LIVE UPDATES
Aktualitet

Habit studentja shqiptare: Koronavirusi ma bëri më të fortë lidhjen me Kinën. Do të kthehem… (VD)

22 February 2020, 16:07 Nga DOSJA
Habit studentja shqiptare: Koronavirusi ma bëri më të fortë

TIRANË- Wuhani për studenten shqiptare Silva Doçi e cila po bënte atje doktoraturën për marrëdhënie ndërkombëtare, ishte kthyer në një shtëpi të dytë. Të jetuarit në këtë provincë të Kinës, do të ndërpritej papritur nga koronavirusi vdekjeprurës.

Që prej një jave Silva, është kthyer në Tiranë. Në një rrëfim ekskluzivisht, për gazetarin e Topchannel Muhamed Veliu, fillimisht ajo tregon përballjen e parë me këtë ngjarje.

Muhamed Veliu: Silva kur ju për herë të parë e morët vesh se në qytetin e Wuhan ku ti studioje, ishte qendra e Koranavirusit cila ishte ndjesia e parë, çfarë mendove?

Silva Doçi: Kur unë e mora vesh që ekzistonte një Koronavirus, flasim për datën 20 Janar pasi më parë ishte një virus I panjohur që ndodhej diku në një zonë të Wuhanit . Kisha frika. U mundova të bëj përgatitjet e duhura por nuk dija se çfarë të përgatisja. Isha në ankth. Iu drejtova mësuesve, personave përgjegjës në universitet edhe shoqërisë time. Frika vazhdoi pasi mua më zuri një grip I stikës dhe gjatë të gjithë kohës ndiqja lajmet online për këtë virus të ri. Mundohesha të qetësoja veten por nuk ndodhi ashtu siç doja pasi edhe familja ime e mori vesh dhe frika u shtua edhe më shumë.

Muhamed Veliu: Kur e morët vendimin që ishte nevoja për ta lënë Kinën?

Silva Doçi: Rreth datës 23 Janar. Kishin kaluar dy ditë pasi virusi u bë I njohur edhe jashtë Kinës. Familja ime filloi të më shtyjë që unë të largohem. Në atë kohë kishte filluar edhe rrethimi Wuhanit, pra mbyllja. Në fillim nuk doja, por duke parë shqetësimin e familjes dhe lëvizjet që po bëheshin në Wuhan për ta mbyllur qytetin, pasi ishte sezon pushimi dhe unë kisha ndërprerje nga shkolla. Çështja e Koronavirusit dhe e imja u bë e njohur në median shqiptare përmes prononcimit që dhashë për Tochannel kur unë bëra një lidhje përmes Skype me edicionin e lajmeve, pak për të shpjeguar gjendjen time dhe pak për të atë çfarë dija unë për Wuhanin. Këto ishin hapat e parë përfshi kontaktin me ambasadën që ishte procesi që pasoi më tutje.

Muhamed Veliu: A vijoni të jeni në kontakt me miqtë tuaj në Wuhan?

Silva Doçi: Po, jam çdo ditë jo vetëm me studentët e tjerë që ne jetojmë çdo ditë në konviktin e universitetit por edhe me shoqërinë time. I pyes çdo ditë se si janë dhe nëse kanë ndonjë të prekur nga të afërmit, si vazhdon jeta. Por jo shumë gjatë.

Muhamed Veliu: Çfarë të kanë thënë ata?

Silva Doçi: Ata mundohen të jenë të qetë. Thonë që jemi mirë dhe kjo për ata ka rëndësi për momentin. Situata është e atillë që për ata shëndeti është parësor dhe më i rëndësishmi.

Muhamed Veliu: Si u bë I mundur evakuimi juaj përmes një avioni, ushtarak turk nga Wuhani në një spital të Ankarasë?

Silva Doçi: Për evakuimin e të huajve me sa di unë shtetet e para ishin Amerika dhe Franca që u interesuan dhe bënë lëvizjet e para. Ky ishte moment kur kuptova se ka një mundësi. Në kontakt me ambasadën shqiptare ne arsyetuam që do të duhej një shtet tjetër për të na ndihmuar. Jo vetëm për mua por edhe për qytetarët e vendeve të vogla pasi duhej një avion special për të ardhur e marrë personat në Wuhan. Lëvizjet e tjera janë bërë nga ambasada shqiptare në Pekin dhe qeveria shqiptare. Për fatin im të mirë u desh që të ishte Turqia që do të merrte shtetasit turq nga Wuhani që ishin rreth 40. Ata u shprehën dashamirës ndaj nesh dhe falë mundit të qeverisë shqiptare u bëra pjesë e grupit të të evakuuarve me një avion ushtarak.

Muhamed Veliu: Si ishin për ty dy javët e qëndrimit në karantinë në spitalin e Ankarasë?

Silva Doçi: Do të thoja më të qeta se në Wuhan pasi I kisha marrë edhe rezultatet e para të vizitave në Wuhan, ndjehesha me e qetë pasi nuk isha prekur nga Koronavirusi. Shëndeti im po përmirësohej krahas anës shpirtërore dhe psikologjike. Isha e mbyllur. Karantina është një proces ku ti je e mbyllur brënda një dhome. Por brenda kësaj dhome çdo gjë ishte në vendin e duhur ishte e përkryer. Kujdesi nga mjekët nga stafi jo mjekësor. Do të thoja jo që nuk kam asnjë ankesë por jam shumë e kënaqur. Ata kishin gjithmonë një buzëqeshje një dashamirësi me gjithë barrierën e gjuhës. Mjatonte që ata të më thonin “tamam tamam” dhe jemi në rregull. Prisja të kthehesha në Shqipëri. Numëroja ditët. Me gjithë rehatinë aty mëndjen e kisha në Shqipëri.

Muhamed Veliu: Po bëhet një javë që jeni kthyer në Shqipëri. A ka patur ndaj jush ndonjë lloj stigmatizimi duke u parë me syrin e frikës nga njerëzit që mund të thotë obobo kjo ka ardhur nga epiqendra e Koronavirusit. Si kanë qenë këto ditë të rikthimit të atdhe?

Silva Doçi: Të them të drejtën këto ditë i kam kaluar vetëm me familjen. Të afërmit e tjerë kanë ardhur për të më vizituar dhe janë ndjerë shumë të afërt me mua siç do herë kur kthehem nga Kina. Ata duan që unë të ndjehem mirë. E kanë hequr frikën. Familja mendon vetëm për shëndetin e personit dhe jot ë tjerat. Shoqëria imë më ka thënë sapo të jesh mirë dhe të qetësohesh të presim e të takohemi si gjithmonë. Por unë të them të drejtën e di se me kë do të takohem, pjesa e parë e interesimit do të jetë Koronavirusi, gjendjen në Wuhan dhe nëse do të kthehem sërish apo jo. Pastaj për mua si person.

Muhamed Veliu: Por a do të ktheheni përsëri në Wuhan si do të vijojë mardhënia e Silvës me Kikën?

Silva Doçi: Unë do të kthehem. Do të kthehem më patjetër. Kam shkollën që e kam lënë përgjysmë atje. Kam shumë shoqëri dhe miqësi. Fakti që ndodhi një Koronavirus nuk do të thotë që unë do të ndahem nga ai qytet ose nga ai shtet ku kam jetuar prej 11 vitesh. Kjo thjesht është një fatkeqësi që I ndodhi njerëzve atje. Unë isha pjesë e tyre dhe e ndjeva akoma më shumë. Korona virusi më ka bërë që ta ndjej më të fortë lidhjen me Wuhanin, me universitetin dhe të gjithë njerëzit. Do të kthehem me patjetër.

Marrë nga: Top-Channel

(a.s/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korona virusi silva doci studentja shqiptare ne kine whan korona virusi silva doci studentja shqiptare ne kine whan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin