Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Grabitja e Çangut! Lihet në burg i dyshuari kryesor, bashkëpuntorët e tij në kërkim
10 November 2021, 09:16Nga DOSJA
TIRANË-Gjykata e Krujës dha ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin Sajmir Kuçi, i akuzuar për grabitjen dhe dhunën ndaj biznesmenit Nazmi Çangu në Krujë.
Seanca u zhvillua në orën 9:00 me prokuror Olgert Rumnicin dhe gjyqtare Alma Kolgjokën, kryetare e gjykatës. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Sajmir Kuçit dhe mori parasysh kërkesën e prokurorit, duke i caktuar Kuçit masën e sigurisë “arrest me burg”.
Dyshohet se Kuçi se bashku me 6 persona të tjerë dyshohen si grabitës të biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushëkrujës më datë 24 tetor 2021. Në banesën e Saimir Kuçit, janë gjetur bllokues valësh dhe drogë. Por po ashtu, urdhërndalimi është lëshuar edhe për të afërmin e tij me dy mbiemra, Artan Kurti (Lleshi). Po gjithashtu i njëjti person njohet edhe si Artan Prenga. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge.
Si ndodhi grabitja ndaj Çangut?
Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur mbi 120 mijë euro para të future në kasafortë dhe më pas janë larguar duke lënë plot prova në vendin e ngjarjes. Çangu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt, mirëpo është zbuluar se biznesmeni merrej me fajde, e cila mund të jetë pista kryesore e hetimit.
GREQI– Një episod jo i mirë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp, të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe homologut të tij holandez, Mark R...
TIRANË– Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ka nisur me batuta mes socialistëve. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka bërë apelin e kryebashkiakëve...
DURRËS– Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë.Pjerin Mhilli dhe Klajdi Llozhi (...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shkarkuar nga detyra mjeken e qendrës shëndetësore të fshatit Gradish...
BERAT– Nxënësit në gjimnazin“Bab Dud Karbunara” në Berat, do të duhet ti nënshtrohen tamponit përpara se të futen në mësim. Ky vendim është marrë për shka...