LIVE UPDATES
Bota

Holanda, një narko-shtet në zemër të Europës, nga kartelet shqiptare te bandat e reja marokene

23 September 2021, 14:52 Nga DOSJA
Holanda, një narko-shtet në zemër të Europës, nga

Nga Emanuel Pietrobon

Roterdami ashtu si Antverpi, është porta nga hyn kokaina në tregun evropian të drogës, ashtu si Amsterdami dhe Brukseli, janë kryeqytetet joformale të krimit të organizuar transnacional, dhe ndërkohë Holanda ashtu si Belgjika, është narko-shtet i ardhshëm në zemër të Kontinentit të Vjetër.

Kokainizimi i shoqërisë evropiane, nga e cila kjo e fundit po bëhet gjithnjë e më shumë e ndërvarur, ka një ndikim të madh në trafikun ndërkombëtar të kësaj lloj droge, duke e rishkruar “gjeografinë e krimit”.

Në kushtet kur zona dikur të sigurta si Costa del Sol në Barcelonë, janë bërë sot epiqendra e luftërave midis bandave rivale, dhe zona të tjera si Marseja kanë përjetuar fenomene të ngjashme me ato të Botës së Tretë,qytetet portuale holandezesi Roterdami dhe Antverpi, janë shndërruar në portën hyrëse të kokainës në Evropë.

Pasojat më shkatërruese të kokainizimit të Evropës, po prekin në veçanti zonën belgo-holandeze. Pasi në sfondin e depërtimit të mafieve në portet gjeostrategjike të Roterdamit dhe Antverpit, narko-eurot vihen në qarkullim në ekonomitë e tyre, duke i “ndotur” dhe korruptuar ato në nivele kritike, aq sa tani në rrugët e Amsterdamit dhe Brukselit po përleshen me njëri-tjetrin me armë zjarri hegjemonët e rinj të krimit të organizuar transnacional:narko-banditët e Ballkanit dhe Saharasë.

Roterdami si Medelini në Kolumbi

Raportet e fundit mbi rrugët e reja të trafikut të drogës nga EUROPOL dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit nuk përdorin aspak fjalë diplomatike:Hamburgu, Antverpi dhe Roterdam, janë “epiqendrat” e trafikut të kokainës që lidh të dyja brigjet e Atlantikut.
Dhe pikërisht në Roterdam – portin me fluksin më të madh në Evropë; i ndjekur nga Antverpi dhe Hamburgu-u krye mbrëmjen midis 16-17 shtatorit një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në historinë e Holandës.

Autoritetet holandeze, ndaluan një kontejner që vinte nga Surinami, dhe kishte si destinacion përfundimtar Poloninë, brenda së cilës ishin fshehur pak më shumë se 4 ton kokainë, me një vlerë tregu prej rreth 300 milionë eurosh.

Rëndësia e kësaj ngjarjeje, mund të kuptohet vetëm duke iu referuar madhësisë së sasisë së drogës së kapur ndaj trafikantëve. Një sasi e ngjashme nuk ishte kapur që nga viti 2005, kur u sekuestrua një dërgesë prej 4.6 ton kokainë. Ja cilat janë shifrat dhe faktet e kokainizimit të Holandës:

48 ton kokainë të kapur në portet dhe aeroportet holandeze vetëm gjatë vitit 2020

34 ton kokainë e kapur në vitin 2019, ose rreth ¼ më pak sesa sasia e kapur vitin e ardhshëm

Një nga laboratorët më të mëdhenj të rafinimit të kokainës i zbuluar ndonjëherë në Evropë, si dhe më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Holandë, u zbulua dhe shkatërrua në Nijeven në korrikun e vitit të kaluar. Operacioni çoi në arrestimin e 17 personave, zbulimin e dhjetëra mijëra litrave substanca që përdoren për përpunimin e drogës, dhe në sekuestrimin e 1 kuintali kokainë bazë. Laboratori ishte i aftë të përpunonte 150-200 kilogramë kokainë në ditë.

Është shumë shqetësues bashkëpunimi midis punonjësve të portit të Roterdamit dhe karteleve të drogës. Sikurse e konfirmon Piter Tops i Akademisë së Policisë Holandeze, kohët e fundit 28 nga 30 punonjësit e një kompanie dhanë dorëheqjen, pasi u njoftua fillimi i kontrolleve mbi cilësinë e punës së tyre.

Holandezët renditen në 10 kombet e para në trafikun e kokainës. Kjo renditje buron nga numri i arrestimeve të kryera në Bashkimin Evropian midis viteve 2018-2020. Holandezët zënë vendin e tetë -me 51 individë të burgosur dhe janë evropianët e vetëm (në union) në këtë renditje. Të tjerët janë shqiptarë, që spikatin me 266 të arrestuar, të parakaluar nga trafikantët me kombësi nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës.

Një narko-shtet?

Hetimet nga policitë kombëtare dhe mbi–kombëtare bien dakord në një pikë:Holanda dhe Belgjika janë dy portat hyrëse të kokainës për tregun evropian të drogës. Droga është me origjinë nga Amerika Latine, sidomos nga Brazili dhe Kolumbia, dhe trafikimi i saj po kryhet gjithnjë e më pak nga organizatat kriminale tradicionale -si italianet Ndrangheta dhe Camorra -dhe po kontrollohet gjithnjë e më shumë nga grupime kriminale në rritje, që janë të etura për para, dhe që i shkrepin me lehtësi armët.

Kartelet shqiptare dhe marokene të drogës, janë më pak objekt i presionit gjyqësor sesa rivalët e tyre italianë. Nëse në Belgjikë tregu i drogës, është praktikisht i monopolizuar nga trafikantët e ardhur nga Tirana -që besohet të jenë kontrollorët de fakto të portit të Antverpit – në Holandë skena dominohet nga ushtarët dhe kumbarët turko-marokenë të krimit të organizuar, të cilët media dhe hetuesit i quajnë zakonisht “Mocro Mafia”.

Një krim i organizuar shumë i egër, dhuna e të cilit e shokoi publikun dhe hetuesit holandezë, pasi i ngjan shumë asaj të Cosa Nostra-s në Italinë e viteve 1980:sulme, përplasje dhe vrasje të gazetarëve dhe ligjvënësve, siç është rasti i avokatit Derk Viersum, i vrarë më 18 shtator 2019.

Mund të mos jetë aspak një rastësi, që kapja e një sasie shumë të madhe të kokainës në portin e Roterdamit, të ketë ndodhur pikërisht tani. Autoritetet dhe qeveria duhej t’i dërgonin një mesazh të fortë opinionin publik, ende të tronditur nga vrasja e Peter de Vries, gazetarit investigativ më të njohur në vend, që për vite me radhë ishte në listën e zezë të kreut të bosëve të “Mocro Mafia”, Ridouan Taghi.

Ndaj sekuestrimi policor i 16 shtatorit është shumë i rëndësishëm, pasi i shkaktoi një dëm të madh aktivitetit ilegal të “Mocro Mafia”. Por lufta për çrrënjosjen e këtij problemi nuk ka mbaruar.
Sepse nuk mund të mjaftojë vetëm një sekuestrim për të ndryshuar realitetin, për të ndalur vrasjet apo prishur unitetin e fortë midis trafikantëve të drogës, kompanive portuale dhe sistemit bankar, i përshkruar në shkrimin e fundit investigativ me titull “Nederland, Drugsland”, që ka nxitur një numër analistësh në rritje, 60 për qind të opinionit publik, dhe madje edhe sindikatën më të rëndësishme të policisë holandeze, të flasin për Holandën si një narko-shtet në zemër të Evropës.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emanuel pietrobon kartelet shqiptare te droges ridouan taghi trafiku i droges ne holande emanuel pietrobon kartelet shqiptare te droges ridouan taghi trafiku i droges ne holande

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa