LIVE UPDATES
Politike

Holanda: Nuk kemi thënë “Jo”. Për negociatat me Shqipërinë do të shohim a janë plotësuar kushtet

12 May 2021, 20:41 Nga DOSJA
Holanda: Nuk kemi thënë “Jo”. Për negociatat me

Nga Xhuliana Toci – Shtatë vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria është një hap larg hapjes së kapitujve të integrimit. Komisioni Europian është i vendosur për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në muajin qershor dhe është duke punuar për miratimin e kuadrit negociues. Në një vizitë në Tiranë, komisioneri i zgjerimit Oliver Varheliy deklaroi se ekzistonte mundësia që BE të vazhdonte negociatat përpara vetëm me Shqipërinë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut punon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

Mbajta e konferencës së parë me Shqipërinë do të vinte në fakt një vit pas dritës jeshile për negociatat nga Këshilli i BE-së dhe do të kërkonte edhe njëherë miratimin e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë edhe një ndër shtetet me qëndrimin me skeptik ndaj vendin tonë, Holandës.

Por çfarë qëndrimi do të mbajë Holanda dhe a do të kërkojë sërish shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë edhe këtë herë?

Në një përgjigje zyrtare për GazetaSi.al, ambasada holandeze në Tiranë thotë se Amsterdami zyrtare nuk ka marrë ende një vendim për negociatat me Shqipërinë dhe se po pret raportin e Komisionit Europian mbi progresin dhe plotësimin e kushteve nga Shqipëria.

“Një vendim për mbajtjen ose jo të konferencës së parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, sapo të bien dakord për kuadrin negociues”, thotë përfaqësia e shtetit holandez në Tiranë për GazetaSi.al.

Duke komentuar raportet që qarkullojnë në qarqet diplomatike se Holanda ka dalë kundër mbajtjes së kësaj konferencë me vendin tonë, ambasada holandeze i hedh poshtë, duke theksuar se vendimi do të merret nga parlamenti holandez.

Ajo thekson megjithatë, se për mbajtjen e kësaj konference e cila do të bëjë të mundur hapjen de facto të kapitujve, Shqipëria do të duhet të ketë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Këshillit Europain në marsit të vitit 2020.

“Holanda do të presë një raport të përditësuar nga Komisioni Europian mbi përparimin e bërë nga Shqipëria për kushtet e vendosura nga Këshilli. Pasi të jetë marrë ky përditësim, qeveria do ta studiojë atë dhe do t’i dërgojë një vlerësim parlamentit holandez”, thekson ambasada holandeze për GazetaSi.al.

Holanda ka kërkuar disa herë shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke i mëshuar fatit që vendi ynë të bëjë më shumë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Edhe pse ka deklaruar vazhdimisht se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformave, qeveria e kryeministrit Mark Rute ka theksuar gjatë vitit të kaluar se ky progres nuk i është i mjaftueshëm dhe se Holanda nuk është e bindur se Shqipëria është ende gati.

Megjithatë, duke komentuar qëndrimin e Holandës, Kryeministri Edi Rama tha në një bisedë me gazetarët në fillim të vitit se qëndrimi refuzues i Holandës lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Por si paraqitet skena politike në Holandë pas zgjedhjeve të marsit?

Qeveria e kryeministrit Mark Rute forcoi edhe më shumë pozicionin pas zgjedhjeve të 17 marsi. Partia e tij e qendrës së djathtë, Për Liri dhe Demokrac mori më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara, duke i dhënë Rutte mandatin për të drejtuar qeverinë për herë të katërt.

Me këtë fitore, Rutte gjithashtu pritet të bëhet një nga lojtarët kryesorë në Bashkimin Europian. Pas ikjes së kancelares gjermane Angela Merkel, ai do të jetë kryeministri më jetëgjatë në Europën Perëndimore dhe i dyti në BE, pas kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban. Mediat perëndimore shkruajnë se së shpejti Rute do të marrë përsipër një pjesë më të madhe të barrës së mbrojtjes së vlerave europiane.

I pyetur për qëndrimin e tij për zgjerimin e BE-së, Rute ka deklaruar vazhdimisht se Holanda nuk është kundër anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, por ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së kushteve. “Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet të kujdesemi t’i respektojmë rregullat dhe i gjithë procesi të jetë i rreptë dhe i ndershëm. Ky është pozicioni ynë”, do të deklaronte Rute në vitin 2019, në një interviste për median malazeze “Pobjeda”.

Çfarë kushtesh i janë vënë Shqipërisë?

Për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare (KPN) Shqipëria duhet të bindë vendet anëtare se ka bërë progres të mjaftueshëm mbi kushtet e vendosura nga Këshilli në muajin mars.

Këshilli Europian kërkon nga Shqipëria që para hapjes së kapitujve të plotësohen tre kushte kryesore: Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE, ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë pas marrjes së opinionit nga Komisioni i Venecias dhe rezultatet e para në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nga organet e reja të drejtësisë. Kriteret e vendosura duket se përmbledhin kushtet e vëna në tavolinë nga Holanda, Greqia dhe Franca për të mos vënë veton për negociatat.
“Mbetet prioritet që Shqipëria duhet t’i kundërvihet fenomenit të kërkesave të pabazuara për azil dhe të sigurojë riatdhesimin”, theksonte Këshilli në vendimin e tij, duke kushtëzuar nisjen formale të bisedimeve të anëtarësimit.

Më tej KE vendoste një liste të gjatë kushtesh që duhet të plotësojë vendi ynë, duke filluar me dënimin e shitblerjes së votave, censusi i popullsisë, ligji për minoritetet dhe duke përfunduar me vendimi përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

“Përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën elektorale në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën e rëndësishme ndërkombëtare, që përfshin opinionet e Komisionit të Venecias dhe të përfundojë krijimin e strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit”, theksonte vendimi i 2020-ës.

“Kuadri i negociatave duhet të miratohet nga Këshilli dhe duket të pasqyrojë faktin që Shqipëria i ka zbatuar me sukses pesë prioritete, të tilla si: nisjen e procedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të Vettingut për sjellje kriminale, nisjen e procedurave ndaj personave të akuzuar për blerje të votës, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve, progres të dukshëm në reformën e administratës publike, zbatimin e reformës së ligjit elektoral, si dhe vendimin përfundimtar rreth ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, po ashtu sikurse edhe përparim të mëtejshëm në zbatimin e mbetur të legjislacionit të vitit 2017 lidhur me kuadrin ligjore në mbrojtje të pakicave kombëtare, miratimin e ligjit për censusin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe përparim në procesin e regjistrimit të pronave”, thuhej në dokument.

Por çfarë mendon Holanda për plotësimin e këtyre kushteve?

Sinjali i fundit erdhi në tetor të vitit të kaluar, kur ministri i Jashtëm holandez, Steff Blok tha se Tirana i ka të qarta kushtet e vendosura nga Holanda që në muajin mars. “Po, ne ramë dakord që të hapen negociatat si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, por në atë kohë ne bëmë një dallim të qartë mes dy vendeve. Në rastin e Shqipërisë kemi bërë kërkesa konkrete për një sërë kushtesh që duhen plotësuar para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare”, deklaroi Blok në një raport dërguar parlamentit holandez.

Në raportin e tetorit theksohej se qeveria holandeze është e bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë në të njëjtin hap sa i takon plotësimit të kushteve “Nuk është pa arsye qëndrimi ynë që vendosëm një kriter specifik për Shqipërinë. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për perspektivën europiane të Shqipërisë, por procesi varet thelbësisht nga progresi i Shqipërisë. Që të jem i qartë, është një proces i bazuar plotësisht tek merita e secilit vend”, theksonte Blok.

Sipas tij, para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marrë nga Gazeta SI.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be oliver varheliy integrimi i shqiperise ne be oliver varheliy

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin