LIVE UPDATES
Aktualitet

Shemben 30 objekte në Astir, banorët: Nuk jemi lajmëruar! Balliu: PD-ja do u përgjigjet cent më cent qytetarëve

5 March 2020, 06:20 Nga DOSJA
Shemben 30 objekte në Astir, banorët: Nuk jemi lajmëruar! Balliu:

TIRANË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, për shembjen e  30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë. Policia ka bllokuar një nga akset rrugore në këtë zonë, duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

Ndërkohë banorët e zonës kundërshtojnë shembjen e godinave. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për shembjen e tyre. Banorët shprehen që nëse banesat e tyre do të shemben ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga shteti. “Nuk na kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë vendim. Vetëm kur erdhi policia na thanë të dilnim nga banesat. Do të bëjmë luftë aq sa të mundemi, nuk do t’i lejojmë”, është shprehur një prej banorëve. Ndërsa një tjetër ka deklaruar se shteti po iu shkatërron jetën, pasi po iu prish shtëpinë që kanë ndërtuar.

Në mbështetje të banorëve ndodhet edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është shprehur se kontrata e Partisë Demokratike me banorët e Unazës së Re, vijon të jetë e vlefshme dhe nuk do t’i hiqet asnjë gërmë. Ish-deputeti shtoi gjithashtu se qeveria ka nisur punimet e këtij loti pa mbaruar hetimet, dhe se kjo gjë tregon se ata punojnë si mafia.

“Cent për cent me çmimin e tregut dhe të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi. Partia Demorkatike nuk i fshihet kësaj kontrate. Këtë prishje të sotme kanë ardhur dhe e kanë bërë pa asnjë letër. Dhe prandaj është bërë kaos me trafikun, sepse këta punojnë si mafia dhe kanë armiq qytetarët shqiptarë. Po sëmurin fëmijët nëpër shkolla dhe po bëjnë shqiptarët të vrasin veten nëpër burgje se nuk kanë paguar drita. Banorët e Unazës së Re kishin dy mundësi. Njëra prej tyre ishte të vriteshin me këta policë. Qytetarët nuk e kanë me policët por me kryebashkiakun Veliaj dhe me kryeministrin Rama. Nuk është e pranueshme që këta banorë të përgjaken me policinë në mënyrë që të fusë lekët në xhep Rama dhe Veliaj. 20 mln euro 1 km nuk rezulton në asnjë vend të botës. Më thoni një emër të arrestuar për vjedhjet që janë bërë për këto shtatë vote në Shqipëri. Vetëm qytetarët janë burgjeve sepse nuk kanë paguar dot dritat. Misioni i qeverisë është që të ndërtojë kulla mbi gjakun e Shqipërisë. Këtë tender të lotit dy e ka marrë Salillari, por ky ka qenë në hetim dhe ende pa përfunduar hetimet nuk mund të ndërtohet. Ndërkohë ndërtimet vijojnë sepse këtu ka mafia. Partia Demokratike do u përgjigjet cent më cent sepse është e drejta e tyre dhe u takon me ligj. Nuk po u bëjmë asnjë nder, por thjesht po respektojmë ligjin. Nuk do të harrohet asnjë lot i derdhur nga nënat e këtij vendi, asnjë fëmijë i marrë zvarrë dhe asnjë përplasje me këtë polici të inkriminuar që deri dje na mbillte kanabis,“- tha Balliu.

Një nga banorët e zonës së Astirit, ku sot nisi aksioni për shembjen e 30 banesave të tjera është shprehur nuk do të shkulet nga Zona e Unazës së Re. I nervozuar, përpara kamerave, banori tha se nuk i del shpirti pa e parë Ramën përpara drejtësië, teksa shtoi edhe pjesën e Kaninit. Banori tha se Artan Lame, të cilin e quajti kufomë, kur të përmendë Sali Berishën duhet të shikojë veten sepse nuk është as sa çorapi i Berishës. Banori akuzoi edhe ambasadorët që vijnë në Shqipëri dhe tha se ata marrin gratë dhe vajzat e i çojnë nëpër hotele. Prej më shumë se një viti banorët e Astirit kundërshtojnë projektin “Unaza e Madhe”, pasi sipas tyre është korruptiv dhe u prek banesat. Shumë protestues janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale dhe kushdo që shkel ligjin hyn në burg. Vetë IKMT-ja është distancuar nga të gjitha ankesat e banorëve teksa shprehet se vendimi për shembjen e këtyre banesave është marrë që në vitin 2018 dhe pak minuta para se të nsite aksioni, qytetarët kanë marrë dokumentin përkatës. 

J.V/f.m/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt zbarkon në astir nis shembja e 30 objekteve në astir unaza e madhe ikmt zbarkon në astir nis shembja e 30 objekteve në astir unaza e madhe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin