Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Tensione të forta mes lojtarëve të Real Madridit dhe Valencias në pushimin e ndeshjes. Pamjet filmike pretendohet se tregojnë mbrojtësin gjerman duke goditur një prej personave të sigurisë, ndërsa gjyqtari nuk e përmendi incidentin në raportin zyrtar.
SPANJE - Një përplasje e ashpër ka ndodhur në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes në stadiumin Mestalla, menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit. Situata doli jashtë kontrollit dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat.
Gjithçka nisi nga protestat e drejtorit sportiv të Valencias, Braulio Vázquez, i cili iu drejtua me tone të ashpra arbitrit anësor, duke kundërshtuar një vendim të gjyqtarit. Në atë moment, në zonë mbërritën edhe disa futbollistë të Real Madridit. Jude Bellingham dyshohet se kapi nga kostumi drejtuesin e klubit spanjoll, duke tentuar ta largonte nga gjyqtari.
Ky veprim shkaktoi një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Tre punonjës të sigurisë ndërhynë për të ndarë palët, por situata u tensionua edhe më shumë. Sipas pamjeve filmike që disponon Valencia, Antonio Rüdiger shihet duke goditur me grusht në fytyrë një prej rojeve të sigurisë, ndërsa ky i fundit po përpiqej të ndante lojtarët. Ndërkohë, Konaté dëgjohet duke kërkuar vazhdimisht qetësi.
Personeli i sigurisë pretendon se është sulmuar nga mbrojtësi gjerman dhe ka informuar arbitrin për incidentin. Megjithatë, episodi nuk është përfshirë në raportin zyrtar të ndeshjes, çka ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e Valencias.
Në dokumentin e tij, gjyqtari përmend vetëm sjelljen e Braulio Vázquez, duke theksuar se drejtori sportiv protestoi vazhdimisht dhe me tone të larta ndaj arbitrit anësor. Sipas raportit, situata u bë aq e tensionuar sa ndërhyri edhe Policia Kombëtare, e cila identifikoi drejtuesin e Valencias dhe e largoi nga zona.
Klubi spanjoll disponon pamjet e incidentit dhe kërkon shpjegime për faktin që përplasja mes lojtarëve dhe dyshimet për goditjen ndaj rojës së sigurisë nuk janë pasqyruar në raportin e gjyqtarit.
B.T (Dosja.al)
PORTUGALI - Paulo Fonseca e ka nisur me fitore aventurën e tij të re te Sporting Lisbona. Vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga ...
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon marshimin në Ligue 1. Pavarësisht mungesave të disa lojtarëve kryesorë, kampionët e Franc&eu...
SPANJE - Real Madridi ka regjistruar një fitore drithëruese dhe të padiskutueshme në transfertën e vështirë të “Me...
ITALI - Roma po konfirmon se këtë sezon ka ambicie të mëdha në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka vijuar serin&eum...
ANGLI - Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira të historisë së tij. Për herë të parë...
BRAZIL - Britaniku i McLaren siguron pole position në Interlagos pas një seance të vështirë, ndërsa Russell dhe Leclerc humbasin p...
ANGLI - Liam Delap realizon një dopietë spektakolare, ndërsa City pëson një humbje të papritur dhe mbetet gjashtë pikë l...
SHKODER - Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin minimal 1-0 në p...
LAC - Pas triumfit ndaj Teutës në Durrës, të kuqtë vazhdojnë serinë pozitive në Superiore, duke siguruar tri pikë t...
TIRANE - Tirana triumfon 1-0 ndaj Teutës falë një goli të Dacit në minutën e 87-të. Bardheblutë shpërdoruan një...