LIVE UPDATES
Ekonomi

‘I telefonova financieres, ajo u acarua dhe më shau “maloke”’/ Efektet e COVID-19: Dhjetëra denoncime për pag

26 July 2020, 13:19 Nga DOSJA
‘I telefonova financieres, ajo u acarua dhe më shau

Përherë e më shumë në kryeqytet, lokalet po boshatisen. Por jo nga masat anti-Covid. Atyre po u vendoset kyçi dhe në muret e tyre njoftimet njoftojnë: Jepet me qira. “Nuk e përballoj dot, sot bëra vetëm 2 mijë lekë xhiro. Së shpejti do ta lëshoj”, thotë Alberti, i cili administron një lokal lagjeje pak përpara se të dalësh në kryqëzimin e Bërrylit.

Por përpara se të mbërrish në lokalin e tij, sapo lë godinën e ish-ministrisë së Shëndetësisë, dy lokale të tjerë janë mbyllur dhe ofrojnë dhënien me qira. Që prej pandemisë së Covid-19, shumë qytetarë po blejnë përmes dyqaneve-taksi ekspres kafeje, shitja e të cilave ofrohet në lagje nga distributorët. Por diçka e tillë, veç masave, ka prekur të ardhurat nga baret.

Jo vetëm lokalet

Por efektet e para të Covid-19 lidhen me largimet nga puna. Pronarët e bizneseve të vogla rezultojnë në pamundësi për t’i mbajtur punonjësit ndaj dhe po reduktojnë stafin. Një burim policor i gazetës “Si” pohoi se ky trend po vërehet përmes dhjetëra denoncimeve që qytetarët po depozitojnë jo vetëm për pagën e luftës, por së fundmi edhe për largim të padrejtë nga puna.

“Qytetarët janë të dëshpëruar, ata e dinë mjaft mirë që largimi nga puna nuk është një kazus për të angazhuar uniformat blu, por sidoqoftë ne i regjistrojmë denoncimet”, deklaroi në anonimitet burimi zyrtar i gazetës “Si”. Por cilave rasteve u referohet policia?

Denoncimi: Më hoqën nga puna, dua djersën time

Në policinë e Tiranës, një grua e moshës 46-vjeçare u ankua për punëdhënësen, e cila administron një lokal. Gruaja me inicialet T.S. punonte si pastruese. “Kam mbi një vit e gjysëm që punoja aty, më hoqën nga puna menjëherë sapo kërkova pagën e luftës. U ankova tek Inspektoriati i Punës dhe më telefonoi menaxheri më tha se do më kalonin pagën e luftës dhe një pagë për lejen e zakonshme. Pastaj më thanë që m’i kishin kaluar në bankë, por aty nuk kishte gjë. Kur i telefonova financieres ajo u acarua dhe më shau “maloke”. I shkova në zyrë dhe më përzunë nga zyra”, tregon gruaja e cila pretendon se ende nuk e ka gjetur të drejtën e saj. E thirrur nga policia, financierja pretendon se ish-pastruesja e sulmoi menjëherë sapo i kishte thënë që për pagën e luftës kishte bërë aplikimin pranë Drejtorisë së Tatimeve por që ende nuk i kishin kthyer përgjigjje. “Më goditi dhe ndërhyri bashkëshorti im që e nxorri jashtë”, thotë gruaja tjetër, megjithëse ky përshkrim hidhet poshtë nga ish-punonjësja. Ajo i thotë policisë “nuk isha e qetë, kjo është ajo që ndodhi, sepse më lanë pa punë, nuk më dhanë rrogë dhe fëmijët e mi presin prej meje”. Policia e referoi çëshjen për dëmtime të tjera me dashje.

Punoja në fast-food, pronari tha “do shpërndaj vetë ushqime”

Arbër Q. është 23 vjec. Ai u punësua në fillim të janarit në një fast-food dhe punonte si shpërndarës i produkteve në banesa të ndryshme. Paguhej çdo muaj 43 mijë lekë. “Në datën 27 prill pronari A.Z. më pushoi nga puna. Fillimisht më tha që do shpërndante vetë ushqimet që porositeshin, pastaj më kërkoi që të shpërndaja me makinën e tij dhe punëtorët e tjerë. Nuk pranova”, denoncon 23-vjeçari. I riu deklaron se ish-pronari veç largimit nga puna, i detyrohet tre muaj pagë. Pronari nga ana e tij shpjegon: “E pushova se nuk është korrekt, pagat që i detyrohem do t’ia likuidoj sapo të kem mundësi”.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin