Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
I kapën mesazhet me “Darën” e Krujës/ Si vajti natën në Prokurori Kejvina Kthella, 10 orë në hetuesi, ja për çfarë
8 November 2019, 07:38Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e djeshme, një tjetër personazh i njohur u ‘përfshi’ në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.
Burime për Dosja.al bënë me dije se në Polici për të dëshmuar ishte marrë edhe modelja Kejvina Kthella, e cila kishte pasur komunikime me të dyshuarin kryesor Redjan Rrajën.
Gazetari Spartak Koka i ftuar në “Opinion” ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku edhe ka treguar se Kejvina është marrë në pyetje lidhur me atentatin.
“Vajza e showbizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit redjan Raja”, tha gazetari.
Po si u ‘përfshi’ Kejvina Kthella, vajza e botës së ndritshme të moderimit dhe modelingut, në një atentat që i mori jetën një të riu?
Modelja dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në prokurori ditën e djeshme dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh.
Gjithashtu burime nga grupi hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.
Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka patur komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Mat- Prej gati 2 javësh dhjetëra banorë të disa fshatrave të zonës së Matit, kanë ngritur një çadër dhe kanë bllokuar rrugën e hapur rishtazi nga një kom...
Itali-Alvin Berisha 11-vjeçari, i cili kishte ngelur në kampin Al-Hol ka mbërritur në Itali, ku është takuar me babain e tij dhe motrat. Alvin ka flutur...
Tiranë- Një fenomen jo i zakonte po ndodh në Hipotekën e Vlorës, ku asnjë nga drejtorët e emëruar nuk ka qëndruar gjatë në detyrë. Shkak për këtë janë bërë konf...
Tiranë- Gazetari Aldi Kozaria ka reaguar së fundmi ndaj ndotjes së ajrit që është prezente në qytetin e Elbasanit. Ai ka theksuar çdo natë, ajri rëndohet...
Tiranë- Në emisionin “Opinion” këtë të enjte janë transmetuar dy materiale audio që tregojnë se si është kryer operacioni për lirimin e 11-vjeçari Alvin ...
Tiranë- Për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja Policia është prej ditësh në aksion për kapjen e autorëve. Nga ky atentat humbi jetën shoferi i prokurorit An...
TIRANË– Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se personi i radhës që do të vihet në pranga në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojës është kundërshtari i betuar ...
TIRANË– Analisti Arjan Vasjari bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, teksa komentoi atentatin nd...
TIRANË– Avokati i Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si “Rrumi” ka reaguar për herë të parë gjashtë ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja....