Ajax dhuroi spektakël në transfertën daneze, duke shkatërruar Midtjyllandin me rezultatin 6-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të fazës së ligës në Conference League. Holandezët e mbyllën pjesën e parë në barazim 1-1, por pas pushimit shpërthyen me pesë gola, duke regjistruar një nga fitoret më të thella të këtij edicioni.
Tolu Arokodare ishte protagonist kryesor me dy gola, ndërsa Owen Wijndal, Davy Klaassen, Oscar Gloukh dhe Marcos Leonardo plotësuan festivalin e golave. Një moment vendimtar për takimin ishte edhe dalja me karton të kuq e Kjell Wätjen në minutën e 43-të, pasi mori dy kartonë të verdhë. Ajax përfitoi nga epërsia numerike dhe e ktheu pjesën e dytë në një demonstrim force.
Ndryshe nga holandezët, Atalanta nuk arriti të merrte tri pikët në shtëpi. Skuadra italiane u ndal në barazimin 1-1 nga Kairat Almaty, duke shpëtuar vetëm në minutat e fundit. Kazakët kaluan në avantazh me Marc Gual në minutën e 53-të, ndërsa Nikola Krstovic vendosi baraspeshën në minutën e 82-të. Pavarësisht dominimit të vendasve, Atalanta nuk arriti të gjente golin e fitores.
Një surprizë regjistroi edhe Lincoln Red Imps, që mposhti Hajduk Split me rezultatin 1-0, falë një autogoli të Dennis Hadzikadunic në minutën e 89-të. Ndërkohë, Freiburg fitoi 1-0 në transfertën ndaj Trabzonsporit, ndërsa Thun triumfoi 3-1 kundër Hearts.
Në ndeshjet e tjera, Crvena Zvezda përmbysi Inter Escaldes me rezultatin 2-1, Mjällby mposhti Borac Banja Lukën 2-0, ndërsa KuPS-Gent dhe Aarhus-Braga u mbyllën në barazim pa gola.
Conference League vazhdon të dhurojë rezultate surprizë dhe një garë të fortë për pozicionet e para, me katër skuadra që mbajnë kreun me pikë të plota.

B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Marseille regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultatin 1-0 n&eum...
RUMANI - Egnatia ka pësuar humbjen e parë në fazën e Conference League. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin ...
ZVICER - Ndeshjet e orës 18:45 në UEFA Conference League kanë prodhuar rezultate surprizuese dhe një fitore spektakolare të Ajaxit. Sku...
ZVICER - Tetë ndeshjet e para të mbrëmjes në UEFA Europa League kanë dhuruar rezultate interesante dhe disa surpriza të mëdh...
SPANJE - Barcelona ka siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësish...
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka publikuar sot vendimet e marra për veprimet e dënueshme për jav&eum...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë nesër, e premte, në ora 12:00, listën e lojtarëve të ftuar ...
FRANCE - Dominimi i Paris Saint-Germain nuk kufizohet më vetëm në Francë. Pasi ka fituar pesë titujt e fundit në Ligue 1, skuadra...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusis&...
SHBA - Një tjetër polemikë përfshin presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Kreu i futbollit botëror akuzohet për abuzim të ...