LIVE UPDATES
Politike

“Obama i Balkanit”/ Il Giornale shkruan për vendin tonë, Shqipëria e Ramës përtej solidaritetit: Skandale, marrëdhën

3 April 2020, 15:57 Nga DOSJA
“Obama i Balkanit”/ Il Giornale shkruan për vendin

TIRANË–  Në disa raste, dërgimi i ndihmës shoqërohet me qëllime politike dhe mbi të gjitha gjestet e solidaritetit (të cilat padyshim ne i vlerësojmë në një moment të vështirë për kombin tonë), nuk duhet të na bëjnë të harrojmë përgjegjësitë dhe sjelljen e liderëve ose qeverive në kombet e tyre. Ky është rasti i qeverisë kineze, ku me ndihmat që i dërgoi Italisë, ka përgjegjësi në fazën e parë të përhapjes së kontakteve të virusit dhe sigurisht nuk mund të merret si një model i demokracisë italiane, por edhe nga qeveria e udhëhequr nga Edi Rama në Shqipëri.

Tridhjetë mjekë mbërritën në Itali disa ditë më parë nga Shqipëria, një gjest i rëndësishëm solidariteti, të cilit ne i jemi mirënjohës popullit shqiptar, por që është bërë një mjet i jashtëzakonshëm propagandistik për kryeministrin Edi Rama. Miliona italianë ndanë në mirëbesim videon e Ramës në të cilën ai njoftoi dërgimin e mjekëve në shtetin italian. Mënyra e qeverisjes shqiptare që është në fuqi, është forma e Republikës Parlamentare, që do të thotë se, si në vendin tonë, ekziston një Kryeministër dhe një President i Republikës.

Është befasuese se pothuajse askush në Itali nuk e ka përmendur ose falenderuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, megjithatë vetë Meta është shprehur: Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do të japin mbështetjen e tyre në rajonin më të prekur nga pandemia në Itali. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do të forcojnë më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Pak njerëz e dinë që në Shqipëri ka një përplasje mes Presidentit të Republikës Meta dhe Kryeministrit Rama, ne folëm në lidhje me të, me një intervistë të realizuar me Metën gjatë kësaj vere nga “Il Giornale” në të cilën Presidenti shqiptar shpjegoi parregullsinë e zgjedhjeve që u zhvilluan në qershor pa miratimin e tij, duke i bërë kështu antikushtetues: Në të 61 bashkitë e vendit ku u zhvilluan votime fitoi Partia Socialiste, pasi mungonte opozita njësoj si në kohën e regjimit komunist.

Prandaj sot Partia Socialiste kontrollon 100 % të pushtetit vendor. Zgjedhjet janë cilësuar si të parregullta edhe nga misioni i vëzhguesve të OSBE/ODHIR dhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për shkak të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të vetëm një partie.

Problemet demokratike nuk janë aspekti i vetëm që prek qeverinë e Ramës, sipas Sali Berishës, ish-Presidentit dhe ish-Kryeministri i vendit: Shqipëria është bërë një lloj diktature e bazuar në trafikun e drogës, një narko-shtet i vërtetë.

Një akuzë që shpjegon në detaje: Nomenklatura e Partisë Socialiste administron dhe qeveris e vetme vendin, dhe në vend që të mbikëqyrë shkeljet e ligjit, nuk bën asgjë për këtë. Çdo vit në Shqipëri krijohet një fond prej miliarda dollarësh për të ricikluar dhe pastruar paratë e drogës, edhe falë një bashkëpunimi të ngushtë me bandat e drogës në Amerikën e Jugut. Janë tonelata drogë që eksportohen drejt Italisë dhe Europës.  Një narko-shtet nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen dhe lidhjet me politikën.

Berisha nuk është i vetmi që denoncon lidhjet mes qeverisë Rama dhe trafikut të drogës, sipas Fatos Lubonjës, një nga intelektualët kryesorë shqiptarë dhe një ish-i burgosur politik për 17 vjet gjatë regjimit komunist thotë: Ka një trekëndësh pushteti midis botës politike, ekonomike dhe trafikut të drogës. Në Shqipëri mungojnë sistemet imune tipike të demokracisë, pushteti është në duart e bandave, ekziston një ekonomi e paqëndrueshme dhe nuk ka perspektivë për të ardhmen.

Gazetari Basir Çollaku, drejtor i lajmeve për Shijak TV, një televizion privat shqiptar tregon për organizimin dhe rolin e narko-shtetit në Shqipëri:  Këtu funksionojnë dhjetëra klane që ato veprojnë në një mënyrë të ngjashme me krimin e organizuar në Itali.

Duhet shumë guxim për të denoncuar publikisht logjikën dhe dinamikën e sistemit shqiptar, nuk është e thjeshtë ushtrosh punën e një gazetari investigativ pa iu nënshtruar presionit dhe hakmarrjes, Çollaku në fakt na tregon se ai ka pasur raste të ndryshme kur është shantazhaur në momentin kur ai ka raportuar tek autoritetet përkatëse.

Ndërsa Petrit Vasili, ish-Ministri i Shëndetësisë nga 2009 deri në 2012 me qeverinë Berisha, dhe Ministri i Drejtësisë nga janari deri në maj 2017 në qeverinë Rama, thotë se mes problemeve të ekzekutivit është dhe menaxhimi i sistemit të drejtësisë:  Qeveria Rama ka kryer një sërë shkeljesh të papranueshme me reformën në drejtësi, një nga këto çështje është dhe ajo e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.  Zgjedhja e tij u zhvillua vetëm me votat e mazhorancës socialiste të cilat ishin 69 në vend të 84 të kërkuarve dhe, pavarësisht se ishte kundër kushtetutës, Bashkimi Evropian pranoi votimin. Për sa kohë që nuk ka prokuror të përgjithshëm, një figurë shumë të fuqishme në sistemin juridik shqiptar.

Ndërkohë Gjyqësori është çështja më e mprehtë sot në Shqipëri, sepse ekziston një çështje me emërime njerëzish afër qeverisë që parandalojnë ndarjen tradicionale të pushteteve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë që drejtohet nga Gent Ibrahimi, kunati i Kryetares së Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, Mimi Kodheli, ish-Ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Ramas, ndërkohë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit drejtohet nga Naureda Llagami, një person i lidhur ngushtë me figura të rëndësishme të Partisë Socialiste. Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, ish-ministre e qeverisë Rama, është zgjedhur Inspektor i Lartë i Drejtësisë, një emërim që është në kundërshtim me kriteret kushtetuese.

Nuk lihet pa përmendur edhe roli që ka luajtur Ardian Dvorani, kryetar i bordit për emërimet e drejtësisë i cili vendos listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, ku i vetmi problem është se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është pezulluar për 3 vjet.

Sot Partia Socialiste kontrollon të katër fuqitë të cilat duhet të përfaqësojnë shtyllat e një demokracie: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore dhe ka arritur të kontrollojë shumicën e pushtetit të katërt (media) edhe përmes disa ligjeve kundër kushtetutës.

Gjithë kjo ngjarje ndodh në një moment shumë delikat për Shqipërinë me fillimin e negociatave për hyrjen në Bashkimin Evropian ashtu siç ka shkruar komentatori i ri dhe i vlefshëm shqiptar Nikola Kedhi në një artikull të fundit duke shpjeguar përkatësinë e kombit ballkanik Kultura perëndimore dhe evropiane, një arsye më shumë për të promovuar hyrjen e saj në Bashkimin Evropian, pa lënë në harresë edhe mos trasparencën e qeverisë Rama.

Rama duket se interesohet më shumë për formën sesa për përmbajtjen, është i shkëlqyer në komunikim, iniciativat e tij propagandistike nuk janë shpalosur për herë të parë, sepse duket sikur ka krijuar “Republikën Shqiptare të Atleteve”, pasi i pëlqen shumë të veshë atlete sportive në çdo takim. Ai aspiron të jetë një Obama i Ballkanit, por pas axhendës së tij politike liberale dhe si një nxitës për një shoqëri të hapur, por pa trasparencë përveç ndihmës që iu dërgua Italisë për të cilën jemi mirënjohës, nuk mundet dhe nuk duhet heshtur.

Burimi: ilgiornale

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama il giornale per ramen edi rama il giornale per ramen

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin