LIVE UPDATES
Bota

“I duhet një qeveri, po presim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, Palmer: SHBA-të nuk i mbajnë anën askujt

27 May 2020, 18:58 Nga DOSJA
“I duhet një qeveri, po presim për vendimin e Gjykatës

SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, njëherësh i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia do t’u rikthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Gjatë një debati mbi Angazhimin Strategjik të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, Egje dhe në Turqi gjatë pandemisë së koronavirusit, të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, ai tha se normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për të hapur rrugën evropiane për të dyja vendet. Por, tha ai, ende ka shumë punë për të bërë.

“Kosovës i duhet një qeveri. Ne po presim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që do t’i hapte rrugën zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë. Dua të nënvizoj se Shtetet e Bashkuara nuk duan të ndikojnë procesin në asnjë mënyrë, nuk duam të zgjedhim qeverinë e re të Kosovës, nuk kemi favorit, nuk mbajmë anë. Ajo çfarë duam të shohim është një proces që është i mbështetur në Kushtetutën e Kosovës dhe kuadrin ligjor të Kosovës, që prodhon një qeveri që është përfaqësuese dhe ka fuqi të angazhohet në procesin e bisedimeve”, tha ai.

Zoti Palmer nuk deshi të flasë për afatet dhe lidhjen e mundshme të zgjidhjes së kësaj çështjeje me zgjedhjet presidenciale amerikane, por theksoi se “po përpiqemi të ndihmojmë palët që të gjejnë një zgjidhje”.

Bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe. Tashmë këto tarifa janë hequr dhe zëvendësuar me masa të reciprocitetit nga ana e qeverisë së Kosovës, një hap që nuk është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Në fillim të muajit mars Korporata “Sfidat e Mijëvjeçarit”, pezulloi programet për Kosovën ndërsa theksoi se rifillimi i tyre do të varet nga qëndrimi i qeverisë së Kosovës për tarifat ndaj mallrave serbe.

“Me sa di unë Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit po pret demonstrim nga autoritetet e Kosovës që janë të interesuara për të ndjekur një hapje më të gjerë ekonomike që siguron mundësi më të mira për zhvillim ekonomik dhe vende pune. Ajo që duam të shohim është jo vetëm pezullimi i tarifave por edhe heqjen e masave reciproke. Shpresoj se do të shohim përparim në këto çështje dhe Korporata do të rikthehet me programet e saj”, tha zoti Plamer.

Shtetet e Bashkuara ndanë 20 milionë dollarë për Ballkani në kohë pandemie

Duke folur për situatën rreth pandemisë së COVID-19, zoti Palmer vlerësoi, siç tha, frymën bashkëpunuese, duke veçuar mënyrën se si “Serbia dhe Kosova lanë anash dallimet politike dhe punuan së bashku për ofrimin e ndihmës përtej kufijve për të lehtësuar lëvizjen e personelit mjekësor e pajisjeve dhe furnizimeve humanitare, përfshirë ushqimet”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë investuar miliarda dollarë për të nxitur qeverisjen e mirë, transparencën, llogaridhënien, sundimin e ligjit dhe ky është themeli mbi të cilin qeveritë në rajon ishin në gjendje të përgjigjen në mënyrë të efektshme kundrejt koronavirusit.

“Vetëm për të përballur krizën me COVD-19 Shtetet e Bashkuara kanë ndarë rreth 20 milionë dollarë si ndihmë e drejtpërdrejtë për vendet e Ballkanit”, tha ai.

Por,tha zoti Palmer, në rajon ka ende sfida dhe tensione, ndërsa “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë në partneritet me vendet e rajonit dhe me partneret dhe aleatët tanë evropian për të mbështetur zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në familjen e kombeve evropiane”.

Ai tha se partneriteti transatlantik është shumë me rëndësi për t’u përballur me çështje sfiduese.

“Në Ballkan e kemi parë posaçërisht përgjatë viteve se kur Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja punojnë ngushtë në partneritet dhe frymë bashkëpunuese, mund të bëjmë gjëra shumë të mira”, tha zoti Palmer.

Zoti Palmer vlerësoi me rëndësi historike vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se procesi i integrimit të rajonit do të jetë një proces i gjatë.

“Mendoj se kemi investuar kohë dhe përpjekje për të mbështetur integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëpërmjet mekanizmave ekzistues sic është CEFTA por edhe nismave të reja siç është ajo për mini Shengenin që është nismë rajonale”, tha ai.

Perëndimi përballë Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Zoti Palmer tha se Rusia dhe Kina kanë dëshmuar se “janë të paturpshme” në fushën e dezinformimit, posaçërisht Rusia e cila sipas tij ka pasur njëfarë suksesi përgjatë viteve duke “ngritur tensionet, mosbesimin, duke ngritur mure aty ku njerëzit duhet të ndërtojnë ura. Ky ishte një shqetësim për një kohë dhe mendoj se pandemia e COVID-19 i ka shtuar shqetësimet”. Megjithatë, ai tha se është inkurajuese që vendet e rajonit janë të ndërgjegjshme për këtë sfidë dhe janë të interesuar të rrisin mundësitë për t’iu kundërvënë. Zoti Palmer ngriti edhe çështjen e cilësisë së ndihmës së ofruar nga Rusia dhe Kina në rajon, një pjesë e së cilës tha ai, madje nuk është as ndihmë por tregti.

“E kuptojmë vlerën e diplomacisë publike të avionëve me flamuj në bisht, që aterrojnë në fazat e hershme të krizës dhe shkarkojnë pako. Nganjëherë nuk ka rëndësi se cfarë ka në ato pako. Ka rëndësi demonstrimi i dukshëm i mbështetjes dhe për të krijuar argumentin se përgjigja nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, nuk ishte e shpejtë sa duhet”, tha ai duke nënvizuar se ajo që është ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar për këto vende lë nën hije çdo gjë që Moska apo Pekini kanë ofruar. Zoti Palmer tha se Pekini që nga fillimi nuk pati qëndrim të drejtë. “Ata nuk ishin të vullnetshëm të ndajnë ato që dinë me pjesën tjetër të botës rreth sëmundjes, çfarë po ndodhë në Kinë. Ata fshehën dhe nuk deshën të jenë transparent rreth natyrës së kësaj sfide dhe të gjithë ne po paguajnë çmim për këtë”.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota matthew palmerin qeveria ne kosove matthew palmerin qeveria ne kosove

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë