"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Falsifikonin dokumentet/ Arrestohet Klodian Troci, kishte 60 mijë euro në shtëpi
17 October 2021, 17:37Nga DOSJA
VLORË– Disa orë pasi ishte shpallur në kërkim, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Ai dyshohet se është pjesë e skemës së falsifikimit të një sërë dokumentesh të pronësisë në Dhërmi e Himarë. Historia me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi vijon prej disa vitesh por duket se grabitja e dokumenteve nga Bardhyl Gjika ka sjellë aksionin e Policisë dhe drejtësisë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodjan Troci, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi.
Njoftimi i Prokurorisë:
“1.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T.rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro.
Gjatë kontrollit sot në shtëpinë e Trocit, Policia gjeti edhe një shumë parash prej 60 mijë eurosh, ndërkohë që raportohet se kanë gjetur dhe dokumente të rëndësishme.
Pasi u largua nga posti i kreut të Kadastrës së Vlorës, Troci punoi për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës dhe më pas dha dorëheqjen. Më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika. Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë inskenoi një grabitje në zyrën e tij.
E gjitha për grabitjen e pronave në Dhërmi. Ditën e grabitjes ai doli për kamerat duke kërkuar hetim për grabitjen, ndërkohë që ishte vetë ai “truri” pas grabitjes. Bashkë me të u prangosën Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. Të gjithë kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve.
Për Besmirën nuk ka avokat më të mirë sesa babai edhe atëherë kur ai nuk zotëron diplomën e juristit. Kur atë e larguan nga puna, i ati Ramazan Doci, me profesi...
KOSOVË– Sulmohet një pikë doganore në Jarinë. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites, ndërsa fillimisht ësh...
KUKËS– Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Kukës, ku është arrestuar një person, ndësa është shpallur në kërkim një tjetër dhe ...
PEQIN- Alban Semaku është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbin! Anëtari i bandës së Lushnjes, mik i ngushtë me Aldo Baren, është gjetur pa shenja jet...
GREQI– Ne jemi marrë vazhdimisht me Shqipërinë, shqiptarët dhe historinë e tyre. Por ka një periudhë, nga mesi i shekullit të 19-të deri në fillim të shek...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. (OSHEE) ka njoftuar punime në nënstacionin e Selitës. Në një postim të bërë në faqen zy...