30 October 2026, 13:23
Nga G.M
DVP Lezhë
LEZHË- Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri të ndodhur më 31 gusht 2021, në Rrugën e Kombit, në territorin e Mirditës. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me inicialet N.K, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë i ka marrë një shtetasi një shumë parash duke e kërcënuar me armë.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë 'Arrest në burg', ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ndërkohë, është identifikuar nga policia edhe një person tjetër i dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM:
"DVP Lezhë/Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë zjarri, në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të thelluara në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit N. K., si njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 31.08.2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë, ku shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash në kërcënimin e armës së zjarrit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar shtetasit N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një shtetas tjetër, i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje, po për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K., për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
30 October 2026, 12:51
G.M
Gazmend Hoxha
KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga ...
Aktualitet
30 October 2026, 12:30
G.M
pamje
TIRANË- Orjan Cishkeku, është 19-vjeçari nga Dibra që është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshoh...
Aktualitet
30 October 2026, 12:20
G.M
Qindra njerëz protestuan të hënën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda...
Aktualitet
30 October 2026, 12:07
G.M
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën ...
Aktualitet
30 October 2026, 11:24
G.M
foto ilustruese
FUSHË ARRËZ- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Fushë-A...
Aktualitet
30 October 2026, 11:26
G.M
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj u transferuar një ditë më parë nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ndër...
Aktualitet
30 October 2026, 11:22
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një person ka përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim nga ...
Aktualitet
30 October 2026, 11:06
G.M
pamje
VLORË- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritte...
Aktualitet
30 October 2026, 10:54
G.M
Dhoma e avokatisë
TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet mesditën e sotme p&eu...
Aktualitet
30 October 2026, 10:42
G.M
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar gjatë paraditës së sotme në Unazën e Madhe, ku ...